Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Të ndryshme»Shëtitjet e shkurtra mund t’i luftojnë efektet negative të qëndrimit të ulur gjatë gjithë ditës
    Të ndryshme

    Shëtitjet e shkurtra mund t’i luftojnë efektet negative të qëndrimit të ulur gjatë gjithë ditës

    Dija OnlineBy Dija Online18-02-201702 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Shumica e vendeve të punës janë mjedise ku duhet qëndruar ulur, dhe shumica e njerëzve i kalojnë ditët e tyre duke i përdorur kompjuterët, ose të ulur pranë tavolinave, gjë që studiuesit thonë se është e keqe për shëndetin.

    Derisa disa studime të mëparshme e kanë theksuar këtë, hulumtuesit në Universitetin e Missourit kanë zbuluar në një studim të vogël se ecja për vetëm 10 minuta pas periudhave të gjata të qëndrimit ulur mund t’i luftojë efektet negative në sistemin e enëve të gjakut.

    “Është lehtë për të gjithë ne që të konsumohemi nga puna dhe ta humbasim ndjenjën e kohës, duke ia nënshtruar veten periudhave të gjata të pasivitetit,” tha dr. Jaume Padilla, profesor asistent i të ushqyerit dhe fiziologjisë së ushtrimeve në shkollën e mjekësisë në Universitetin e Missourit, në një njoftim për shtyp.

    “Megjithatë, studimi ynë ka gjetur se kur qëndroni ulur për gjashtë orë radhazi, ose pjesën më të madhe të një dite pune tetorëshe, qarkullimi i gjakut në këmbët tuaja do të zvogëlohet në masë të madhe.”

    Hulumtuesit kanë punuar me 11 meshkuj të shëndetshëm, duke e matur funksionin e tyre vaskular para dhe pas një periudhe të zgjatur të qëndrimit ulur. Ata zbuluan se pas 6 orëve të qëndrimit të vazhdueshëm në pozitë të ulur, qarkullimi i gjakut në popliteal, një arterie në pjesën e poshtme të këmbës, ishte reduktuar ndjeshëm.

    Pasi që zbuluan që qarkullimi i gjakut ishte reduktuar në pjesën e ulët të këmbëve të meshkujve, hulumtuesit kërkuan prej secilit prej tyre që të ecin për 10 minuta. Ecja me ritëm të vetë-caktuar e riktheu qarkullimin e dëmtuar vaskular të gjakut dhe e përmirësoi qarkullimin e gjakut.

    Studiuesit e pranojnë që ndryshimi i një jetese themelore moderne të të qëndruarit ulur nuk mund të jetë e mundur, prandaj planifikojnë të zhvillojnë studime të mëtejshme më të mëdha për të eksploruar nëse periudha të shkurtra të ecjes mund t’i ndryshojnë efektet e gjithë atyre qëndrimeve në pozitë të ulur, transmeton Koha.

    “Studimet kanë treguar se qëndrimi i reduktuar në pozitë të ulur mund të çojë në shëndet më të mirë metabolik dhe kardiovaskular”, tha Padilla.

    “Megjithatë, nevojiten më shumë hulumtime për të përcaktuar nëse periudhat e përsëritura të funksionit të reduktuar vaskular me qëndrime të zgjatura në pozitë të ulur çojnë në komplikime afatgjata të përsëritura vaskulare.”

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleGjumi i Kajlules (para apo pas drekes):
    Next Article Trump shkarkon 46 prokurorë të emëruar nga Obama
    Dija Online

    Related Posts

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    18-05-2026

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    23-02-2026

    A po ndjeni mërzi në adhurimet tuaja?

    21-02-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.