Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Maqedoni, zgjedhjet nën hijen e Kryqit gjigant
    Lajme

    Maqedoni, zgjedhjet nën hijen e Kryqit gjigant

    Dija OnlineBy Dija Online08-04-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Një javë para zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoni, në kryeqytet do të vendoset një kryq tjetër gjigant ortodoks, që do të ngrihet nga një OJQ e afërt me partinë në pushtet. Kryqi i çeliktë, i cili sipas autorëve do të jetë mbi 50 metra i lartë, është duke u finalizuar shpejt në komunën Aerodom të Shkupit. Ai pritet të përurohet për pashkët ortodokse më 20 prill.
    Derisa iniciuesi i projektit, Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) insiston që kjo ngjarje do të jetë vetëm kulturore, inaugurimi është përcaktuar të ndodhë pak para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme më 27 prill. “Këtë vit, populli i Maqedonisë do të shënojë ringjalljen e Krishtit me kryqin e tretë më të madh në botë”, tha kryesuesi i KBM-së Todor Petrov.

    Ai tha se kryqi me ngjyrë ari do të peshojë 80 tonë, do të jetë 56 metra i lartë dhe do të ketë gjerësinë prej 34 metrash.

    Gjatë ceremonisë në nëntorin e kaluar, u tha se kryqi do të jetë shumë më i vogël, 22 metra lartësi. Kryqi po ndërtohet me donacione, thotë KBM-ja.

    Kongresi shihet si i afërt me partinë në pushtet. Këshilli i Komunës Aerodrom ka lejuar ndërtimin e këtij kryqi me votat e deputetëve komunalë të VMRO DPMNE-së.

    Maqedonia tashmë ka një kryq të lartë 66 metra, të vendosur në malet Vodno në Shkup. Kryqi quhet ‘Kryqi i Mileniumit’ dhe është ngritur me ndihmën e qeverisë në vitin 2001, e cila atëherë ishte e kontrolluar nga VMRO DPMNE-ja.

    Sikur edhe kryqi i lartë në Malin Vodno, edhe kryqi i ri ka potenciale që të shkaktojë tensione etnike dhe fetare në Maqedoni, e cila ka një numër të madh të komunitetit mysliman shqiptar. Disa maqedonas shekullarë e konsiderojnë këtë kryq një shtesë të panevojshme në peizazh.

    Vendimi për të miratuar kryqin rrodhi në mes të spekulimeve të rrjeteve sociale që thoshin se një projekt investimi i Turqisë për ndërtimin e katër rrokaqiejve do të mund të ndryshonte demografinë e zonës së Aeroportit në disavantazh të maqedonasve të krishterë.

    Disa druajnë nga fluksi i blerësve myslimanë në bastionin e maqedonasve të krishterë ortodoksë. Ndërtimi i kryqit gjigant është paralajmëruar njëkohësisht kur edhe u mohuan thashethemet që turqit kanë planifikuar ndërtimin e xhamive këtu.

    Autoritetet komunale dhe Kongresi Botëror i Maqedonisë mohojnë faktin se kryqi ka të bëjë diçka me komunitetin mysliman, ose se ai po ndërtohet nga frika që mund të prodhojë projekti turk.  /Birn

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticlePesë të akuzuar në një rast të falsifikimit të parave
    Next Article Zyrtari izraelit konfirmon sulmin kimik në Siri
    Dija Online

    Related Posts

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    15-10-2026

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    15-10-2026

    Përmbytjet në Stamboll lënë dy të vdekur dhe detyrojnë mbylljen e shkollave

    15-10-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.