Autoritetet në Nju Jork vendosën shpërbërjen e njësisë së përgjimit të myslimanëve. Njesia, e krijuar në 2003-shin kur kryetar bashkie ishte Michael Bloomberg, kishte si detyrë grumbullimin e të dhënave për gjoja se “plane të mundshme terroriste” apo komplote të tjera.
Por komuniteti i gjerë mysliman i qytetit është ankuar prej kohësh për punën e saj, duke ngritur argumentin se përgjimet përbëjnë shkelje të të drejtave kushtetuese dhe diskriminim mbi baza fetare dhe etnike.
Krerët e Nju Jorkut, policia dhe zyra e kryetarit të Bashkisë janë zotuar të punojnë për të rritur besimin e ndërsjelltë, megjithatë shumë pjesëtarë të këtij komuniteti vazhdojnë të mbeten skeptikë se sa do te zbatohet ky vendim./mesazhi/
Të reja
- Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik
- Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
- Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
- Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
- Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava
- Bashkësia Islame e Kosovës fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet
- Abbas: Roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm