• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • “Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës po kërkohet të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor
  • Për një KMSH gjithëpërfshirëse
  • Iniciativa “Ujë për Jetë” e mbylli kampanjën e ujit falas në Prizren
  • Logjikë zullumqarësh për të justifikuar pushtetin
  • Iniciativa “Ujë për Jetë” sot vazhdoj me shpërndarje të ujit falas në Prizren
  • Iniciativa “Ujë për Jetë” shpërndau ujë falas në sheshin e Prishtinës
  • T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë
  • Nga Justinian Topulli: Islami i vërtetë është ai që ka qenë gjithmonë
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Pezullohet përkohësisht fiskalizimi i naftëtarëve

Pezullohet përkohësisht fiskalizimi i naftëtarëve

0
By Dija Online on 07-04-2014 Informacione

Këshilli Konsultativ i përbërë nga Ministria e Financave, Administrata Tatimore, Doganat dhe bizneset i kryesuar nga Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në takimin e radhës kanë diskutuar për disa çështje të rëndësishme dhe kanë rekomanduar institucionet për veprime.
Është shqyrtuar çështja e avullimit të karburanteve gjatë transportit dhe pranimi i mungesave. Të pranishmit thanë se kjo çështje nuk është rregulluar për vite të tëra. Këshilli rekomandon Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, që të iniciojë Ligjin apo ndonjë vendim që rregullon çështjen e karburanteve. Drejtori i Doganave, Lulëzim Rafuna, tha se ky problem ekziston dhe kjo duhet rregullohet me ligj dhe doganat do të implemtoi posa të bëhen ndryshimet. Ndërsa për çështjen e fiskalizimit të naftëtarëve, drejtori i Administratës Tatimore, tregoi se fiskalizimi është pezulluar përkohësisht.
Besim Beqaj, ministër i Financave, tregoi se pas takimeve me të gjithë akterët janë dakorduar që për një kohë të caktuar të pezullohet fiskalizimi, por sipas tij kjo nuk do të thotë se ata nuk duhet të lëshojnë kuponë fiskal dhe se kontrollet nuk do të ndalen.
Agim Shahini, kryetar i këshillit, tha se të gjitha bizneset duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Ai shtoi se edhe ky sektor duhet të rregullohet dhe këto biznese të jenë të barabarta me mbi 20 mijë bizneset tjera të fiskalizuara. Në këtë takim u diskutua edhe shkresa për kryetarët e komunave për mundësi të vazhdimit të ndërrimit të lokacioneve derisa të bëhen ndryshim plotësimet e ligjit të Lojrave të Fatit. Po ashtu u shqyrtua kërkesa e sektorit të Lojrave të Fatit, të cilat u tha se kanë dëmtuar këto biznese dhe mbyllja e tyre do linte pa të ardhura mbi katër mijë familje.
Ministri i Financave Besim Beqaj, tha se kjo industri është cilësuar si problematike dhe është vlerësuar si kancer i shoqërisë. “Nuk ka tendencë as fushatë ndaj askujt, nuk është interesi të dëmtohet dikush apo të mbyllet ndonjë biznes, por të zbatohet ligji dhe të shtohet rritja ekonomike”, tha ministri i Financave.
Në këtë takim u diskutua edhe për mallrat me origjinë nga vendet e CEFTA-s dhe vendosja e pezullimit të trajtimit preferenecial. U diskutua edhe për licencimin e Terminaleve Doganore dhe kriteret e reja të cilat do të harmonizohen me Bashkimin Evropian.
Ndërsa kërkesa për lirimin nga doganat për disa produkte dhe transportit të udhëtarëve si mjete pune u vendos që të shqyrtohen në takimin tjetër ku ministri i Financave kërkoi që të pasurohet lista nga përfaqësuesit e biznesit për lëndë të parë në mënyrë që të lirohen nga taksat për prodhuesit vendës.
Këshilli u informua edhe për të hyrat e 3 mujorin e parë nga Doganat e Kosovës dhe ATK -ja si dhe vlerësua si performancë pozitive e këtyre agjencioneve. /IO

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës po kërkohet të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor

Për një KMSH gjithëpërfshirëse

Iniciativa “Ujë për Jetë” e mbylli kampanjën e ujit falas në Prizren

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
04-08-2022

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës po kërkohet të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor

30-07-2022

Për një KMSH gjithëpërfshirëse

29-07-2022

Iniciativa “Ujë për Jetë” e mbylli kampanjën e ujit falas në Prizren

24-07-2022

Logjikë zullumqarësh për të justifikuar pushtetin

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

12-06-2022

Paradat e turpit

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
13-07-2022

Mjaft më me fyerje banale!

17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.