Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Për demarkacionin – “kush është më i forti” ose Gjykata e Arbitrazhit
    Lajme

    Për demarkacionin – “kush është më i forti” ose Gjykata e Arbitrazhit

    Dija OnlineBy Dija Online26-07-201605 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Në debatin e thirrur nga kryesia e Kuvendit të Kosovës, lidhur me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, do t’i ballafaqojnë argumentet për dhe kundër ratifikimit të kësaj marrëveshje, por përfaqësuesit e partive politike në pushtet dhe opozitë kanë shprehur mendime të ndryshme nëse debati do ta sjellë një konsensus të partive politike lidhur me këtë çështje.

    Nait Hasani, deputetet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është një nga kundërshtuesit e formës së tanishme të marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se suksesi i debatit do të varet nga ata që marrin vendime.

    “Nëse ata binden me arsyeshmërinë e fakteve që do të prezantohen – ka mjaft fakte të reja nga të gjitha rrethanat – atëherë do t’i prezantojmë ato dhe do të tregojmë se ata duhet të ndryshojnë. Nëse ata nuk do të binden ose kanë interesa apo shantazhe të ndryshme politike, atëherë ata nuk do të binden. Në momentin që ka shantazh, nuk ka arsye, nuk ka logjikë dhe nuk ka fakt”, thotë Hasani.

    Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se debati mbi Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të duhej ta kishte për qëllim arritjen e konsensusit të partive politike. Por, sipas tij, gjendja aktuale ndërmjet partive politike, të cilat e kanë diferencuar qëndrimin e tyre, si dhe shumicës parlamentare, është jashtëzakonisht e dallueshme.

    “Nuk besoj që faktet do të vijnë në shprehje, sepse faktet janë sulmuar me gaz lotsjellës dhe me koktej molotovi. Tash, disa muaj pas, këto fakte nuk mund të përligjen, pos që do të ketë shtyrje, fjalamani dhe ‘kush është më i forti’”, tha Haziri.

    Muharrem Nitaj, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo opozitare, e cila që nga fillimi ka kundërshtuar marrëveshjen e formës së tanishme të Demarkacionit me Malin e Zi, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo marrëveshje tashmë ka arritur në pikën e dështimit. Sipas tij, Kosova duhet të ndërmarrë disa hapa që kjo çështje të marrë një zgjidhje.

    “E para, (Kosova) të mos e ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, si zgjidhje e vetme legjitime, kushtetuese e ligjore, në këtë fazë. Më pastaj, pala kosovare do të duhej të kërkonte që këtë marrëveshje të rinegociojë me Malin e Zi, pa ndërmjetës ndërkombëtar. Dhe e treta, në rast të refuzimit të palës malazeze – me gjithë gatishmërinë që ajo e ka pasur në mënyrë deklarative, disa herë – çështja t’i kalojë Gjykatës ad hock të Arbitrazhit, me automatizëm”, thotë Nitaj.

    Dërgimin e çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Gjykatën e Arbitrazhit e ka theksuar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci. Ai i ka thënë një medie vendore “se zgjidhja më e favorshme do të ishte që të votohet, por duke ndjekur shembullin e ish-republikave jugosllave (të Sllovenisë me Kroacinë), që kjo çështje të mbetet e hapur për rividim apo arbitrazhi ndërkombëtar”.

    Por, bashkë-partiaku i tij, Hasani, vlerëson se “Gjykata e Arbitrazhit është politike”, në të cilën, siç ka thënë ai, “Kosova nuk ka miq të mjaftueshëm për t’i dalë në ndihmë”.

    “Prandaj, unë nuk jam i interesuar që kjo të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit, por jam për rivlerësim. Rivlerësimi do ta vendos realitetin dhe gjendjen faktike që e kemi”, thotë Hasani.

    Edhe Haziri shprehet kundër dërgimit të kësaj çështjeje në Gjykatë të Arbitrazhit, për shkak se, siç thotë ai, Kosova nuk ka relacion konflikti me Malin e Zi.

    “Përkundrazi, është vullnet i mirë i malazezëve, që nëse ka fakte të reja, ata ta ri-shqyrtojnë këtë pozicion. Gjykata e Arbitrazhit nuk do të ishte mirë që të vendos ndërmjet opozitës dhe qeverisjes në Kosovë, për çështje që mund të arrihen në Kuvend”, mendon Haziri.

    Nitaj shpreh mendimin se mjaft njerëz brenda partive të koalicionit qeverisës e kanë kuptuar se çfarë mund të sjellin argumentet në debatin që pritet me 3 gusht.

    “Debati nuk mund të prodhojë një rezultat tjetër përveç faktit se demarkacioni me Malin e Zi është shënjuar keq dhe se duhet të korrigjohet. Unë besoj që zoti Grabovci, duke e ditur këtë rezultat paraprakisht, ndoshta e ka paraparë si fazë të mëtutjeshme dërgimin në Gjykatë të Arbitrazhit”, vlerëson Nitaj.

    Sido që të jetë, ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është kushti i fundit të cilin Bashkimi Evropian pret që Kosova ta zbatojë, para se kjo e fundit ta marrë liberalizimin e vizave.

    Përfaqësuesit e partive politike, në pushtet dhe opozitë, janë skeptikë se debati mbi demarkacionin me Malin e Zi, që pritet me 3 gusht, do të sjellë një konsensus të partive politike lidhur me këtë çështje. Përfaqësuesit e partive në pushtet, ndonëse për arsye të ndryshme, janë kundër që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit. Partitë opozitare nuk e përjashtojnë një gjë të tillë. (REL)


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleUra “Boğaziçi” mbi Bosfor merr emrin “Dëshmorët e 15 korrikut”
    Next Article KSHZ-ja publikon listën me votuesit e kontestueshëm
    Dija Online

    Related Posts

    Kodi Civil është në konsultim publik, zëri juaj vlen andaj merrni pjesë aktivisht në proces

    06-11-2026

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    15-10-2026

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    15-10-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Kodi Civil është në konsultim publik, zëri juaj vlen andaj merrni pjesë aktivisht në proces

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.