Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Fetva»Kam shqetësim të madh, dyshoj se të fejuarit i kanë bërë magji

    Kam shqetësim të madh, dyshoj se të fejuarit i kanë bërë magji

    0
    By Dija Online on 26-03-2015 Fetva

    Pyetja:

    Kam një shqetësim shumë të madh dhe desha të di.
    Sot rastësisht hapa një faqe të një forumi e cila titutllohej: A ju kanë bërë magji? dhe lexova ato që thuheshin aty. Më interesonte magjia për ndarjen e çiftit pasi simptomat që tregonte aty po i përjetoj te sjellja e të fejuarit tim prej disa javësh. Më thotë se vuan për mua, do të bëjë fëmijë, të krijojë familje dhe ditën tjetër nuk më flet me gojë. Një herë thotë më fal, të kam shkaktuar dhimbje, një herë thotë që jam unë që i kam nxirë jetën. Një herë më dashuron marrëzisht dhe një herë tjetër nuk di a më do më. Nuk di më as unë ku te bazohem sepse nuk kam konkretisht një person me njohuri mbi Islamin dhe Kuranin që të flas gojarisht. Në fakt unë kam disa kohë që e sjell në mendjen time një fakt të tillë, pra që atij mund t`i kenë bërë magji dhe dyshoj shumë te një femër (Allahu më falte), e cila ka kohë që tenton të hyjë mes nesh (dhe me sa duket ia ka arritur qëllimit). Nuk po mundem as të komunikoj me të fejuarin dhe jo të pretendoj t`i them të tilla dyshime e aq më tepër ta çoj tek persona të tillë që pretendojnë të shërojnë me anë të Kuranit (nuk di a duhet besuar te këta persona në fakt). Në atë faqe midis të tjerash shkruheshin ajetet nga sure të caktuara të cilat i lexoheshin të prekurit nga magjia. Unë nuk e kam këtë mundësi dhe shpresa e vetme janë lutjet dhe sexhdet që i bëj Allahut natën dhe ditën. Kur njeriu është në hall çfarë nuk bën dhe unë jam duke i përmbledhur këto sure bashkë duke menduar që t`i lexoj vetë (dashtë Allahu), por me dedikim për të fejuarin. Desha të di nëse më lejohet ndonjë foto e tij meqenëse atë nuk kam ku e gjej (dhe të mendosh se jetojmë vetëm 10 minuta larg njëri-tjetrit), pasi ka prerë çdo lloj komunikimi me mua. Të gjitha këto i kam shoqëruar me lutje dhe sexhde ndaj Allahut, por sapo kam hyrë në Islam dhe nuk kam pothuajse aspak informacion.
    Ju lutem më ktheni një përgjigje të shpejtë qoftë dhe nëpërmjet kësaj adrese, ku mund të më sqaroni diçka më konkrete.
    1-A ia vlen mundimi im në këto kushte që dua ta praktikoj?
    2-A duhet në të vërtetë t`i drejtohemi personave të tille që shërojnë magji me Kuran (kur të tillë pretendojnë shumë në ditët e sotme)?
    -Nëse mund të më rekomandoni ju ndonjë emër të një njeriu të tillë.
    3-A kam shpresë (dashtë Allahu) që veç me lutje dhe sexhde ndaj Tij të përmirësoj situatën në të cilën ndodhem?
    Allahu ju shpërbleftë!
    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Motër e nderuar, ju kërkojmë falje për vonimin e përgjigjes, pasi nuk arritëm t’ju shkruajmë më herët.
    Është shumë problematike të përcaktohet problemi mes një burri e gruaje, pasi ekzistojnë një mori rrethanash që ndikojnë për të krijuar kriza të natyrave të ndryshme në mes tyre. Prandaj ne nuk mund të flasim rreth definimit të problemit dhe a është magji apo jo. Ajo çfarë mund t’ju japim ne janë vetëm këshilla, të cilat ndoshta do t`ju mundësojnë ta evitoni problemin ose të ndërmerrni hapin e qëlluar në krizën me të cilën ballafaqoheni.
    Më së pari mundohuni të kuptoni nga burri juaj se cili është në fakt problemi mes jush. Këtë mund ta bëni duke u ulur me të dhe duke sqaruar se cilat janë problemet konkrete të cilat e bëjnë burrin tuaj të ketë atë sjellje me ju. Nëse ju nuk arrini dot të bisedoni me të, atëherë le ta bëjë këtë dikush tjetër që keni besim ju dhe burri juaj; ai le të flasë me të. Jemi të bindur se mundi juaj në këtë formë do ta ketë efektin e saj, posaçërisht nëse janë probleme të natyrës organike ose konkrete.
    Gjithashtu edhe duaja dhe lutja ndaj Allahut të Lartësuar të cilin ju e bëni, vazhdoni ta bëni çdo herë dhe në çdo kohë. Edhe nëse i mblidhni lutjet e ndryshme nga Kurani dhe lutjet e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, dhe i lexoni ato herë pas here duke iu mbështetur Allahut që t’ua zgjidhë problemin, bën dhe lejohet. Nuk është e nevojshme që të keni para vetes fotografi të burrit, që të bëni lutje për të, madje kjo edhe nuk është e lejuar. Mjafton që ju të jeni e sinqertë ndaj Allahut të Madhërishëm dhe Ai e di më së miri gjendjen tënde dhe të të gjithë njerëzve.
    Ndërsa sa i përket shkuarjes te hoxhallarët që shërojnë nga magjia, themi se mund të kontaktoni edhe me ta dhe të konsultoheni, por kini kujdes se të tillët janë të paktë. Shumica e atyre që pretendojnë se bëjnë shërimin me magji janë mashtrues dhe merren me forma të veprimeve të ndaluara vetëm që t’i mashtrojnë njerëzit. Ne do të dërgojmë adresa të hoxhallarëve që shërojnë me Kuran dhe lutje profetike, që të mund të kontaktoni me ta.
    Për fund, ju këshillojmë që të mbështeteni në Allahun e Lartësuar dhe të keni mendim të mirë ndaj Tij dhe dijeni se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, prandaj mos u mërzitni duke e lutur Atë.

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    Mjerë për ata që falen…!

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.