Jam 16 vjeçe dhe nje djale nga medreseja nuk me hiqet nga mendja

0

Pyetja:

“Allahu ju shperbleft spari kerkoj te mos ma shihni per te madhe për pytjen qe po u`a bej mirpo se di kend me e pyt mbasi feja eshte vet keshill nese kish mundesi me me tregu dhe me me keshillu …. jam nje vajz 16 vjeqare tash dy vite gati falem elhamdulilah allahu ma ka mundesu qe qdo dite me msu diqka te re per islamin pytja ime eshte kjo? kur kom fillu me u fal kam qen fillestare ne islam dhe shum gjera si kam dit ne ate kohe gati ndoshta para 2viteve nje vella musliman nga medresja ka desht me u njoftu me mu une skam dit dhe kam pranu me fol me ate mirpo vetem ne internet dhe ne telefonn kemi bisedu nje kohe te gjat mirpo me von nuk kemi bisedu.tash elhamdulilah allahu ma ka mundesu me e kuptu se kom gabu dhe elahmdulilah jam pendu mirpo eshte diqka se nga mendja ai vella nga medresja nuk me largohet kur thjesht jom e dashurume ne ate me bisedu nuk bisedoj me te ma ka munsu me kuptu allahu se ajo eshte e ndaluar mipro per ate vella gjithmon mendoj saher ta shoh se di nuk mundem me e haru ate jam munduar mipro nuk kam mujt tash dy vite ende e kam ne mendje dhe shume dashuroj … …pytja tjeter eshte se gjithmon ne sexhde ne nafile bej dua qe allahu me ma mundesu mu bashku me ate vella kur eshte hajr per mu ?pytja tjeter eshte se tash dy vite edhe pse tash nuk bisedoj me ate vella mipro kur e shoh se di gjithmon mendoj per ate vella jom mundu per me haru mirppo nuk kom mujt kom fal namaz istihare mirpo me nje fjal shum e dashuroj ate ede pse ai ndoshta tash e do dikend tjeter mipro une nuk kom mujt me haru a eshte kjo caktim i allahut apo mundet me qen nga shejtani ? meqe asgje as e keqe as e mir nuk ndodh pa deshiren e allahut ….ndoshta shum pytje e pakuptimt mipro menxi e kom mar guxim me ju pyt juve nese mundeni me me tregu per te gjitha kto dhe ju kisha lut me me keshillu me em tregu se qka eshte me se mir me vepru une ….edhe diqka kisha pas deshir me dit se une që dy vite qe falme allahu ma ak mundesu dhe kuranin me lexu te teren arabisht ma ka mudnesu me fitu diej me fitu devotshmeri me lexu per fe islame gjtihe keto i bej maq ka mudnesu allahu elahmdulilah .. mipro ate vella edhe pse shum kom deshir me e haru mirpo diqka me ndalon nuk mundem me e haru edhe pse ai e do dikend tjeter sa kom ndegju prej te tjerve mirpo prap se prap nuk kom mujt me haru kisha pas deshir me me tregu per te gjitha ne menyre sa me te mir qe me i kuptu edhe me me keshillu qka te bej en ket rast qka te veproj qka eshte mir te bej ?ma boni hallal e teprova mipro mma boni hallall se pasha allahun menxi kom shkru keet leter mirpo skom dit e sdi kend me e pyt es selamun alejkum Aallhu ju shperbeft”

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari ju dëshirojmë mirëseardhje në faqen tonë dhe ju themi se ndiejmë kënaqësinë që keni gjetur besim te ne dhe na keni shkruar për problemin tuaj. Lusim Allahun e Lartësuar t’ju forcojë në besim, t`ju udhëzojë në bërjen e punëve të mira dhe t‘ju japë lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.

Nga ajo që lexuam në letër na bënë të gëzohemi se si një vajzë në moshën e saj më të mirë, me të gjitha mundësitë që ka të shkojë pas kënaqësive dhe epsheve të kësaj bote, ajo refuzon këto dhe dëshiron ta jetoj këtë botë duke qenë rob i Allahut e jo rob i epshit apo shejtanit. Prandaj së pari ju urojmë, pastaj këshillojmë se njeriu që e merr këtë rrugë, patjetër do të ballafaqohet me vështërsi e probleme dhe gjithsesi me ndihmën e Allahut duhet t`i tejkalojë ato për të arritur premtimin e Allahut, thotë Allahu i Lartësuar: “…ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë.”

Sa i përket problemi tënd, së pari përshëndesim ndërprerjen e kontaktit me personin, për arsye se neve në disa përgjigje të tjera kemi përmendur për rreziqet nga kontaktet e këtilla dhe se janë të ndaluara. Kurse çështja se ai djalë nuk ju del nga mendja dhe se e dashuroni do të thoja se ky problem i ka dy mundësi:

E para: Se kjo është ves nga shejtani, që mundohet të arrijë tek ti me anë të këtyre mendimeve. Pasiqë kohën kur keni filluar kontaktimin, por edhe tani, ishit në një moshë që mendimet e tilla janë shumë të ndieshme dhe zakonisht njeriu në atë moshë ka mendime dhe meditime të tilla të shumta. Me një fjalë tjetër, mund të jenë këto probleme të adoleshencës, me të cilat ballafaqohet çdonjeri që arrinë atë fazë. Prandaj mendoj që shejtani zgjodhi këtë lloj të ngacmimit pasiqë ju jeni shumë të ndieshëm në këtë çështje dhe ndikoheni shumë që të arrijë tek ju dhe të mund t’ju largoj nga forma e jetës që ju keni zgjedhur ta jetoni, e nëse nuk mundet në këtë, së paku ka arritur që t`ju bëjë të merreni me këto mendime dhe t’ju largojë nga gjërat e tjera që janë të dobishme për ju, qoftë ajo nga dobitë për këtë botë si mësimi, etj., apo qoftë edhe nga dobitë që kanë të bëjnë për botën tjetër. Prandaj, largohu nga mendimet e tilla dhe përqëndrohu në ato gjëra që përfiton, mbështetu Allahut, lute Atë me dua, dhikër, namaz dhe gjëra të tjera që janë të dobishme për ty.

E dyta: Është e mundur që ajo që e ndien që është dashuri, apo të them më mirë se ai djalë është tërheqës për ju dhe ju ndieni simpati ndaj tij dhe keni dëshirë që të bashkoheni me të, prandaj edhe bëni dua (lutje), për këtë. Çështja e martesës është nga gjërat që nuk janë në dorën e njeriut në përgjithësi, e themi këtë nga këndi se kjo është me caktim të Allahut dhe njeriu në këtë nuk mund të ndikojë dhe ta bëjë të realizueshme çdo martesë që e dëshiron, për shkak se ekzistojnë shumë gjëra dhe rrethana të tjera që ndikojnë në të. Gjithashtu, ajo është edhe çështje e kohës, kurse ju jeni ende e re dhe keni përpara shancin të bëni zgjedhjen e partnerit të përshtatshëm të jetës tuaj, duke e patur parasysh personalitetin tuaj. Prandaj, ju këshillojmë mos të nxitoni në këtë. Muslimani nuk duhet të nxitojë në punët e tilla, mos harro se shumë herë njeriu mendon për gjëra se janë të mira për të dhe i dëshiron ato, kurse ato në esencë nuk janë të dobishme por të dëmshme për ne, këtë na e përkujton Allahu i Lartësuar ku thotë: ” … Ju mund ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.”

Nga letra vërehet, ashtu si e përmendni ju, se ai person nuk tregon interesim për ju, themi se ai që në fillim nuk ka qenë serioz në kontaktin me ju, duke ia shtuar kësaj se ai tani ka kontakte me një vajzë tjetër, ndoshta edhe në të ardhmen do të ketë me dikë tjetër e kështu me radhë, prandaj në këtë punë është shumë e nevojshme të mendosh thellë për shkak se është në pyetje ardhmëria juaj.

Prandaj, së fundi të këshilloj që mos të humbësh kohë me mendime të tilla, por t’u japësh fund këtyre sa më shpejtë, ndoshta për hirë të asaj që ndieni ndaj tij mundesh me anë të ndonjë shoqe tënde që është e afërm me të, të vërtetohesh se a është ai i interesuar për ty, nëse është e kundërta, atëherë bindu se kjo së pari nuk është në të mirën tënde, prandaj edhe Allahu nuk e caktoi që ti të bashkohesh me të, për shkak se ti ke falur namaz istihare dhe Atij iu ke mbështetur. Pastaj, dije se ty Allahu do ta jap të mirën, nëse njeriu e lë një çështje në dorë të Allahut, Ai kurrë nuk do ta tradhtojë atë njeri, Allahu i Lartësuar thotë: “…Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij, Allahu realizon dëshirën e vet dhe Allahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).” (Talak, 3)

Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com