Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Pronat e uzurpuara, problem për investitorët nga diaspora
    Lajme

    Pronat e uzurpuara, problem për investitorët nga diaspora

    Dija OnlineBy Dija Online13-06-201604 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Një pjesë e investitorëve nga diaspora, që kanë blerë prona shoqërore në valët e privatizimit në Kosovë, nuk kanë arritur ende që t’i shfrytëzojnë ato, për shkak të problemeve pronësore.

    Investime të shumta që investitorët nga diaspora kanë synuar t’i bëjnë në Kosovë nuk i kanë realizuar në mungesë të masave konkrete të autoriteteve për të zgjidhur kontestet.

    Arsim Maxhuni nga Gjermania para tri viteve, në njërën nga valët e privatizimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kishte blerë një lokal në Prishtinë, në vlerë prej 200 mijë eurosh. Ka më shumë se tri vjet që nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë pronë, për shkak të problemeve pronësore.

    Mehdi Jonuzi, familjar i Arsim Maxhunit, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë ka treguar rreth problemeve që ata i kanë me këtë pronë.

    “Prona është e dhëndrit, e vajzës sime, e cila është në Gjermani. Ata e kanë blerë një lokal në Prishtinë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, dhe këtë lokal e kanë blerë para tri viteve në shumë prej 200 mijë eurosh. Ata i kanë paguar paratë,por prona është e uzurpuar dhe nuk iu është lejuar ta shfrytëzojnë”, thekson Jonuzi.

    Për këtë çështje, thotë Jonuzi, kanë angazhuar edhe një avokat, por lënda për këtë rast, e nisur para dy viteve, ende vazhdon të mbetet e pazgjidhur.

    Por, lidhur me kontestet pronësore, gjyqtari i materies civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Hasim Sogojeva, në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në zgjidhjen e problemeve pronësore Kosova ka shënuar ngecje.

    Sipas tij, është më se e nevojshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës të nxjerrë ligje që rregullojnë fushën e pronësisë. Problemet, thotë ai, janë shkaktuar edhe me faktin se një pjesë e dokumentacionit të pronave është marrë nga Serbia, pas përfundimit të luftës në Kosovë.

    Gjyqtari Sogojeva thotë se për zgjidhjen e problemeve të shumta pronësore që ka Kosova është e nevojshme që Serbia ta respektojë marrëveshjen me Kosovën dhe ta kthejë dokumentacionin pronësor.

    “Sipas të dhënave që ekzistojnë nga numri i kontesteve në përgjithësi, numri i kontesteve pronësore është afërsisht deri në 30 për qind. Çështja e pronësisë në Kosovë daton shumë herët –prej momentit të formimit të ish-Jugosllavisë së parë dhe formimin e ish –Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore. Ka vazhduar edhe gjatë viteve të 90-ta, e deri me vendosjen e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë”, ka sqaruar Sogojeva.

    Ai ka bërë të ditur se ka përpjekje që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, përmes nxjerrjes së ligjeve, që kjo çështje të rregullohet me ligje të veçanta ose me Kodin Civil .

    Në anën tjetër, përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit shprehin vendosmërinë e tyre në lirimin e pronave nga shfrytëzuesit e paligjshëm në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha asetet e ndërmarrjeve shoqërore, të cilat janë nën juridiksionin e AKP-së, do të lirohen nga përdoruesit e jashtëligjshëm apo uzurpimet.

    “Agjencia, bazuar në informatat e marra nga blerësit dhe institucionet e tjera relevante, ka evidentuara rastet e uzurpimeve të pronave të privatizuara. Një raport me këto raste është hartuar dhe është dërguar në institucionet përgjegjëse për lirimin e këtyre pronave.”

    “Aksioni për lirimin e pronave shoqërore dhe atyre të privatizuara tashmë është duke vazhduar, me mbështetje të plotë të Policisë së Kosovës, e cila me kërkesë të AKP-së po asiston në aksione në terren, sipas nenit 26 të ligjit të AKP-së, si dhe vendimeve të Prokurorive kompetente”, thekson Kaloshi.

    Ndërkaq, sa i përket ankesave të blerësve që kanë blerë prona shoqërore e të cilat nuk kanë arritur t’i shfrytëzojnë për shkak të uzurpatorëve apo problemeve pronësore, Kaloshi thekson se blerësit, kur kanë blerë një pronë të tillë, kanë qenë të informuar qysh atëherë se ato prona kanë qenë të uzurpuara.

    Dhe sipas Kaloshit, pas nënshkrimit të kontratës me blerësit dhe kalimit të pronës tek blerësi, ka qenë përgjegjësi e pronarit të pronës që përmes institucioneve përgjegjëse, siç janë policia dhe gjykatat, të kërkojë të drejtën e qasjes në pronën e tij.

    Ndryshe, në një raport të publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, thuhet se 368 është numri i shitjes se pronave me uzurpatorë në kohën e përfundimit e shitjes, me vlerë në mbi 105 milion euro.


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleKancelarja gjermane Merkel vizitë zyrtare në Kinë
    Next Article Polonia dhe shtetet baltike diskutojnë për mburojë ajrore
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.