Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»Hoxhë: Burri është shumë i dhënë pas punës sa mua më lenë krejtësisht anash
    Qendrime Islame

    Hoxhë: Burri është shumë i dhënë pas punës sa mua më lenë krejtësisht anash

    Dija OnlineBy Dija Online31-01-201805 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pyetja:

    Përshëndetje!
    Kam një lidhje relativisht të gjatë dhe ka dy vite që kemi lidhur martesë fetare e dasmën me kismet do ta bëjmë këtë vit. Megjithatë, unë nuk po arrij të gjej qetësi dhe kjo po më kushton shumë.
    Burri është shumë i dhënë pas punës (mbase është i detyruar nga kushtet), punon shumë dhe sikur në radhë të parë e ka atë, pastaj vijnë të tjerat. Unë nuk e di ku jam në listën e tij.
    Gjithmonë i ankohem për një kujdes më të madh (në raste “ekstreme” të moskujdesit, se me ato të zakonshmet jam pajtuar). Ai sikur nuk e kupton nevojën time për kujdesin e tij dhe shpesh më thotë që unë i kam të gjitha, s’kam nevojë për kujdesin e tij.
    Unë i kërkoj kujdes, mbështetje morale, shoqëri të tijën ndërsa ai më thotë “përkushtoju punës, puno”.
    Edhe unë punoj, në një punë shteti. Puna ime është goxha e lodhshme dhe e ngarkuar me stres por fitoj pak, dihet standardi ynë. Ndonjëherë kam përshtypjen sikur atij vetëm kjo i intereson.
    Unë mundohem mjaft të arrij në lartësinë që ai kërkon, edhe vetë kam dëshirë të profesionalizohem edhe më tej, punoj dhe ndjek kurse të ndryshme gjuhësh që të jem konkurrente në treg, po magjistroj, por asgjë sikur nuk është e mjaftueshme për të sepse nuk fitoj edhe aq.
    Sikur vetëm kjo të kishte rëndësi. Ndonjëherë ndjehem shumë keq, dhe e vetmuar. Nuk po di si të sillem me të. Kur nuk kujtohet për mua për ndonjë gjë të rëndësishme po mërzitem dhe nuk po i flas, po sillem në kundërshtim me dëshirën time.
    Po të organizoj unë ndonjë dalje jemi në rregull, jemi mirë. Unë e marr gjithmonë në telefon, sikur duhet gjithmonë unë të mbaj lidhjen gjallë, po të mbetet për atë mjafton siç më thotë ” hamë bukë bashkë dhe zgjohemi pranë njëri-tjetrit” (kjo është ajo që po bën ai për mua).
    A kam të drejtë të kërkoj më shumë kujdes nga ai?
    Si ta arrij qetësinë shpirtërore që po më mundon kaq shumë?
    Për më shumë, nëse ankohem për këto gjëra, që shpesh ia kam thënë dhe s’ka ndërmarrë pothuaj asgjë) fajet i kam unë, sepse s’jam në terezi, se jetoj një jetë me ëndrra, nuk jam objektive, jam problematike, mërzitem për gjëra të kota, d.m.th problemi qëndron tek unë.
    Zoti ju shpërbleftë për punën që po bëni dhe për këshillat e mira!

    Përgjigjja:

    Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Gruaja ka një fjalor dhe sjellje tërheqëse të cilat e bëjnë njeriun që ta dojë shtëpinë dhe dëshiron të qëndrojë me gruan dhe fëmijët e tij, e nëse gruaja nuk ia përgatit burrit të saj një ambient të qetë e të mirë brenda shtëpisë, kjo e bën burrin që të qëndrojë në shtëpi aq sa ka nevojë. Pastaj, ti duhest t’i hulumtosh shkaqet të cilat e bëjnë burrin tënd të mos qëndrojë në shtëpi me ty, ka mundësi që ti je shkaktare për shkak të sjelljeve të tua të këqija apo ambienti nuk i pëlqen dhe shkaqe të tjera. Ti duhet ta pyesësh burrin tënd direkt (nëse ti i kryen të gjitha obligimet), se cilat janë shkaqet të cilat e shtyjnë burrin tënd që mos të qëndrojë në shtëpi me ty.
    Kurse sa i përket burrit, i them atij: O vëlla musliman: Nëse kërkimi i rizkut (furnizimit) është shkak që ti të largohesh nga shtëpia jote dhe familja jote e që gruaja jote ankohet se ti nuk je duke i kryer obligimet e tua ndaj tyre, dije se kjo gjendja jote nuk është normale dhe ti pas një kohe do të shohësh se ke mendime të tjera, kurse gruaja jote mendime të kundërta.
    Dr. Muhamed Es-Sabag, Allahu e ruajtë, ka thënë: “Angazhimet janë të ndryshme, shumica e angazhimeve janë për dynja dhe për fitimin e parave, mirëpo ka edhe një lloj angazhimi ku njeriu angazhohet për të bërë davet (për të thirrur në Islam) dhe për t’ia përmirësuar njerëzve gjendjen e tyre, dhe kjo është gabim për shkak se njeriu është i obliguar së pari të përmirësojë gjendjen e familjes së tij. Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” (Et-Tahrim 6) dhe ka thënë: “Urdhëro edhe faljen e namazit në familjen tënde dhe ji i qetë e i vazhdueshëm në përmbushjen e tyre.” (Ta Ha 132)
    Burri e ka për obligim të qëndrojë me familjen e tij, dhe jo të jepet vetëm pas dynjasë e të harrojë familjen. Allahu e udhëzoftë në rrugën e drejtë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleShoqëria ime duan të më bëjnë me të dashur
    Next Article E vërteta rreth martesës “mut’a”
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    08-02-2023

    Mjerë për ata që falen…!

    27-10-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    Çfarë ndodh me tensionin e gjakut kur pini lëng shege

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    99% e startupeve të AI do të kenë vdekur deri në vitin 2026 — ja pse

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    14-07-20255 Mins Read

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    13-07-20252 Mins Read

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    13-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.