Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Në janar 2017 themelohet Agjencia e të Hyrave e Kosovës
    Lajme

    Në janar 2017 themelohet Agjencia e të Hyrave e Kosovës

    Dija OnlineBy Dija Online14-06-201603 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Ministria e Financave organizoi diskutimin e dytë publik me palët e interesit dhe donatorët për bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një Agjenci të vetme tatimore.
    Në tryezën e dytë për Projektligjin për Agjencinë e Tatimit dhe të Doganës së Kosovës, të organizuar nga Ministria e Financave dhe Grupi Koordinues, u tha se synimi i Qeverisë së Kosovës për themelimin e Agjencisë së Tatimit dhe Doganës së Kosovës është edhe një sfidë para vetes për të pasur një agjenci moderne tatimore e cila do të sigurojë efikasitet dhe drejtësi për qytetarët dhe bizneset gjatë përmbushjes së detyrimeve të tyre tatimore si dhe për krijimin e lehtësirave për të zhvilluar biznes në shtetin e Kosovës.

    Gjatë diskutimit, ministri i Financave Avdullah Hoti theksoi se gjatë kësaj periudhe, pra nga diskutimi i parë e deri më tani, janë zhvilluar takime të shumta me palët e interesit për të cilat tha se është shumë mirënjohës për ndihmën dhe kontributin e tyre për ta kompletuar këtë Ligj dhe theksoi se kanë pasur edhe vlerësime të larta nga ta se ky Ligj është i hartuar mirë dhe në mënyrë shumë profesionale.

    “Njëkohësisht vlerësoj lartë edhe punën e Grupit Koordinues të Ministrisë së Financave, Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës për përgatitjen e këtij Ligji i cili do të dorëzohet së shpejti në Qeveri për miratim”, tha ai.

    Gjithashtu Hoti shtoi se në janar të vitit 2017 do të filloj së zbatuari edhe ky ligj me të cilin themelohet Agjencia e të Hyrave e Kosovës ku do të shihen edhe efektet e para të një agjencie të vetme të të hyrave tatimore, qasja ndryshe për qytetarët dhe bizneset, “pra do të kemi një modernizim tatimor i cili do të jetë në harmoni me legjislacionin e BE-së si dhe është një nga reformat më të mëdha në Administratën Publike në Kosovë”.

    Ndërsa kryesuesi i Grupit Koordinues për bashkimin e Doganës dhe ATK-së, Ekrem Hysenaj tha se për ta përfunduar një ligj të tillë i cili ka për qëllim krijimin e një agjencie të vetme të të hyrave është dashur të zhvillohen aktivitete të shumta me të gjitha palët e interesit, ku Grupi Koordinues ka marrë të gjitha sugjerimet dhe e ka bërë draftimin e “Projektligjit për Agjencinë e Tatimit dhe Doganës së Kosovës” sipas të cilit përcaktohen parimet bazë të organizimit, funksionimit, kompetencat, të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia e punës, si dhe çështje tjera të cilat lidhen me funksionimin e Agjencisë nga viti 2017 e tutje.


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleJa cilët të akuzuar nga “Grupi i Kumanovës” u keqtrajtuan nga policët specialë
    Next Article Vendi i dyshuar për varrezë masive pret urdhrin e prokurorit
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.