Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Kosovë»OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e Dimal Bashës dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria
    Kosovë

    OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e Dimal Bashës dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria

    Dija OnlineBy Dija Online28-08-202503 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, gjatë një konference për media ka bërë të ditur se OVL e UÇK-së kërkon nga deputetët e Kosovës shkarkimin e Dimal Bashës nga pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

    Gucati theksoi gjithashtu se organizata kërkon nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Shtetit, duke theksuar arsyet për këtë hap. “Arsyeja për fillimin e hetimeve është e qartë: pjesëmarrja në një luftë speciale propagandistike kundër UÇK-së dhe Republikës së Kosovës, si dhe lidhja personale dhe bashkëpunimi me persona të dyshimtë, përfshirë bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut, të cilët ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe integritetin e vendit tonë”, tha Gucati.

    OVL e UÇK-së kërkoi përgjegjësi të plotë dhe veprime të menjëhershme nga autoritetet për mbrojtjen e së vërtetës dhe nderit të luftës së UÇK-së. Sipas Gucatit, nëse këto kërkesa nuk merren parasysh, organizata do të ndjekë rrugë të tjera për veprim.

    Ai shtoi se brenda LVV ekzistojnë dëshmitarë të cilët kanë dhënë informacione në Gjykatën Speciale. “Tu e marr prej Donika Gërvallës që ka dorëzuar dokumentacion në atë kohë dhe që vet e ka pranuar. Të tjerët do të dalin me emra, dhe më nuk do të fshehim asgjë nga askush, sepse nuk kemi frikë. Dimal Basha me kategoritë e dala nga lufta do të dalë humbës”, tha Gucati.

    Hysni Gucati theksoi gjithashtu se Basha nuk mund t’i ikë përgjegjësisë vetëm me një deklaratë. Ai shtoi se kryetari i Kuvendit nuk ka dyert e hapura në këtë organizatë: “Njerëzit dhe soji i Bashës nuk i kanë dyert e hapura te ne; mund t’i kenë të hapura në Serbi, por jo në zyrat tona”, tha ai.

    Ndërkohë, kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, ka reaguar pas publikimeve në media lidhur me një punim akademik të tij të vitit 2012. Në këtë punim, ku Basha ishte bashkëautor me profesoreshën Jana Arsovska në Kolegjin e Drejtësisë Penale “John Jay”, trajtohej bashkëpunimi i supozuar i UÇK-së me kriminelë brenda dhe jashtë Kosovës, përfshirë edhe çështje të lidhura me para dhe drogë.

    Basha ka sqaruar se punimi është shkruar kur ai ishte student dhe ai mban përgjegjësi vetëm për kapitullin III, i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën. Ai theksoi se autorësia e pjesës tjetër i përket vetëm autores, Jana Arsovska, e cila ka dërguar një email demantues, duke sqaruar se Basha ka dorëzuar për publikim vetëm kapitullin në fjalë.

    Hysni Gucati
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleShtyhet seanca ndaj Festim Ramadanit, i dyshuar për vrasjen e një 89-vjeçari
    Next Article Zjarr i rrezikshëm pranë magjistrales Prishtinë–Pejë
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.