Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»OP-ED»Analiza»Një vizitë, një ide, një epokë: Si lindi revolucioni i dronëve turq
    Analiza

    Një vizitë, një ide, një epokë: Si lindi revolucioni i dronëve turq

    EMBy EM08-02-202602 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Një vizitë, një ide, një epokë: Si lindi revolucioni i dronëve turq
    Një vizitë, një ide, një epokë: Si lindi revolucioni i dronëve turq
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Në vitin 2009, Özdemir Bayraktar, një nga figurat kyçe të industrisë teknologjike turke, pësoi një këputje të aortës dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Stamboll. Gjatë kësaj periudhe kritike, ai u vizitua nga miku i tij i afërt dhe bashkudhëtari politik e intelektual, kryeministri i atëhershëm i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

    Vizita u shndërrua në një moment historik për industrinë turke të mbrojtjes. Djemtë e Özdemirit, Selçuk dhe Haluk Bayraktar, shfrytëzuan praninë e Erdoganit për t’i prezantuar idenë e tyre ambicioze: zhvillimin dhe prodhimin vendor të mjeteve ajrore pa pilot. Selçuk Bayraktar ishte ulur në të majtë të Erdoganit, ndërsa vëllai i tij më i madh, Haluk, në të djathtë, duke shpjeguar projektin që do të ndryshonte rrjedhën e historisë së teknologjisë ushtarake turke.

    Özdemir Bayraktar kishte besuar në këtë vizion shumë përpara këtij momenti. Që nga vitet e ish-kryeministrit Necmettin Erbakan, ai ishte i bindur se Turqia duhej të zhvillonte teknologji strategjike vendore për të siguruar pavarësinë dhe sovranitetin e saj. Në atë kohë, një pjesë e madhe e burokracisë turke ishte skeptike dhe favorizonte blerjen e dronëve nga jashtë, veçanërisht nga Izraeli.

    Megjithatë, familja Bayraktar – Özdemiri, bashkëshortja e tij dhe dy djemtë – nuk u tërhoqën. Përmes kompanisë Baykar, ata arritën të revolucionarizojnë industrinë e dronëve, jo vetëm në Turqi, por edhe në nivel global. Modele si Bayraktar TB2, Akıncı TİHA dhe projekti i avancuar i dronit luftarak Kızılelma e kanë vendosur Turqinë në mesin e liderëve botërorë të kësaj industrie.

    Sot, Baykar është një nga eksportuesit më të mëdhenj të dronëve në botë, me produkte të përdorura nga dhjetëra shtete dhe të dëshmuara në konflikte reale. Özdemir Bayraktar, i cili ndërroi jetë në vitin 2021, ia kushtoi jetën bindjes se Turqia kishte nevojë për këtë teknologji për të realizuar ëndrrën e saj strategjike.

    Zoti e mëshiroftë Özdemir Bayraktarin, njeriun që hodhi themelet e një epoke të re për industrinë turke të mbrojtjes.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleHapja e Olimpiadës shndërrohet në protestë kundër ShBA-së dhe Izraelit
    Next Article Kanadaja synon thellimin e marrëdhënieve tregtare me Turqinë
    EM

    Related Posts

    Friedrich Merz: A po i kthen shpinën CDU-ja kancelarit?

    18-09-2026

    Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-ja?

    18-09-2026

    Administrata Trump miraton shitjen e avionëve luftarakë F-35 Arabisë Saudite

    18-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Friedrich Merz: A po i kthen shpinën CDU-ja kancelarit?

    Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-ja?

    Administrata Trump miraton shitjen e avionëve luftarakë F-35 Arabisë Saudite

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    • Besimi

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.