Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Të ndryshme»Receta të sugjeruara nga mjekët popullorë
    Të ndryshme

    Receta të sugjeruara nga mjekët popullorë

    Dija OnlineBy Dija Online03-10-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Sëmundjet dhe problemet me shëndetin mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por mjekët nga mjekësia bimore theksojnë se parandalimi i tyre është mënyra më e sigurtë për një jetë të shëndetshme.

    Megjithatë, gjatë jetës prekemi nga probleme dhe sëmundje të lehta për të cilat mund të kujdesemi edhe në kushtet e shtëpisë me anën e barnave. Recetat popullore ju ndihmojnë për të lehtësuar gjendjen tuaj aktuale e disa prej tyre çojnë deri në shërim. Ju sjellim disa kura popullore të sugjeruara nga mjekët popullorë në vend, dhe më gjerë.

    1. Hithra për pastrimin e gjakut

    Në mjekësinë bimore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore. Ajo përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A, C, K, si dhe serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme.

    Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut. Mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.

    2. Farat e lulediellit, ibuprofen natyror dhe antidepresantë

    Farat e lulediellit thuhet se kanë veti më të fortë se ilaçi i njohur me emrin “Ibuprofen”. Ato përmbajnë sasi të mëdha të kalciumit dhe magnezit, vitaminës B, A, D, E, acide yndyrore që janë të dobishme për lëkurën dhe flokët. Ato përmbajnë vitaminë B6 dhe acidit folik, duke ndihmuar gjatë momenteve të çrregullimeve nervore dhe luhatjeve të humorit. Pra farat e lulediellit janë një antidepresant i shkëlqyer.

    3. Çaj xhenxhefili kundër kollës dhe ftohjes

    Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni. Kur jeni me grip apo keni kollë vitmaina C është shumë e domosdoshme. Po ashtu edhe elementët e tjera që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar.

    Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten—ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pudër, mjalt dhe lëng limoni që i shtohet në fund. Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë.

    4. Pija e kombinimit të një molle jeshile, 1 karotë dhe panxhari.

    Pija u prezantua për herë të parë nga herbalistët për trajtimin e kancerit të mushkrive. Por aktualisht ka fituar shumë famë në mbarë botën për vetitë magjike tek shëndeti ynë.

    Kjo pije përgatitet fare lehtë, mjafton të keni një mollë jeshile, një karotë dhe panxhar. Pasi i keni larë dhe grirë mirë të gjitha i fusni në një shtrydhëse frutash për të përftuar lëngun. Konsumojeni menjëherë. Për një rezultat dhe shije më të mirë shtoni pak limon dhe pak mjalt. Kurrsesi nuk duhet t’i shtoni sheqer.

    Kjo pije që përbëhet nga fuqia e dy perimeve dhe një fruti ka antioksidantë që të shpëtojnë shëndetin. Mollët përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B6, C, E dhe K, folate, niacinë, zink, bakër, magnez, kalium, fosfor, hekur, kalcium etj. Karotat përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B3, B6, C, E and K, folate, niacinë dhe acid pantothenic.

    Po ashtu përmban mineralet si kalium, kalcium, fosfor, magnez. Një nga komponentët më të rëndësishëm tek karota është betakaroteni.

    Dhe pa harruar panxharin i cili është një perime e pasur me vitaminë A, C, B-complex, kalium, hekur, magnez dhe bakër. Ai gjithashtu përmban substanca që luftojnë plakjen.

    Me efektin e kombinuar të tyre ju përftoni të gjithë elementët ushqyes që ju duhen për shëndetin. Ja disa dobi të jashtëzakonshme që bën kjo pije:

    •Kjo pije është shpresë e re për pacientët që vuajnë me kancer. Në fakt, disa vite më parë herbalistët ia rekomanduan këtë pije një pacienti që vuante nga kanceri i mushkërive. Duke e konsumuar këtë pije çdo ditë për 3 muaj pacienti u shërua nga sëmundja që i kërcënonte jetën. Nuk është vetëm efektive për sëmundjen e kancerit të mushkërive, por kontribuon në kurën e çdo lloj kanceri dhe ndikon në zvogëlimin e rritjes së qelizave të kancerit.

    Pija është shumë efektive në ruajtjen e shëndetit të organeve si veshkat, mëlçia dhe pankreasi. Gjithashtu, ajo forcon edhe organe si zemra dhe mushkëritë.

    Për një rezultat më të mirë konsumojeni këtë pije me stomak bosh, pra esëll, në mëngjes. Një orë më pas konsumoni mëngjesin si zakonisht.

    Këtë pije mund ta konsumoni dy herë në ditë, një në mëngjes dhe një gotë para orës 5 të mbrëmjes

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleShqipëri, qeveria rrit akcizën e duhanit
    Next Article Borxhi i jashtëm i Kosovës, 1.65 miliard euro
    Dija Online

    Related Posts

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    18-05-2026

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    23-02-2026

    A po ndjeni mërzi në adhurimet tuaja?

    21-02-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.