Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Historia impresionuese e Eduard Durralliut, nipit të Faik Konicës
    Lajme

    Historia impresionuese e Eduard Durralliut, nipit të Faik Konicës

    Dija OnlineBy Dija Online06-04-202205 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Historia impresionuese e Eduard Durralliut, nipit të Faik Konicës – Rrëfimi i Ben Blushit për një musliman të jashtëzakonshëm

    Ben Blushi, i rikthyer në pasionin e dikurshëm për gazetari, ofron së fundi rastin e njohjes me nipin e Faik Konicës. Ai tregon historinë e rrallë të këtij njeriu, kaluar nga katolik në musliman, me një jetë me sfida e sfida.

    “Eduard Duralliun e takova rastësisht dje në mbrëmje në rrugën e Kavajës.

    Më pëlqeu mjekrra e tij e bollshme dhe pamja prej një njeriu në paqe me veten dhe me botën përreth.

    Ai ecte qetësisht në trotuar, duke i qeshur njerëzve të panjohur dhe të njëjtën gjë bëri edhe me mua kur i kërkova ta fotografoja.

    Kur kishte vajtur në shtëpi, dje në darkë, i kishte treguar gruas që Ben Blushi i kishte kërkuar një fotografi. A e njef mire?, e kishte pyetur gruaja. Ai ka një nishan në faqe. Nëse nuk e ka, nuk është ai.

    U takuam sot në ora 11.00 paradite përballë xhamisë së rrugës së Kavajës. Eduardi kishte ardhur 10 minuta më parë, unë shkova 3 minuta më vonë.

    E paske nishanin, më tha. Do ti them gruas.

    Pasi e fotografova më tregoi historinë e tij, të cilën po e tregoj.

    Eduard Duralliu ka lindur para 63 vitesh si Eduard Ndoji. Babai i tij Gjin Ndoji ishte nga Mirdita.

    Të atin e Gjinit dhe gjyshin e Eduardit e kishin akuzuar si bashkëpuntor në organizimin e lëvizjes antikomuniste të Postribës të vitit 1946. Gjyshin ia kishin pushkatur dhe të njëjtin fat pati edhe babai Gjin Ndoji, që u pushkatua edhe ai në vitin 1962. Si agjent.

    Nëna e Eduardit quhej Pranvera Konica dhe ishte mbesa e Faik Koncës, pra vajza e vëllait. Ajo e lindi Eduardin në Krujë, por për shkak të persekutimit të familjes, ky jetoi shumë pak me prindërit dhe deri sa u bë burrë, nuk i njohu as nënën as babain.

    Eduardi përfundoi në një jetimore. Para se të pushkatohej Gjin Ndoji i la amanet djalin e vetëm një shokut të tij, një mjeku nga Tirana, Barjam Duralliut. Ky e birësoi Eduardin dhe i dha mbiemrin e tij. Kështu Eduard Ndoji u rrit si Eduard Duralliu dhe sot ka ende atë mbiemër.

    Disa muaj para se të vdiste, në vitin 2000 Barjam Duralliu i tregoi Eduardit historinë e vërtetë të familjes dhe të prindërve biologjikë.

    Kështu Eduardi shkoi të kërkonte nënën, mbesën e Faik Konicës, Pranverën.

    Pranvera Konica kishte studiuar në Francë. Para persekutimit dhe pushkatimit të burrit kishte qenë mësuese në Shkodër. Kur Eduardi e gjeti kishte degraduar nga vuajtjet, alkooli dhe sëmundjet. Kishte qenë pastruese në banjot publike të Tiranës, aty ku sot është monumenti i Ushtarit të Panjohur shumë afër bustit të Sulejman Bargjinit, themeluesit të Tiranës. Ato banjo publike sot nuk janë më.

    Vetë Eduardi ka bërë gjithsej 9 vite burg me dy raunde.

    Herën e dytë u burgos kur punonte në Uzinën Nish Kimike të Tiranës.

    Si në një film të realizmit socialist ku luan Ndriçim Xhepa, në Nish Kimike u prishën termoçiftet. Eduardi u akuzua për sabotim dhe shkoi në burgun e Burrelit. Më vonë u akuzua edhe për arratisje dhe kështu përfundoi dy herë në burg.

    Në vitin 1991 më në fund arratiset në Jugosllavi. Që aty shkon në Belgjikë dhe martohet me një bullgare.

    Që nga ajo kohë është martuar dhe dy herë të tjera. Gjithsej tre herë.

    Me një greke dhe pastaj sot e kësaj dite me një shqiptare.

    Ka gjithsej 6 fëmijë. Dy djem dhe katër vajza nga tre martesa.

    Eduardi flet nga pak disa gjuhë. Më mirë di serbishten, pak greqisht, pak italisht. Po frengjisht?, e pyeta, si flet?. Gjysmo-gjysmo, më tha nipi i Faik Konicës duke qeshur.

    Kur po më priste para Xhamisë së Rrugës së Kavajës, po dëgjonte në Youtube një hoxhë nga Srebrenica. Ai predikonte serbisht. Po këtë çe do, i thashë. Është hoxhë, me tha, është vëllau jonë musliman.

    Deri në vitin 2006, Eduard Duralliu ishte katolik. Në burgun e Burrelit vetëm unë mbaja kryq, më tha.

    Pse u bëre mysliman, e pyeta.

    Më bindi një shok i burgut, tha Eduardi. Tani kam gjetur paqe.

    Ça ndryshimi ka, i thashë unë.

    Feja katolike është e pastër, tha. Ortodoksja është shumë strikte, por ata nuk e pranojnë kollaj ndryshmin. Kurse Islami është shumë i hapur. Të pranon ashtu si je. I varfër, i pasur, i bardhë i zi. Jam shumë i qetë si musliman.

    Nga 6 fëmijët një djalë është katolik. Jeton në Portugali. Një vajzë është ortodokse. Jeton në Greqi. Katër fëmijët e tjerë janë muslimanë.

    Tre vajzat që jetojnë me të në Tiranë mbajnë shami. Njëra prej tyre e ka bërë gjysh.

    Për të jetuar Eduard Duralliu shet rroba te Uzina Dinamo.

    Jam mirë, më tha.

    Pimë një kafe, i thashë.

    Jo tha, jam me Ramazan. Kur të mbarojë muaji takohemi. Do të them dhe histori të tjera”.

    Islami
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleCili është thelbi dhe objektivi i agjërimit?
    Next Article Çfarë preferohet të hani për iftar dhe syfyr?
    Dija Online

    Related Posts

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    08-07-2025

    Një stuhi e fortë godet Splitin – përmbytje, dëme materiale dhe pemë të rrëzuara nëpër rrugë

    08-07-2025

    Maqedonci pret homologun zviceran – në fokus diaspora dhe bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Zvicër

    08-07-2025
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj kur Pini Ujë Kokosi?

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    13 Ushqime që Të Japin Energji Natyrale

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    08-07-20252 Mins Read

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.