Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Konferencë shkencore mbi “islamin ballkanik”
    Lajme

    Konferencë shkencore mbi “islamin ballkanik”

    Dija OnlineBy Dija Online21-05-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Myslimanët ballkanikë përbëjnë rreth 70% të myslimanëve në Zvicër. Bashkëjetesa dhe integrimi i kësaj popullate vazhdon të jetë në qendër të aktualitetit zviceran dhe evropian. Shpesh temat lidhur me fenë mbeten ende tabu dhe i hapin rrugën stigmatizimeve të ndryshme mbi akumulimin e përkatësive të shumëfishta të këtyre diasporave.
    Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë organizoi një konferencë shkencore mbi islamin ballkanik.

    Kjo konferencë hodhi dritë mbi kompleksitetin e realitetit të myslimanëve besimtarë dhe atyre jo praktikues në Zvicrën e ditëve të sotme, përmes intervenimeve kompletuese të ekspertëve dhe aktorëve të terrenit.

    Konferencën e hapi drejtoresha e Universitetit popullor shqiptar në Genevë, Albana Krasniqi – Malaj, e cila përmblodhi shkurtimisht misionet e institucionit si vend pritje dhe formimi, integrimi dhe socializimi për më shumë se 40 nacionalitete të ndryshme.

    Ajo potencoi se ky integrim nuk mbështetet vetëm tek toleranca dhe pranimi i tjetrit, por sidomos tek komunikimi i ndërsjelltë për të siguruar një kohezion social të qëndrueshëm.

    Konferenca ishte konceptuar në tri pjesë. Ajo u drejtua nga Gëzim Ilazi, i ri i gjeneratës së dytë, student dhe anëtar i parlamentit të rinjve.

    Në fjalën e tyre, përfaqësuesit institucionalë vunë theksin mbi rëndësinë që ka një organizim i tillë dhe përshëndetën guximin dhe largpamësinë e UPSH-së për organizimin e kësaj konference si një akt qytetar.

    Manuel Tornare, kryetar i UPSH dhe parlamentar federal, përmendi historinë e mirënjohur të shqiptarëve që në optikën e bashkëjetesës dhe pranimit të tjetrit kanë mbrojtur çifutë gjatë luftës së dytë botërore.

    Kryetarja e Gjenevës, Zonja Salerno, tha se në Gjenevë ne jetojmë mirë me njëri tjetrin dhe se na duhen çelësat e mirëkuptimit për të ndërtuar një kohezion social, sa më të pranueshëm për të gjithë.

    Anna Neubauer, përmes një zhdërvjelltësie retorike vuri në pah se natyra njerëzore ka si tendencë të shoh dualitet dhe dallim, aty ku nuk ka veçse unitet.

    Sipas saj, ky është një potencial shkatërrimtar që asimilon një vizion të qartë, duke vënë më shumë theksin tek dallimet se sa tek ngjashmëritë.

    Ajo më pas solli pozicionet e Konfederatës lidhur me çështjen në fjalë.

    Zonja Bruschëig Graf, inkurajoi dhe vlerësoi punën e UPSH- së, si urë lidhëse midis kulturave dhe që sjell në tryezën debative tema të ndjeshme të aktualitetit që ndihmojnë në krijimin e lidhjeve reciproke e të mirëkuptimit.
    Pjesa e dytë iu kushtua konferencave shkencore të mbajtura nga doktoruesja Barbara Dellëo, si dhe dr.Mallory Schneuëly Purdie ( e cila ishte edhe konsulente e realizimit të filmit “Vështrime mbi islamin ballkanik”).

    Ato bënë një prezantim shkencor duke paraqitur fakte, shifra dhe analiza me qasje sociologjike, që ndihmojnë në zbardhjen e realiteteve të jetuara nga diasporat ballkanike me përkatësi myslimane, në Zvicër.

    Një vend të veçantë në referatet e tyre zuri imazhi i myslimanëve, shpesh diskriminues.

    Përmes rezultateve të studimeve shkencore, ato bënë një përçapje të ç’sendërtimit të këtyre ideve paragjykuese.

    Gjatë bisedës u trajtuan gjithashtu edhe çështjet si bashkëjetesa dhe mirëkuptimi ndërfetar, problematikat që lidhen me praktikat fetare, rreziqet që mund të paraqesin interpretimet dhe rrymat e reja globale etj.

    Kjo konferencë shërbeu si një fillim diskutimi mbi këtë temë kaq të ndjeshme dhe deri diku tabu . Ajo tërhoqi vëmendjen e shumë të pranishmëve gjatë pjesëve të ndryshme të ditës dhe hapi perspektiva dialogu dhe komunikimi midis komponentëve të ndryshëm të shoqërisë zvicerane. /albinfo/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleErdogan: Turqia do të vazhdojë të mbështesë nevojtarët në botë
    Next Article Në rastin ‘Drenica’, gaboi gjykata
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.