Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci thotë se korrupsioni, edhe në sistemin gjyqësor, por edhe në institucionet e tjera është i pranishëm dhe nuk mund të mohohet. Mirëpo, thotë se në Gjyqësor ndoshta më tepër është edhe një lloj perceptimi për shkak të natyrës edhe funksionit që kryen. “Në gjykata zakonisht i kemi dy palë edhe sondazhi që është bërë sa i takon kësaj çështjeje, ka dalë që palët e pakënaqura kanë thënë se sistemi gjyqësor është i korruptuar. Ne, në vazhdimësi jemi duke punuar në këtë drejtim. Jemi duke i adresuar çështjet të organet kompetente, për individët që ndoshta janë të “njollosur”. Në anën tjetër, edhe Komisioni disiplinor edhe Zyra e prokurorit për disiplinë adresojnë çështjet e sjelljes së pahijshme të gjyqtarëve që ndoshta nuk hyjnë në rangun e korrupsionit, mirëpo edhe ato ndikojnë në imazhin e Gjyqësorit. Në përgjithësi ne konsiderojmë se ka përmirësime”, ka thënë Peci në një intervistë dhënë për Radio Evropën e Lirë. Megjithatë, Peci konsideron se nganjëherë një perceptim për Gjyqësorin mund të jetë jo i saktë.
Të reja
- Dr. Krasniqi selam Albin Kurtit për shaminë: O ndreçe punën mirë ose leje krejt
- Islamofobit patetik Enver Robelli
- “Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës po kërkohet të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor
- Për një KMSH gjithëpërfshirëse
- Iniciativa “Ujë për Jetë” e mbylli kampanjën e ujit falas në Prizren
- Logjikë zullumqarësh për të justifikuar pushtetin
- Iniciativa “Ujë për Jetë” sot vazhdoj me shpërndarje të ujit falas në Prizren
- Iniciativa “Ujë për Jetë” shpërndau ujë falas në sheshin e Prishtinës