Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»Mendoj për zinanë, cila është dispozita për mendimin e keq?
    Qendrime Islame

    Mendoj për zinanë, cila është dispozita për mendimin e keq?

    Dija OnlineBy Dija Online18-02-201805 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    Nëse një njeri mendon me gjithë vetëdije në ndonjë gjë të keqe si zinaja, a është harram mendimi në këtë pa e shprehur me gojë?

    Përgjigja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Profeti (Bekimi dhe paqja qofshin mbi të!) thotë: “Vërtet, Allahu i falë umetit tim për ato gjëra (të këqia) që i mendon derisa mos të veprojë apo flasë.” (Buhariu)

    Nga ky hadith kuptojmë se njeriu nuk jep përgjegjësi për ato gjëra të këqija që i bien në mendje, derisa mos të veprojë apo flasë.

    Kurse nga Ibn Abbasi, radiallahu anhuma, trasmetohet se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) i është transmetuar nga Krijuesi i tij i Madhëruar, i cili ka thënë:

    “Vërtet, Allahu i ka caktuar veprat e mira dhe veprat e këqia. Pastaj këtë e ka sqaruar: ‘Kush dëshiron ta bëjë një vepër të mirë, por nuk e vepron, Allahu tek ai do ta shkruajë si vepër të mirë të plotë. Por, kush dëshiron ta bëjë një vepër të mirë dhe këtë e bën, Allahu do t’ia shkruajë dhjetë vepra të mira, deri në shtatëqind shpërblime dhe me shumë. Kush dëshiron të veprojë një vepër të keqe dhe nuk e vepron, Allahu tek ai do ta shkruajë si vepër të mirë të plotë, por nëse dëshiron dhe e bën, Allahu do t’ia shkruajë si një vepër të keqe’.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Në këtë hadith kudsi sqarohet se nëse njeriu mendon një të keqe, por nuk e vepron ai do të shpërblehet, pasi e ka ndaluar veten nga të vepruarit e asaj vepre të keqe dhe kjo në formë të përgjithshme pa marrë parasysh çfarë është shkaku i mosveprimit të veprës.

    Por kjo nuk lejohet të nënkuptohet kështu dhe këtë nuk e thotë askush nga dijetarët.

    Kur të konstatohet një çështje në sheriatin e Allahut, atëherë ajo duhet të jetë rezultat i krahasimit të të gjitha citateve që flasin për atë çështje dhe në fund të përcaktohet dispozita.

    Në një nga transmetimet e hadithit të lartpërmendur ka ardhur shtesa: “Për shkak se ai e ka lënë atë vepër të keqe (pa e bërë) për hir Timin (Allahut)”. Do të thotë është larguar nga vepra e keqe nga frika prej dënimit të Allahut.

    Kështu që, patjetër, duhet të shikohet në arsyen e mosveprimit të asaj vepre të keqe. Prandaj shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) kur e komenton këtë hadith në librin “Talikat ala erbeine nevevije” thotë:

    “Argumentet e përgjithshme aludojnë se atij të cilit i shkon mendja të bërë një të keqe dhe nuk e vepron, mund të jetë tri kategori:

    Kategoria e parë: Të mundohet ta veproj atë (praktikisht) dhe ta jap mundin, por nuk arrin ta veprojë për shkak të rrethanave. Atij i shënohet një mëkat i plotë.

    Kategoria e dytë: Të mendoj në të keqe por nuk e vepron nga frika prej Allahut të Lartësuar. Atij Allahu ia shënon një shpërblim të plotë.

    Kategoria e tretë: Ai që mendon për të keqe, por nuk e vepron atë, jo nga pamundësia apo frika ndaj Allahu, por e lënë nga vetja e tij pa ndonjë arsye konkrete. Ky nuk ka as shpërblim e as mëkat.

    Ky kategorizim është mjaft i qartë dhe sqaron esencën e kësaj problematike.

    Tani mbetet të sqarohet edhe një pikë që ka të bëjë me këtë çështje dhe me këtë plotësohet perceptimi i çështjes me lejen e Allahut.

    Ajo është nëse njeriu mendon për imoralitet (zina), me ndonjë femër, por e tëra është se ai vetëm mendon rreth saj dhe thellohet në këto mendime, por praktikisht nuk vepron asgjë. Me fjalë të tjera paramendon marrëdhënie intime (apo gjëra që kanë të bëjnë me të) me ndonjë femër, por ai praktikisht nuk bënë gjë dhe po ta kishte mundësinë me vepër ta bënte, nuk do ta bënte. Çfarë është dispozita e këtij personi dhe a ka mëkat ai në këto mendime?

    Nëse personi i tillë e bën këtë me dëshirë, vetëdije dhe thellohet në mendime të tilla, duke ndjerë kënaqësi dhe epsh, atëherë ai ka mëkat. Pasi qëllimi nga mendimet nga të cilat është i falur muslimani janë ato mendime që zakonisht u vijnë njerëzve pa pasur dëshirë ata si në formë të vesveseve, ideve të padëshiruara, cytjeve të cilat shejtani i fut në mendjen e njeriut, etj. Pra është fjala për ato mendime të cilat i bien ndërmend muslimanit pa dëshirën e tij dhe ai e ndien veten të shqetësuar pse futen në kokë ato mendime. Por, nëse në mendime të tilla ai vazhdon me dëshirë, i kultivon ato, ndien kënaqësi dhe epsh, atëherë ato mendime kalojnë në mëkate. Pasi edhe të ndjerët e kënaqësisë dhe vazhdimi me dëshirë ne këto është lloj i veprës dhe ai ka mundësi t`i ndërpresë ato. Këtë problematikë, në këtë formë, mjaft mirë e sqaron Nadhim Muhamed Sultan në librin e tij “Kavaid ve fevaid min erbeine neveije” faqe 328. Allahu e di më së miri.

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleA kam të drejtë të marr në bankë para me kamatë?
    Next Article Kam shkuar me një vajzë, por e kuptova që nuk është e virgjër, a ta ndërpres lidhjen apo ta vazhdoj lidhjen e të bëj martesë?
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.