Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Liberalizimi i vizave pa pasoja negative: Kërkesat për azil nga Kosova në rënie
    Fokus

    Liberalizimi i vizave pa pasoja negative: Kërkesat për azil nga Kosova në rënie

    EMBy EM22-12-202502 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Liberalizimi i vizave pa pasoja negative: Kërkesat për azil nga Kosova në rënie
    Liberalizimi i vizave pa pasoja negative: Kërkesat për azil nga Kosova në rënie
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Në vitin e dytë pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën, është shënuar rënie e dukshme e kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Evropian. Ky zhvillim vjen pas një viti të parë sfidues, kur u regjistrua rritje e aplikimeve për azil nga qytetarët e Kosovës.

    Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 29 shtete të zonës Schengen, kryesisht vende anëtare të BE-së, për qëndrime deri në 90 ditë brenda një periudhe gjashtëmujore. Që në fillim të këtij procesi kishte shqetësime se liberalizimi i vizave mund të nxisë migrim të parregullt dhe rritje të kërkesave për azil.

    Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian (Eurostat), gjatë vitit të parë të liberalizimit, më 2024, numri i azilkërkuesve nga Kosova ishte rritur. Megjithatë, ky trend ka ndryshuar në vitin e dytë. Edhe pse muaji janar i këtij viti shënoi numrin më të lartë të kërkesave për azil për një fillimviti, në muajt pasues u regjistrua rënie e ndjeshme.

    Në disa muaj, numri i kërkesave për azil ishte madje më i ulët krahasuar me vitet para liberalizimit të vizave. Ky zhvillim shihet si sinjal pozitiv, pasi udhëtimi pa viza është i dedikuar për qëllime turistike, vizita familjare apo arsye të ngjashme, dhe jo për punësim apo përfitime sociale.

    Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është ulja e numrit të azilkërkuesve nën moshën 14 vjeç, e cila këtë vit ka qenë drastike. Po ashtu, dallimi gjinor në aplikimet për azil, që më herët ishte i theksuar në favor të burrave, është zvogëluar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit.

    Ky trend konsiderohet lajm i mirë për Kosovën, pasi rritja e madhe e aplikimeve për azil mund të rrezikojë liberalizimin e vizave. Bashkimi Evropian ka në dispozicion Mekanizmin e Pezullimit të Vizave, përmes të cilit mund të pezullojë përkohësisht udhëtimin pa viza për vendet që shënojnë keqpërdorime ose rritje të migrimit të parregullt.

    Së fundmi, Këshilli i BE-së e ka përfshirë Kosovën në listën e vendeve të sigurta të origjinës, me synimin për të përshpejtuar kthimin e migrantëve dhe për ta bërë më të vështirë kërkimin e azilit nga qytetarët kosovarë në BE.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleKomisioni Evropian zbut masat ndaj Kosovës, 216 milionë euro lirohen pjesërisht
    Next Article IHMK: Kosova ka mesatarisht 26 ditë me mjegull në vit – rreziqet dhe masat mbrojtëse
    EM

    Related Posts

    FP: Fundi i azilit

    19-06-2026

    FP: Fundi i politikave klimatike

    19-06-2026

    FP: Fundi i transatlantizmit

    19-06-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.