• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
  • Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
  • Dyfytyrësia e tolerancës
  • “Masakrat e Francës në Algjeri nuk mund të harrohen”
  • Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Policia i arreston, gjykatësi i liron

Policia i arreston, gjykatësi i liron

0
By Dija Online on 27-07-2014 Informacione

Disa gjykatës po i lejnë të lirë të pandehurit e shumëkërkuar, megjithëse policia ata po i gjen me shumë mund e angazhim. Kështu thotë një zyrtar policorë, përderisa drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendrecaj, premton se do t’i hetojë këto raste.
Për ta gjetur një person të kërkuar nga gjyqësia, policisë shpesh i duhen shumë tentativa, thotë për Radio Kosovën, zyrtari i Policisë së Kosovës, Besart Shaqiri. Por, ndodhë që kur i shumëkërkuari gjendet, gjyqtari shprehet se nuk ka kohë të merret me të pandehurin dhe policisë nuk i mbetet gjë veçse ta lirojë.
“Ka pasur raste kur në tentativën e saj të disahershme për me e gjet personin, policia arrin ta gjej, e dërgon në gjykatë, pastaj gjyqtarët duke gjetur arsye të ndryshme, bisedojnë me të dyshuarin, arrijnë një farë marrëveshje, thonë se për shkak të punëve ose mos-kohës në dispozicion, ose thirren në mungesë të daktilografes, edhe kërkojnë që ta shoqërojmë një ditë tjetër… personi lirohet pastaj duhet prapë një kohë e mundimshme për ta gjetur apo nuk gjendet fare edhe lënda parashkruhet”, tha ai

Kapiten Shaqiri thotë se gjykatësit gjejnë arsye të ndryshme për t’i liruar të pandehurit.

“Kemi raste që gjyqtarët edhe pas orës 16 janë njoftuar nga ana e policisë se janë gjetur personat që kërkohen por gjyqtarët kanë thënë se nuk janë afër vendit të punës ose vendbanimit, kështu që thonë bisedo me të, merrja një dokument edhe sjelle nesër. Personi s’ka pas dokument fare, edhe në këtë mënyrë policia de-motivohet edhe detyrohet me e lëshua personin që ka urdhëresë për ekzekutim”, tha ai.

Këto raste vlerësohen si të patolerueshme nga Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendrecaj, i cili thotë se edhe pas orarit të zakonshëm të punës ka gjyqtarë e prokurorë kujdestarë të cilëve iu takon të merren me raste të tilla. Ai paralajmëroi hetim për këto raste dhe kërkoi ndihmë nga policia.

“Ju inkurajoj dhe ju lus që këto raste të tilla nëse ka pasur urdhëresë të shoqërohet dhe të dërgohet në gjykatë dhe në ato raste gjyqtari është tregu neglizhent edhe ju ka sugjerua që t’u dërgohet një ditë tjetër, ose ju ka sugjerua diçka tjetër, ti përcjellin tek ne me shkrim në mënyrë që ti marrim këto raste dhe të procedojmë më tutje”, tha ai.

Prendrecaj thotë se është e patolerueshme që gjykata të kërkojë fillimisht, të angazhojë policinë dhe policia pasi ta kryejë punën e saj, gjykatësi të mos merret me të akuzuarin apo të dënuarin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
28-05-2022

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

19-05-2022

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

12-05-2022

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

11-05-2022

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

06-04-2022

Cili është thelbi dhe objektivi i agjërimit?

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.