Një fond prej 1.14 milionë dollarë i është alokuar nga buxheti i shtetit Shoqatës së Invalidëve për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve, por kjo qendër nuk u hap kurrë.
Por skandali më i madh është se edhe sot nuk dihet se ku kanë shkuar paratë e nxjerra nga buxheti i shtetit për të ndërtuar këtë godinë, pasi sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, asnjëherë nuk është kryer një audit i mirëfilltë për kontrollimin e shpenzimeve/Shqiptarja