Tensionet mbeten të larta në zonën përreth xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor pasi policia izraelite pengoi dhjetëra palestinezë të hyjnë në kompleks për të kryer lutjet në kohën e agimit, një ditë pas përleshjeve në mes dy palëve.
Shumë palestinezë u përpoqën për të hyrë në kompleks por policia nuk i lejoi duke detyruar të falin namazin në rrugë.
Nisreen El-Shamayleh, reporter nga Al Jazeera, tha se policia përdori granata tymuese për të shpërndarë myslimanët palestinezë. /mesazhi/