Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Jacobson: Kosovarët në Siri po radhiten me “grupe radikale”
    Lajme

    Jacobson: Kosovarët në Siri po radhiten me “grupe radikale”

    Dija OnlineBy Dija Online14-04-201407 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Në pjesën e dytë të intervistës për Radion Evropa e Lirë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, bën thirrje që të gjitha institucionet të reagojnë ndaj problemit të shkuarjes së kosovarëve për të luftuar në Siri. Ajo flet edhe për gjuhën e urrejtjes që përdorin disa imamë në xhami, e që sipas saj këto fjalimi nuk kanë vend në demokraci…
    REL: Dëshiroj t’ju pyes për mendimin tuaj për luftën në Siri. Disa njerëz po frikësohen nga kosovarët që kanë shkuar për të luftuar në Siri duke thënë se kthimi i tyre në Kosovë mund të jetë shkak për t’u brengosur. Çfarë mendoni ju?

    JACOBSON: Mendoj se kjo është diçka për të cilën duhet të brengosemi të gjithë. Lufta në Siri është gjë e tmerrshme dhe po vazhdon qe një kohë të gjatë. Por, po ashtu këtu në Kosovë jemi të shqetësuar për shkak të kosovarëve të rinj që po shkojnë për të luftuar në Siri duke u radhitur me grupe radikale dhe duke zhvilluar atë lloj ideologjie. Dhe çka ndodh pastaj? E pamë sulmin mbi tre pjesëtarët e xhandarmërisë në Turqi, të cilët u vranë nga një luftëtar në kthim e sipër. E patëm sulmin vetëvrasës me bombë në Irak, i cili u krye nga një kosovar që kishte qenë në Siri. Pra, po, kjo gjë është shumë brengosëse dhe të gjithë duhet të reagojmë ndaj kësaj çështjeje, si bashkësi ndërkombëtare së bashku me Kosovën sepse qartazi ky nuk është problem vetëm i Kosovës, por është problem i tërë botës.

    Po ashtu, mendoj se janë disa mënyra të ndryshme se si të reagojmë ndaj kësaj çështjeje në të cilat duhet të punojmë së bashku. Njëra prej tyre ka të bëjë me reagimin nga aspekti i zbatimit të ligjit. Ligji i propozuar i Kosovës për luftimet në Siri është një hap i mirë i parë. Ne duhet të bashkëpunojmë sa i përket shkëmbimit të informatave rreth asaj se kush janë këta njerëz, ku gjenden ata dhe cilat janë qëllimet e tyre. Por, po ashtu mendoj se duhet të ketë edhe një bashkëbisedim më i gjerë shoqëror, i cili duhet të ndodh. Njerëzit nganjëherë tërhiqen nga këto ideologji radikale. Nganjëherë, për shkak se nuk ndjejnë që kanë mundësitë e tjera, mundësi ekonomike apo mundësi për të marrë pjesë më fuqishëm në bashkëbisedimin që vendi e zhvillon për të ardhmen e vet. Pra, ka të bëjë me çështjen e zhvillimit ekonomik, demokratik, shoqëror dhe arsimor. Mendoj se të gjithë mund të punojmë së bashku për t’i krijuar ato kushte në Kosovë që përbëjnë më pak mundësi për atë lloj të tërheqjes ndaj çfarëdo forme të radikalizmit, qoftë ai islamik apo çfarëdo lloji tjetër të radikalizmit që ekziston.

    REL: Po thoni që duhet të brengosemi. Çka do të thotë kjo? Që ata po kthehen si terroristë? A mund të themi kështu?

    JACOBSON: Mendoj se i kemi parë dy persona, të cilët kanë kryer vepra terroriste, që pohohet se kanë kryer vepra terroriste. Pra, kjo është shenjë e qartë. Kështu qëndron puna edhe në vendet tjera në Evropë. Do të them se nga shumica e bisedimeve të mia me kosovarët e shoh se ata janë shumë krenarë me faktin se kanë një formë të fesë islame tolerante që e respekton shumë-llojshmërinë, ku njerëzit jetojnë së bashku, ku askush nuk mundohet t’ia imponojë dikujt tjetër pikëpamjet e tij/saj. Unë flas me shumë kosovarë, të cilët janë të shqetësuar nga rritja e kësaj forme më ekstreme të islamit. Shumica e kosovarëve nuk e duan këtë gjë. Ata duan ta shohin zhvillimin e një shoqërie shumë-kulturore, shumë-etnike dhe shumë-fetare që bazohet në respektin e dyanshëm. Këtë e dëgjoj nga populli i Kosovës. Këtë e dëgjoj edhe nga qeveria e Kosovës me vite të tëra dhe natyrisht, dhe ne sigurisht e përkrahim këtë gjë.

    REL: Çka mendoni për Bashkësinë Islame të Kosovës? A po e bën punën e vet siç duhet? Shumë njerëz po thonë se Bashkësia Islame nuk po e kryen punën si duhet sepse siç duket gjithçka fillon nga imamët, të cilët predikojnë në xhami. Mund ta kem gabim, por…

    JACOBSON: E kam dëgjuar këtë dhe kemi lexuar për këtë nëpër gazeta. Nuk është puna ime si ambasadore amerikane që ta gjykoj cilindo institucion, përfshirë edhe Bashkësinë Islame. Por, i kam dëgjuar disa prej fjalimeve nga disa prej imamëve, të cilët janë mjaft brengosëse. Disa prej tyre janë mjaft shoviniste. Kjo nuk është një gjë e cila ka vend, në demokracinë e shekullit XXI. Prandaj, mendoj se kjo është diçka për të cilën vetë kosovarët duhet ta ngrejnë zërin. Nuk është aq me rëndësi se çka mendon ambasadorja amerikane. Rëndësi ka çka mendojnë kosovarët. Rëndësi ka se çfarë shoqërie vetë kosovarët e duan; çfarë lloji të fesë dëshirojnë të kenë, si dhe çfarë marrëdhënie ndërmjet fesë dhe shtetit sekular dëshirojnë të kenë. Po ashtu, mendoj se kosovarët do të mund ta ngrejnë zërin pak më shumë rreth këtyre çështjeve.

    REL: Pra, ju mendoni se nuk po e ngrejnë zërin mjaftueshëm? Apo nuk po e thoni këtë?

    JACOBSON: Mendoj se kam dëgjuar mjaft veta që i kanë shprehur shqetësimet e tyre te unë, te ambasada amerikane apo tek ndërkombëtarët e tjerë, por që nuk i kanë shprehur ato në të njëjtën mënyrë në shoqërinë më të gjerë.

    REL: A mendoni se Kosova mund ta humbasë vlerën e saj më të çmuar të paqes dhe tolerancën ndërfetare që e ka pasur për aq shumë kohë?

    JACOBSON: Shpresoj që shumica e popullit të Kosovës që përkrah shtetin sekular, që përkrah shumëllojshmërinë fetare, që përkrah respektin e dyanshëm, ta ngrejë zërin dhe që pastaj këta zëra të jenë ata që do ta trasojnë rrugën drejt të ardhmes.

    REL: Si bashkëpunojnë qeveria e SHBA-së dhe Qeveria e Kosovës rreth kësaj çështjeje?

    JACOBSON: Kemi forma të ndryshme të bashkëpunimit. Për shembull, sa i përket aspektit të zbatimit të ligjit, kemi program shumë të gjerë të bashkëpunimit në fushën e zbatimit të ligjit, që përfshin Departamentin e Drejtësisë, ICITAP-in, si dhe punojmë edhe me policinë. Po ashtu këtu kemi edhe Departamentin e Thesarit, përfaqësuesit e të cilët punojnë në krimet ekonomike dhe ngritjen e aftësive për gjurmimin e rrjedhave financiare. Po ashtu, kemi mundësuar edhe shumë trajnime të hetuesve, prokurorëve dhe gjykatësve, në këtë fushë. Kurse, në aspekt më të gjerë, e përmenda zhvillimin ekonomik, edukimin, qeverisjen e mirë. Kemi programe të shumta në të gjitha këto fusha, duke përfshirë edhe disa programe të reja që do të mundësohen këtë vit për të dërguar më shumë njerëz në SHBA, si për shembull për t’u shkolluar, apo për të mësuar rreth mënyrave se si të ketë përafrim më të mirë me komunitetet pakicë, apo për ta forcuar mënyrën e qeverisjes më përfshirëse në nivelin lokal dhe qendror, që është gjithëpërfshirëse. Pra, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë përmes të gjithë këtyre mekanizmave.

    REL: A mendoni se Kosova ka kapacitet për ta luftuar terrorizmin?

    JACOBSON: Mendoj se kapacitetet e saj po përmirësohen dita-ditës. Nuk mendoj se ekziston ndonjë vend në botë, i cili ka kapacitete që vetë ta luftojë terrorizmin ndërkombëtar. Kjo është një fushë, ku çdo vend duhet t’i zhvillojë kapacitetet e veta të brendshme, por edhe lidhjet me partnerët e vet rajonalë dhe ndërkombëtarë, sepse kjo çështje përbën një përpjekje mbarëbotërore.

     

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleRregulla jetësore të gjysheve tuaja që duhet t’i trashëgoni
    Next Article Rektorja e parë me shami në Turqi
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.