Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Jusuf Thaçi: Sot ishte testi i dallavereve, jo i arritshmërisë
    Lajme

    Jusuf Thaçi: Sot ishte testi i dallavereve, jo i arritshmërisë

    Dija OnlineBy Dija Online23-05-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi ka treguar se ka vizituar sot disa shkolla të nënta në Prishtinë ku është mbajtur testi i arritshmërisë.

    Por, Thaçi ka thënë se aty ka parë gjithçka tjetër përveç regull.
    “Vizitova të gjitha qendrat e testimin në Prishtinë dhe nëpër klasat e testimit bëhej zhurmë, nxënësit komunikonin me njëri-tjetrin, nxënësit ngriheshin nga vendi i tyre, ishte i mundur kopjimi, aty këtu përdoreshin edhe telefonat, etj., etj..”, ka treguar Thaçi, në një postim në Facebook.
    Ai ka rekomanduar që menjëherë të themelohet një mekanizëm për mbajtjen e testeve kombëtare e cila pastaj do të vlerësonte realisht secilin nxënës.
    “Urgjentisht duhet të themelohet Qendra Shtetërore për Vlerësim dhe Standarde dhe ajo duhet të ketë kuadro e mjete të duhura për të administruar të gjitha testet nacionale në përputhje me procedurat, kriteret dhe standardet ndërkombëtare. Deri atëherë, na mbetet vetëm të vajtojmë se në çfarë gjendje jemi dhe të hamendësojmë se çfarë rezultatesh vërtet janë duke arritur nxënësit”, ka shtuar ai.
    Lexojeni të plotë reagimin e Drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi:
    Sot u mbajt Testi i Arritshmërisë për klasët e 9-a.
    .
    Dhe…?!
    .
    Çfarë të them, veçse thënien Cezariane (të modifikuar): “Vajta, Pashë, u Lemerisa!”.
    .
    Vizitova të gjitha qendrat e testimin në Prishtinë dhe nëpër klasat e testimit bëhej zhurmë, nxënësit komunikonin me njëri-tjetrin, nxënësit ngriheshin nga vendi i tyre, ishte i mundur kopjimi, aty këtu përdoreshin edhe telefonat, etj., etj..
    .
    Më e keqja është se e gjithë kjo shihej si e zakonshme e si normale nga shumica e nxënësve, administratorëve dhe anëtarëve të komisioneve. Si duket, i vetmi që kishte probleme me perceptimin isha unë!
    .
    Edhe më keq se kjo është fakti që nga krejt kjo më së shumti pësojnë nxënësit e mirë, për dy arsye:
    1. Ata pengohen nga zhurma dhe nga nxënësit e tjerë që ju kërkojnë ndihmë dhe kësisoj nuk mund të japin maksimumin e tyre në test, dhe
    2. Nxënësit më të dobët se ata (për shkak të atyre që u sipër-përmenden) mund të marrin pikë afërsisht sa edhe vet nxënësit e mirë dhe kësisoj zyrtarisht dalin të barabartë.
    .
    Dikush mund të pyes se përse nuk keni ndërmarrë masa!
    Ja përse:
    Problemi nuk është tek organizimi, meqë parimisht organizimi ishte në nivel, por problemi është te mentaliteti i të gjithë të përfshirëve në këtë proces (nxënësit, administratorët e komisionet), për të cilët të gjitha këto lëshime janë normale dhe të tolerueshme. E për fat të keq, ky mentalitet nuk mund të ndryshohet brenda ditës me ndonjë masë apo me ndonjë vendim.
    .
    Dikush mund të pyes se përse nuk po e anuloni testin!
    Ja përse:
    Vetëm për Komunën e Prishtinës duhen mbi 300 administratorë për ta administruar si duhet testin. Kurse, dhe kjo është për keqardhje, në mbarë Kosovën nuk mund të gjejmë as 50 administratorë profesionistë që kanë kualifikime, përvojë dhe ndjeshmërinë e nevojshme për të qenë administratorë të testimeve. Andaj, edhe po të anulohej testi i sotshëm, nuk kam në dorë ndonjë mekanizëm apo resurs për të organizuar një testim tërësisht korrekt e profesional në këto kushte e rrethana.
    .
    Dikush mund të pyes se çfarë duhet të bëjmë atëherë!
    Ja çfarë:
    Urgjentisht duhet të themelohet Qendra Shtetërore për Vlerësim dhe Standarde dhe ajo duhet të ketë kuadro e mjete të duhura për të administruar të gjitha testet nacionale në përputhje me procedurat, kriteret dhe standardet ndërkombëtare. Deri atëherë, na mbetet vetëm të vajtojmë se në çfarë gjendje jemi dhe të hamendësojmë se çfarë rezultatesh vërtet janë duke arritur nxënësit.
    .
    .
    “Zot dënoi, sepse do duhej ta dinin se çfarë po bëjnë!” /Indeksonline/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleDhunon bashkëshortin, arrestohet në flagrancë
    Next Article Pas Demaçit dhe Milazim Krasniqit, edhe Dr. Shefqet Krasniqit kundër homove
    Dija Online

    Related Posts

    Kodi Civil është në konsultim publik, zëri juaj vlen andaj merrni pjesë aktivisht në proces

    06-11-2026

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    15-10-2026

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    15-10-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Kodi Civil është në konsultim publik, zëri juaj vlen andaj merrni pjesë aktivisht në proces

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.