Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»Kam qenë e fejuar, por jemi ndarë se atij i ka humbur dëshira për kontakt seksual
    Qendrime Islame

    Kam qenë e fejuar, por jemi ndarë se atij i ka humbur dëshira për kontakt seksual

    Dija OnlineBy Dija Online08-02-201803 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    Allahu ju shpërbleftë për punën që bëni. Jam një motër që e lexoj faqen tuaj. Lexova pyetjen “kam probleme me kontaktin e parë seksual”. Aty ju shumë mirë e kishit shpjeguar problemin dhe brenga ime është këtu. Jam 24 vjeçe, kam qenë e fejuar me shumë se 2 vjet dhe shumë mirë kemi shkuar me njëri-tjetrin, për asgjë nuk jemi fjalosur dhe për këtë gjithmonë kam falënderuar Allahun. Mirëpo, problemi lindi pas kontaktit të parë seksual. Hera e parë ishte gjithçka në rregull, mirëpo pas një kohe me të fejuarin ishim me pushime dhe provuam përsëri të flemë bashkë, mirëpo nuk kemi mundur sepse kur ishim bashkë, ai e humbte ndjenjën për marrëdhënie seksuale dhe gjithmonë më thoshte se kjo i ndodh kur jemi bashkë. Për këtë arsye edhe jemi ndarë pas 2 vitesh fejesë. Iu drejtova juve sepse lexova pyetjen me të njëjtën përmbajtje dhe mendoj se përgjigja ime është në pikën 3, por tek kush është problemi, tek ai apo tek unë? Rreth shërimit të magjisë (sihrit) kam lexuar se bëhet me Kuran dhe personi të jetë prezent, mirëpo me atë person gati 2 muaj nuk kam asnjë kontakt sepse ai është në shtetet perëndimore. A ka ndonjë zgjidhje tjetër, ju lutem më këshilloni se çfarë të bëj!
    Kërkoj falje që jam shprehur kështu.

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Së pari, më duhet të bëj vërejtjen e njëjtë të cilën ia kemi bërë pyetëses së parë në lidhje me dallimin mes fejesës dhe martesës dhe këtë e kemi sqaruar në fillim të përgjigjes së mëhershme.

    Pastaj, në lidhje me problemin konkret tuajin, themi se është e mundur të jetë magji ashtu siç është e mundur të ketë magji ai apo ju. Me një fjalë, nuk është e sigurt se pasi ai e humb ndjenjën për marrëdhënie, të jetë ai i goditur nga magjia, pasi reflektimi i magjisë mund të jetë i dyanshëm.

    Ne do t`ju këshillonim të kontaktoni hoxhallarët të cilët merren me rukje (shërim me Kuran dhe lutje profetike) dhe me ta të diskutoni situatën dhe nëse është e saktë se keni magji, atëherë mund të filloni shërimin tek ata. Por të keni kujdes se njerëzit të cilët shërojnë sipas rregullave të sakta sheriatike janë të paktë. Ndërsa shumica e atyre të cilët pretendojnë se shërojnë nga magjia janë njerëz pseudohoxhallarë, të cilët përdorin metoda të ndaluara të shërimit, si hajmalitë, falli, bashkëpunimi me xhin. Madje shumica e tyre janë mashtrues, matrapazë të cilët me truqe të ndryshme shfrytëzojnë gjendjet e njerëzve që të arrijnë përfitim material.
    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleA e kam gjynah pasi pa dëshirën time nënshkruaj tenderë mashtrues?
    Next Article A plotësohet kushti që të shkurtoj namazet dhe t’i bashkoj ato?
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.