• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava
  • Bashkësia Islame e Kosovës fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet
  • Abbas: Roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm
  • Ministria e Arsimit e Shqipërisë, për shkak të situatës së rënduar të reshjeve, ka vendosur për ndërprerje të mësimit në disa shkolla
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Letër nga një mjek norvegjez nga Gaza

Letër nga një mjek norvegjez nga Gaza

0
By Dija Online on 21-07-2014 Informacione, Tema

Letër nga një mjek norvegjez nga Gaza

Të dashur miq,
Nata e mbrëmshme qe ekstreme. “Pushtimi tokësor” i Gazës rezultoi në dhjetëra të vrarë dhe automjete të mbushura me palestinezë të të gjitha moshave të gjymtuar, të shqyer, që kullonin gjak, ngjitheshin e vdisnin – të gjithë civilë, të gjithë të pafajshëm.

Heronjtë në ambulancë dhe në të gjithë spitalet e Gazës janë duke punuar me turne 12-24 orëshe, të zverdhur nga lodhja dhe ngarkesa çnjerëzore (pa rroga në spitalin Shifa për katër muajt e fundit), kujdesen, vënë përparësi, orvaten të kuptojnë kaosin e papërshkrueshëm të trupave, shifrave, gjymtyrëve, që ecin, që nuk ecin, që marrin frymë, që nuk marrin frymë, që rrjedhin gjak, që nuk rrjedhin gjak. NJERËZ!

Bs66NGiCQAAaOv_

Tani, të trajtuar edhe njëherë si kafshmë nga “ushtria me morale e botës”.
Respekti im për të plagosurit është i pafundëm, në vendosmërinë e tyre të përmbajtur në mes të dhimbjes, agonisë dhe shokut; admirimi im për stafin dhe vullnetarët është i pafund, afërsia ime me “sumud-in” palestinez me jep forcë, edhe pse hera-herës dua thjesht të klith, të shtrëngoj dikë, të qaj, të kundërmoj aromën e lëkurës dhe flokut të një fëmije të ngrohtë, mbuluar në gjak, të mbrojmë vetet në një përqafim të pafund – por këtë nuk e përballojmë dot as ne, as ata.

Fytyra të mbuluara nga hiri – oh JO! Mos, edhe një tjetër ngarkesë të gjymtuarish që kullojnë gjak, ne kemi akoma liqenet e gjakut në dyshemenë e urgjencës, pirgje fashosh kulluese të ngopura me gjak për të pastruar – oh – pastruesit, kudo, që largojnë me shpejtësi gjakun dhe copëzat e hequra të mishit, flokët, rrobat, tubat – mbetjet nga të vdekurit – të gjithë të larguar që aty … për t’u përgatitur sërish, për t’u përsëritur e tëra kjo. Më shumë se 100 raste mbërritën në spitalin Shifa në 24 orët e fundit. Shumë për një spital të madh të mirëtrajnuar dhe të mirëpajisur me gjithçka, por këtu – pothuaj asgjë: s’ka energji, ujë, aksesorë, ilaçe, tavolina operacioni, instrumenta, monitorë – të gjitha të ndryshkura, sikur janë marrë nga muzetë e spitaleve të së djeshmes. Por ata nuk ankohen, këta heronj. Ecin kështu, si luftëtarë, me kokën lart, jashtëzakonisht të vendosur.

Dhe ndërsa shkruaj këto fjalë për ju, vetëm, në një krevat, lotët rrjedhin, lotët e ngrohtë, por të pavlerë të dhimbjes dhe pikëllimit, të zemërimit dhe frikës. Kjo s’mund të jetë ngjarje e vërtetë!
Dhe pastaj, bash tani, orkestra e makinës luftarake të Izraelit fillon sërish simfoninë e saj tmerruese, bash tani: repartet e artilerisë nga barkat e marinës nga bregu, hungërimat e F16-ave, avionët e pështirë pa pilot (në arabisht “zennanis”, çekiçët), dhe Apache-t e rrëmujshëm. Të gjithë të prodhuar në ShBA dhe të paguar prej tyre.

Z. Obama, a ke zemër ti?
Të ftoj të kalosh një natë, vetëm një natë, me ne në Shifa. I maskuar si pastrues, ndoshta.
Jam i bindur 100%, kjo do ta ndryshonte historinë.
S’ka njeri me zemër DHE pushtet që të kthehej nga një natë në Shifa pa vendosmërinë për të ndaluar masakrën e popullit palestinez.

Por të pashpirtët dhe të pamëshirshmit i kanë bërë llogaritjet e tyre dhe kanë planifikuar një tjetër masakër “dahiya” në Gaza.
Lumenjtë e gjakut do të vazhdojnë të rrjedhin natën që vjen. E dëgjoj që i kanë ndezuar instrumentet e tyre të vdekjes.
Të lutem! Bëj çfarë mundesh. Kjo, KJO nuk mund të vazhdojë.

Mads Gilbert MD PhD
Profesor dhe Drejtues Klinik
Klinika Mjekësore e Urgjencës
Spitali Universitar i Norvegjisë së Veriut

 

Shqip: Vehap Kola

– Marrë nga: http://www.middleeastmonitor.com/articles/middle-east/12920-letter-from-gaza-by-a-norwegian-doctor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
27-01-2023

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

25-01-2023

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

25-01-2023

Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm

24-01-2023

Pse duhet bojkotuar produktet serbe?

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.