Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»OP-ED»Analiza»Nga Sadullah Bajrami: Pse po hapen sot dosjet e errëta të pushtetit global?
    Analiza

    Nga Sadullah Bajrami: Pse po hapen sot dosjet e errëta të pushtetit global?

    EMBy EM06-02-202606 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Nga Sadullah Bajrami: Pse po hapen sot dosjet e errëta të pushtetit global?
    Nga Sadullah Bajrami: Pse po hapen sot dosjet e errëta të pushtetit global?
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, Atij që është i Drejtë, që sheh gjithçka dhe që e nxjerr të vërtetën në dritë edhe kur njerëzit përpiqen ta mbulojnë. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut ﷺ, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e së vërtetës deri në Ditën e Gjykimit.​Zbulesat e fundit që po tronditin botën nuk janë thjesht aksidente mediatike apo lojëra politike.

    Hapja e dosjeve të mbyllura prej dekadash dhe rrëzimi i figurave që për vite me radhë u paraqitën si “elitë morale”, janë shenjë e një procesi më të thellë.

    Këtu janë mësimet që na tregojnë se pse kjo po ndodh pikërisht tani:​

    1. Allahu nuk e sjell drejtësinë pa e demaskuar zullumin

    Drejtësia hyjnore nuk zbret mbi mashtrime të pademaskuara. Allahu i nxjerr zullumqarët në shesh që askush të mos mashtrohet më nga fasada e tyre e “civilizimit” apo “humanizmit”. Para se të ndëshkohen, ata duhet të humbin çdo grimë respekti në sytë e njerëzimit.​

    2. Afati i dhënë nuk është mëshirë, por grumbullim prove

    Shumë pyesin: “Pse u lanë të veprojnë kaq gjatë?”. Allahu u jep afat zullumqarëve që e keqja e tyre të piqet plotësisht. Ky afat shërben që dosja e tyre të jetë aq e rëndë, sa askush të mos gjejë dot arsyetim për ta kur të vijë koha e llogarisë.​

    3. Demaskimi paraprin rrëzimin final

    Një ligj i qartë hyjnor është: Allahu e gris perden përpara se të shkatërrojë kështjellën. Kur maska bie, zemrat çlirohen nga admirimi i rremë. Kur ndyrësira del në dritë, askush nuk qan për zullumqarin dhe askush nuk dëshiron të jetë në vendin e tij.​

    4. Përgjigjja ndaj lutjes së të zullumtuarit (Viktimës)

    Dosjet po hapen sepse lutjet e viktimave nuk kanë fund (nuk shuhen). Kur njeriu i pafajshëm dhunohet në errësirë, ai nuk ka mbrojtës tjetër veç Allahut. Profeti ﷺ ka paralajmëruar: “Ruaju lutjes së viktimës, sepse mes saj dhe Allahut nuk ka perde.”

    ​5. Njeriu është i shenjtë tek Allahu

    Në Islam, njeriu nuk është numër, as mjet dhe as material për interesat e të fuqishmëve. Allahu thotë: “Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit.” Kur kjo shenjtëri shkelet dhe njeriu poshtërohet, heshtja e botës nuk e mbyll çështjen. Atëherë fillon ndërhyrja e Allahut për të rikthyer nderin e njeriut përmes demaskimit të dhunuesve.​

    6. Kur njerëzit heshtin, flet Drejtësia Hyjnore

    Kur shoqëria, institucionet dhe ligjet njerëzore heshtin përballë padrejtësisë, Allahu e gris perden përmes ngjarjeve të papritura. Dosjet hapen jo sepse sistemi u bë i drejtë, por sepse Allahu nuk e lejon tokën e Tij të sundohet përgjithmonë nga ndyrësira.

    ​7. Rrjetet e pushtetit kalben nga brenda

    Zbulesat po tregojnë se krimi ka një “datë skadence”. Allahu i bën zullumqarët të përplasen me njëri-tjetrin, duke bërë që tradhtia dhe lufta për pushtet brenda rrjeteve të tyre të bëhet shkak për nxjerrjen e sekreteve në shesh.​

    8. Demaskimi i hipokrizisë globale

    Këto dosje po zgjojnë vetëdijen e njerëzve mbi standardet e dyfishta. Ata që bërtasin më shumë për lirinë dhe moralin, shpesh rezultojnë të jenë arkitektët e skllavërimit dhe degjenerimit. Kjo është koha kur maskat e “civilizimit” po bien.

    ​9. Regjistri i Allahut nuk harron asgjë

    Hapja e krimeve pas 20 apo 30 viteve është një mesazh për çdo zullumqar të sotëm: “Mos u ndje i sigurt pas mureve të tua”. Çdo veprim është i numëruar dhe koha nuk e fshin krimin, vetëm sa e rëndon atë.

    ​10. Ndëshkimi i atyre që ndotin të Shenjtën

    Mësimi më i ashpër vjen për ata që përdorën fenë apo moralin si mburojë për ndyrësirat e tyre. Kushdo që përpiqet të mbulojë krimin me emrin e Zotit, do të ketë një turpërim të dyfishtë në këtë botë dhe në tjetrën.​

    11. Zullumqari nuk ka strehë para dritës së të Vërtetës

    Shumë nga këto rrjete kanë menduar se teknologjia, muret e larta dhe aleancat e fshehta do t’i mbrojnë përjetësisht. Por zbulesat po tregojnë se asnjë shërbim sekret, asnjë kod i fshehtë dhe asnjë pasuri nuk mund ta ndalë demaskimin kur Allahu vendos që sekreti i tyre të bëhet publik. Kjo tregon se pushteti i tyre ishte vetëm një iluzion.​

    12. Fundi i “të paprekshmëve” është mësim për lakmitarët

    Për vite me radhë, shumë njerëz mund t’i kenë lakmuar këto figura për pasurinë, ndikimin dhe jetën e tyre luksoze. Por hapja e dosjeve sot po na tregon se pas asaj fasade fshihej një greminë ndyrësie dhe një ankth i vazhdueshëm. Ky demaskim vjen si një mësim për këdo që mendon se suksesi i ndërtuar mbi haram dhe mbi gjakun e të tjerëve ka qëndrueshmëri. Allahu po na tregon se fundi i tyre është poshtërim, që asnjë njeri me mend në kokë të mos dëshirojë kurrë të jetë në vendin e tyre.​

    13. Heshtja kolektive si terren për zullumin

    Hapja e këtyre dosjeve na mëson se këto rrjete të errëta nuk u ndërtuan brenda një nate, por u ushqyen nga heshtja dhe indiferenca jonë. Kur njerëzit e mirë heshtin, kriminelët bëhen më të guximshëm. Kjo situatë na tregon se mbrojtja e të vërtetës nuk është vetëm detyrë e institucioneve, por është një amanet për çdo individ. Duhet që e vërteta të thuhet atëherë kur ajo rrezikohet, e jo vetëm kur ajo zbulohet.

    ​14. Ndihma e Allahut vjen befas dhe nga njerëz të ligë

    Kjo që po shohim sot është dëshmi se Allahu krijon terrenin për ngritjen e Islamit dhe të drejtësisë në mënyra që ne nuk i parashikojmë dot. Ndihma e Allahut vjen befas dhe ndonjëherë Ai e forcon këtë fe edhe përmes njerëzve të ligë, ashtu siç ka ardhur në hadith se Allahu e ndihmon këtë fe edhe me një njeri gjynahqar apo të degjeneruar. Kur zullumqarët demaskojnë njëri-tjetrin, ata pa dashje po i shërbejnë pastrimit të rrugës për triumfin e së vërtetës.​

    15. Pastrimi si parathënie e një ngritjeje të re

    Kjo valë zbulesash është një shenjë pastrimi. Toka po pastrohet nga plehunat e hipokrizisë që t’i lihet vendi një epoke ku e vërteta dhe drejtësia do të bartet nga njerëz që krenohen me fenë dhe jetojnë me nder.​

     

    O Zot i Madhërishëm, Mos lër asnjë zullumqar pa e poshtëruar në këtë botë para ahiretit.

    Mos lër asnjë maskë pa e grisë dhe asnjë viktimë pa drejtësi.

    O Allah, Ti që po e pastron tokën, përgatite atë për të vërtetën, sepse kjo tokë është e Jotja dhe ndyrësirat nuk janë të denja ta sundojnë.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleSpanja drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç
    Next Article Raport i FBI-së: Pretendime se Epstein ishte i lidhur me Mossad-in
    EM

    Related Posts

    Çfarë i ndodh sheqerit tuaj në gjak kur hani makarona me salcë domatesh?

    28-07-2026

    A mund t’ju mbajë kafja të hidratuar?

    28-07-2026

    Temperatura më e mirë e ujit për hidratim dhe tretje

    28-07-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë i ndodh sheqerit tuaj në gjak kur hani makarona me salcë domatesh?

    A mund t’ju mbajë kafja të hidratuar?

    Temperatura më e mirë e ujit për hidratim dhe tretje

    Dhjami i viçit kundrejt vajit të farërave: cili është më i shëndetësuar për të gatuar?

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    BLASFEMIA, DHUNA, GËNJESHTRA (*) – Fatmir Baçi

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.