Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»Kam qenë në lidhje me një djalë, por është bërë fetar dhe më kushtëzon mbulesën
    Qendrime Islame

    Kam qenë në lidhje me një djalë, por është bërë fetar dhe më kushtëzon mbulesën

    Dija OnlineBy Dija Online24-02-201805 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Selam alejkum. Desha të bëj një pyetje. Kam qenë në lidhje me një djalë për një kohë të gjatë, por tash jemi ndarë sepse djali ka ndryshuar në aspektin e fesë shumë, edhe pse në kohën kur kemi qenë bashkë ka qenë fetar, por jo në këtë mase që është sot. Lidhja jonë ka përfunduar për shkak të mbulesës. Dëshira e tij ka qenë që ta vë mbulesën dhe t’i përkushtohem tërësisht parimeve fetare, edhe pse prindërit e mi janë kundër këtij veprimi dhe unë nuk jam e gatshme që ta vë mbulesën tani dhe e konsideroj si kusht të tij vënien e mbulesës.

    A është e drejtë ajo çfare ai e vë si kusht fenë se nëse nuk përmbushen dispozitat fetare nuk mund të jemi bashkë. Pres përgjigje nga ana juaj sa më shpejtë. Allahu ju shpërbleftë për punën që bëni.

     

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

    Nuk ka dyshim se burri është përgjegjës për familjen e tij, Allahu xh.sh. thotë: “O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara.” (Et-Tahrimë, 6)

    Dhe Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Çdonjëri prej jush është bari dhe çdonjëri prej jush është përgjegjës për tufën e tij. Imami (prijësi) është bari dhe është përgjegjës për tufën e tij. Burri është bari në familjen e vet dhe përgjegjës për tufën e tij, gruaja në shtëpinë e bashkëshortit të vet është përgjegjëse për tufën e saj. Shërbëtori është bari në kapitalin e zotërisë të vet dhe është përgjegjës për tufën e tij, ndaj, të gjithë jeni barinj dhe të gjithë jeni përgjegjës për tufat tuaj”. (Transmetuan Buhariu, Muslimi dhe tjerët).

    Sipas këtyre argumenteve që cekëm, njeriu do të japë përgjegjësi para Allahut për familjen e tij; familje kemi për qëllim gruan dhe fëmijët. Sipas kësaj çdo djalë e ka përgjegjësinë para Allahut nëse gruaja e tij nuk e vendos mbulesën, pra ky djalë e ka pasur me të drejtë që ta ka bërë kusht që ta vendosësh mbulesën nëse dëshiron të martohesh me të, sepse njeriu nuk e ka të lejuar të martohet me një grua nëse ajo nuk e vendos mbulesën.

    Pra ai djalë e ka pasur me të drejt për veprimin e tij.

    Ndërsa ty motër të këshilloj që ta vendosësh mbulesën sa më parë sepse mosvendosja e mbulesës është një haram i madh. Allahu xh.sh thotë: “O Pejgamber! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (mbulesën) e tyre mbi gjithë trupin e tyre.” (El Ahzab, 59)

    Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Janë dy lloje njerëzish nga banorët e xhehenemit, të cilët unë i kam parë: një grup njerëzish me kamxhik në dorë si bisht lope, me të cilët rrahin popullin, dhe gratë me rroba të veshura, mirëpo të zhveshura (gjysmëlakuriq), ecin me mendjemadhësi dhe shtrembërim, në kokat e tyre do të kenë (model flokësh) sikurse gungat e deveve të thata (dobëta). Këta nuk do të hyjnë në xhenet dhe as që do ta nuhasin erën e tij, edhe pse kjo erë mund të nuhatet nga një largësi e madhe.” (Muslimi 2128.)

    Transmeton Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Në fund të umetit tim do të ketë femra të veshura, mirëpo të zhveshura; në kokat e tyre do të kenë (model flokësh) sikurse gungat e deveve. Mallkojini ato sepse ato janë të mallkuara.” (Taberaniu në Muxhem Es-Sagir f. 232 dhe shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih El hixhab f.56.)

    Po ashtu, Abdullah ibn Amr ibn Asi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Do të ketë në fund të umetit tim disa burra të cilët do të hipin në shala të cilat i përngjajnë mjeteve transportuese (komode), do të zbresin para dyerve të xhamisë, (me) gratë e tyre janë të veshura, mirëpo të zhveshura, në kokat e tyre do të kenë (model flokësh) sikurse gungat e deveve të thata (dobëta). Mallkojini ato sepse ato janë të mallkuara. Sikur të kishte pas jush ndonjë popull prej popujve do t’i shërbenin grat tuaja grave të tyre ashtu sikurse po ju shërbejnë juve gratë e popujve para jush.” (Imam Ahmedi në Musnedin e tij nr. 7083 dhe Ahmed Shakir ka thënë se hadithi është sahih 12/36.)

    Dhe shumë argumente të tjera të cilat tregojnë vlerën e mbulesës dhe mëkatin e madh të zhveshjes.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleKam shkuar me një vajzë, por e kuptova që nuk është e virgjër, a ta ndërpres lidhjen apo ta vazhdoj lidhjen e të bëj martesë?
    Next Article Nuk kam asnjë vullnet për mësime, a mos e kam nga shejtani?
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.