Kur janë kthyer në shtëpitë e tyre pas futjes së forcave të NATO-s, banorët e Hanit të Elezit kanë gjetur shumë dëshmi të dhunimeve: rroba të brendshme të përgjakura të femrave, flokë të shkulur me gjithë lëkurë etj., por të gjitha i kanë djegur.
“Nuk e kanë djegur marren, por e kanë djegur nderin tonë”, shpreh pezmin e tij Refki Suma, kryetar i Hanit të Elezit, i cili në shtëpinë e tij ruan me mijëra dëshmi të dhunës së forcave serbe.
Imami Nusret Shyti ka rrëqethur shumëkënd prej xhematit në xhumanë e javës së kaluar në xhaminë e Lagjes së Vilve në Han të Elezit. shkruan sot Koha Ditore..
Boshti i ligjëratës së Shytit ishte rrëfimi i një vajze të dhunuar para vëllezërve dhe babait. U ka thënë se e dhunuara nuk po mund të mbledhë forcën për t’u kthyer nga Franca as edhe për një vizitë të shkurtër.
“Vajza e dhunuar ka thënë se nuk mund t’i shohë në sy vëllezërit dhe babanë”, kujton kryetari i Hanit të Elezit fjalët e hoxhës. “I paska thënë familjes se nuk do të kthehet sa të jenë gjallë vëllezërit dhe baba”.