• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava
  • Bashkësia Islame e Kosovës fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet
  • Abbas: Roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Fetva»Pse nuk lejohet të bëjmë marrëdhënie intime pa u martuar?

Pse nuk lejohet të bëjmë marrëdhënie intime pa u martuar?

0
By Dija Online on 02-12-2017 Fetva

Pyetja:

Pse nuk lejohet të bëjmë marrëdhënie intime pa u martuar?

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ndoshta, në pamje të parë, kjo pyetje mund të kuptohet si jo serioze apo edhe provokative, por duke i pasur parasysh rrethanat në të cilat jetojmë në kohën tonë, pastaj pothuajse është bërë normale që të rinjtë të kalojnë apo të kenë marrëdhënie me të rinjtë e gjinisë tjetër, pra të kenë “lidhje serioze”.

Me “lidhje serioze” nënkuptojnë që dy të rinj (mashkull dhe femër) të kalojnë kohë së bashku, të dëfrehen, zbaviten me forma të ndryshme dhe nuk nënkupton detyrimisht se ata të kenë marrëdhënie seksuale, por kjo varet nga disa rrethana, si koha e zgjatjes së këtyre lidhjeve, personaliteti i këtyre dy të rinjve, si e kuptojnë ata natyrën e lidhjes ndërmjet tyre, pastaj edhe niveli i moralit që kanë trashëguar nga familjet, etj.

Ajo që na shtynë edhe më shumë të flasim rreth këtyre lidhjeve është edhe një fenomen i ri që tashmë ka filluar të njihet edhe në Kosovë pasi në Shqipëri ajo njihet më herët. Fjala është për një formë të shoqërimit dhe jetesës së dy të rinjve (partnerëve) ku jetojnë së bashku, në banesë, por nuk bëjnë kurorë dhe kuptohet janë më të lirë në disa përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit. Kjo formë e jetesës njihet si “bashkëjetesë”.

Në këtë rast ne do të flasim rreth asaj se si Islami e trajton martesën dhe të sqarojmë se format e tilla të lidhjeve, nuk janë në pajtim me dispozitat islame dhe janë të dëmshme për shoqërinë.

Por, fillimisht, dëshirojmë të cekim se ideja e bashkëjetesës ndërmjet dy partnerëve rrjedh nga ato shoqëri që e konsiderojnë martesën si diçka të pakthyeshme dhe e konsiderojnë të pamundur shkurorëzimin. Kjo esencë është në fenë krishtere. Të krishterët kur një burrë lidhë kurorë me një grua, atëherë ajo martesë nënkupton përjetësi dhe atyre në asnjë mënyrë nuk u lejohet të ndahen, prandaj edhe betohen para priftit, gjatë aktit të martesës, se do te jenë së bashku deri në vdekje.

Kurse Islami, ashtu si kemi sqaruar në njërën nga pyetjet e kaluara rreth divorcit, e lejon atë, por e konsideron akt të fundit për zgjidhjen e mospajtimeve që krijohen ndërmjet burrit dhe gruas, derisa format e tjera dëshmohen si të paafta në zgjedhjen e tyre.

Prandaj në shoqëritë perëndimore shumë nga njerëzit preferojnë këtë formë të jetesës duke i ikur përgjegjësisë detyrimeve me të cilat obligohet në bazë të fesë.

Pra, fillimisht botëkuptimi I krishterë i martesës është njëri nga iniciuesit e kësaj forme të jetesës ndërmjet dy partnerëve. Pastaj numërohen edhe një grumbull i “përparësive” sipas atyre që zgjedhin këtë formë të jetesës që janë shtytëse dhe nxitëse për ta, si: eksperienca, apo njohja e njëri-tjetrit sa më mirë para marrjes së hapit të martesës (që do të thotë ta provojnë ata dy se a janë për njëri-tjetrin apo jo), liria e ndërsjellët ndërmjet dy partnerëve, detyrimet dhe përgjegjësit janë më të pakta, nëse vjen deri te mospajtimi dhe padurimi i njëri-tjetrit më lehtë vjen deri te ndarja, etj.

Këto janë në përgjithësi arsyetimet e atyre që preferojnë bashkëjetesën, kurse në aspektin Islam, kjo formë e jetesës nuk është e pranuar dhe çdo formë e lidhjes ndërmjet mashkullit dhe femrës së huaj, jashtë kurorës, është e ndaluar.

Në Islam martesa konsiderohet si një institucion i shenjtë. Allahu i Madhëruar ne Kuran i urdhëron muslimanët të martohen: “Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit)….” (Kuran, 24:32)

Dëshira e Allahut ka qenë për njeriun që bashkimi ndërmjet mashkullit dhe femrës mos të jetë pa kurrfarë rregulli dhe dispozite ashtu siç është te krijesat tjera. Dhe t`i lejojë ai vetës së tij t`i paraprijë epshi në realizimin e këtij qëllimi. Mirëpo urtia e Allahut ishte që t`u vendosë atyre ligje, dispozita dhe norma në realizimin e këtij qëllimit dhe në të njëjtën kohë edhe ruajtja e nderit, fisnikërisë dhe krenarisë së tij.

Prandaj e bëri lidhjen ndërmjet burrit dhe gruas lidhje të shenjtë, fisnike, e ndërtuar në dashuri dhe pëlqim nga të dy palët që me këtë deklarohen të dy në aktin e martesës në prezencën e dëshmitarëve.

Akti i martesës nënkupton që secili nga të dy është bërë i tjetrit dhe janë pajtuar se do të vazhdojnë jetën në bashkësi. Me këtë epshi i njeriut vendoset në binarët e shëndosha. Ruhen pasardhësit nga përzierja. Mbrohet dinjiteti i gruas për të mos qenë e shpërdorur nga çdokush, familjes i vendosen baza të shëndosha e ndërtuar me ndjenjat mëshirore të prindërve.

Prandaj themi se Islami e konsideron martesën si formë të vetme të lidhjes ndërmjet burrit dhe gruas, në të kundërtën çdo formë tjetër është e dëmshme për shoqërinë dhe pasardhësit.

Dobia themelore e martesës mund të përmblidhet në pikën se Allahu i Lartësuar në natyrën e njeriut krijoi instiktin seksual dhe ai duhet të ketë partner për të kënaqur nevojat e veta seksuale në një ambient të qetë dhe të sigurtë.

Islami nuk asgjëson këtë nevojë prandaj edhe e refuzon murgërinë dhe heqjen dorë nga marrëdhëniet seksuale, mirëpo në anën tjetër ndalon edhe të kundërtën që ajo të trajtohet në formë të shfrenuar dhe të pakontrolluar, por të vendoset në binarë të qarta dhe të shëndosha. Martesa është forma e vetme që arrihet kjo, pasi me këtë bashkim kuptohet serioziteti i kërkuar, përgjegjësia, qetësia dhe mos dëmtimi i askujt, pasi që edhe nëse vjen deri te ndarja e dy partnerëve ajo bëhet qartë duke marrë secili atë që i takon dhe për të cilën ka të drejtë.

Kurse të ashtuquajturat “lidhje serioze”, “bashkëjetesë” apo forma të tjera me të cilat një mashkull dhe femër kalojnë kohë apo periudha të caktuara të rinisë me preteksin e dëfrimit, zbavitjes, në vete përmbajnë dëme të shumta, ndër to përmendim:

1. Imoraliteti; kjo formë e lidhjeve thërret në imoralitet (zina, prostitucion), pasi lehtëson afrimin e dy çifteve, kryerjen e marrëdhënieve intime pa ndonjë kriter.

2. Përhapja e prostitucionit; pasi këto forma të lidhjeve te disa mund të jenë të pa suksesshme dhe personi kërkon fatin në ndonjë lidhje tjetër dhe kështu me radhë duke kërkuar te vajza krijohet opinioni i thjeshtësimit të marrëdhënieve seksuale dhe kjo çon në përhapjen e prostitucionit.

3. Shkatërrimi apo vonimi i krijimit të familjes. Martesa është segmenti kryesor i familjes, burri dhe gruaja janë themeluesit kryesor të saj. Nëse aplikohen format të tjera të lidhjeve, kjo na dërgon në shkatërrimin e familjes.

4. Ngecja e reproduktimit. Përmes martesës zgjatë jetën gjinia njerëzore. Fëmijët janë fryt i martesës dhe faktor i rëndësishëm në përforcimin e themeleve familjare si dhe janë burim i vërtetë i gëzimit të prindërve të tyre. Në format tjera kjo asgjësohet.

5. Përzierja e pasardhësve. Me anë të martesës bëhet ruajtja e pasardhësve nga humbja e përzierja, pastaj me anë të martesës ngrihen marrëdhënie miqësore të reja.

6. Marrëdhëniet seksuale në këtë formë të pakontrolluar dërgojnë në përhapjen e sëmundjeve seksuale.

Në fund i këshillojmë të rinjtë të kenë kujdes se çfarë po thithin nga kulturat dhe shoqëritë e tjera, pasi ajo që po u serviret atyre është në formë shumë tërheqëse dhe në pajtueshmëri me moshën, nevojat dhe kërkesat e tyre.

Lusim Allahun e Lartësuar të na mbroj nga gjërat që janë të dëmshme për ne pa marrë parasysh i kuptojmë apo jo në rrezikun e tyre. Amin!

Alaudin Abazi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Mjerë për ata që falen…!

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
30-01-2023

Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik

27-01-2023

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

25-01-2023

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

25-01-2023

Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
1/125000
Para
By PoseLab
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.