Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Të ndryshme»Historia e mjekësis islame.
    Të ndryshme

    Historia e mjekësis islame.

    Dija OnlineBy Dija Online30-01-201706 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dituria për mjekësinë u përhap nëpër Kalifatin Islam në kohën në mes të rënies së Perandorisë Romake në shek. V dhe renesansës evropiane në shek. XV. Megjithatë, lulëzimi i institutcioneve mjekësore islame ka filluar gjatë shek. IX dhe përputhet me kohën e artë të Kalifatit Abbasit në Lindje (749-1258)

    Ky det i diturisë, i cili rrodhi gati katërqind vjet, më vonë u ndal nga invadimi mongol në Kalifatin e Lindjes dhe pas rënies së Kalifatit të Perëndimit në Spanjë.
    Mjekësia tradicionale islame ka eklektik të lartë dhe është ngritur mbi themelet e diturisë më të hershme mjekësore, duke përfshirë këtu diturinë indiane, romake, greke dhe siriane. Faza fillestare e zhvillimit të mjekësisë islame ishte koncentruar në përkthimin e veprave greke, persiane dhe nestoriane në gjuhën arabe. Kjo periudhë njihet me emrin Medresetu-Shurrah el-Igriki- jjin (Shkolla e komentuesve të veprave greke), në të cilën dijetarët kanë përkthyer kryesisht të gjitha veprat greke mbi mjekësinë dhe shkencën. Në të vërtetë muslimanët janë meritorë për ruajtjen, ndërmjet të tjerash, të shumë veprave të Galenit dhe Hipokratit dhe Evropa për herë të parë është njohur me mjekësinë greke nëpërmjet përkthimeve arabe.
    Në fazën tjetër të arritjes së shpejtë të shkencës greke dhe persiane, gjenerata e re e shkencëtarëve islamë ka dalë me koncep- tet e veta autentike (origjinale) dhe me kontributin e vet në mjekësi, ndërsa veprat e këtyre skolastikëve, siç janë veprat e Ibn Sina El Raziut (Avicena) dhe të tjerëve, kanë dominuar në shkollat mjekësore evropiane disa shekuj me radhë.

    Kalifi abbasit Me’muni hedhi një hap gjigant në drejtim të përcaktimit të pjesëve që duheshin përkthyer dhe të shkollave mjekësore kur e krijoi Dar el-Hikma (Shtëpia për shërim) në Bagdad. Ky institucion kryesor ka përfshirë shkollën për përkthim, të cilën e ka udhëhequr mjeku dhe filozofi Hunejn ibn Is’hak el- ’lbadi (810-873), i cili njëkohësisht e kryente edhe rolin e përkthyesit kryesor në atë kohë, ndërsa ai ishte rastësisht i biri i farmacistit të qytetit Hirat ne Irak.
    Këto shkolla mjekësore i kanë vënë themelet e praktikës mjekësore në atë kohë dhe kanë kontribuar mjaft në zgjerimin e arritjeve të reja në mjekësi, në kujdesin ambulantor ndaj pacientit dhe në klinikat mobile.

    Në mesin e këtyre shkollave dhe spitaleve, më i madhi dhe më i njohuri ka qenë spitali El Nuri në Damask (1160), që ka vepruar gati 300 vjet dhe spitali Mensuri në Kajro të Egjiptit (1276). Një kohë Bagdadi kishte afro 600 spitale, ndërsa Kordoba në Spanjë kishte më shumë se 500. Spitalet më të mëdha kanë pasur bibliotekën, klinikën jashtë ambulantore, dhe shkollat mjekësore. Këto spitale kanë punuar me kujdes e zell në hulumtimin e ndarjes së pacientëve me temperaturë apo sëmundje infektive njësoj sikurse edhe të sëmurët mentalë. Shkollimi mjekësor është përhapur pikërisht nga këto spitale. Aty studentët kërkonin shkollën teorike dhe praktike, ndërsa këto mësime i merrnin nga mjekët dhe kirur- gët e njohur, që ishin zgjedhur për të shërbyer në këto spitale.

    Spitali Mensuri ishte spitali i parë i cili kujdesej për shkencën, mësimin dhe gjendjen sociale. Ai e kishte ndarë mbrojtjen dhe kujdesin për gra, fëmijë dhe rekonvalescentë, kujdesin ndaj të sëmurëve me sëmundje specifike, historinë e gjer të sëmundjes dhe klinikat jashtambulantore. Si plotësim i kësaj, ekzistonin biblioteka të vogla dhe përmbledhje private, të gjitha vepra mjekësore me së paku 100.000 libra. Këto biblioteka kishin vepra mjekësore, përveç veprave të tjera shkencore, siç ishin veprat që flitnin për astronominë, kiminë, gjeometrinë, filozofinë dhe shkenca të tjera. Në këtë kohë, kryeqyteti lindor dhe perëndimor i Kalifatit u bënë qendra të civilizimit, ndërsa institucionet mjekësore dhe puna kërkimore-shkencore financohej nga shteti.
    Mjekët islamë dalloheshin në ligjëratat e tyre si për çështje klinike, ashtu edhe për çështje të mjekësisë bazike. Nga studentët e mjekësisë kërkohej të ishin të shkolluar në shkencat bazike dhe të kenë dituri përkatëse nga veprat e autoriteteve mjekësore, siç ishin, ndër të tjera, ato të Galenit, Hipokratit dhe të El-Zahravit. Dituria mjekësore ishte përmbledhur në një vepër të shkruar, kështu që testet klinike kanë mundur të arsyetohen dhe të argumentohen deri në një kufi të caktuar, ndërsa studentët janë pyetur në shkencat bazike. Vetëm ata që kanë arritur sukses dhe kanë kaluar, u është lejuar t’u nënshtrohen testeve klinike, ndërsa vërtetimi në mjekësi ka kërkuar dituri adekuate nga të dy fushat.

    Kalifi abasit El-Muktadiri (vdekur më 908) ka kërkuar nga mjeku i shquar Sunnen ibn Thabiti (vdekur në vitin 976) që t’i pyeste të gjithë mjekët dhe t’i certifikonte ata që janë kualifikuar për praktikën mjekësore. Megjithatë, kolegjiumi mjekësor dhe mjekët e njohur kanë qenë të përjashtuar nga kjo kërkesë.
    Shkencëtarët islamë kanë përmirësuar dhe e kanë zhvilluar më tej edhe farmakologjinë dhe kiminë. Ata kanë përshkruar shumë ilaçe, si: sana, kamfuri, arrat moskate, pykëzat etj., por janë shërbyer edhe karafilat etj. Janë shërbyer gjithashtu me tretës të rinj të ilaçeve, siç është: shurupi i trëndafilit dhe i portokallit. Kanë përdorur gjithashtu aldehidet, alkoolin dhe tretës të tjerë të ngjashëm duke zhvilluar edhe më tej metodat e testimit të pastër- tisë së metaleve dhe kimikateve. Këmbëngulësia e tyre në kërkimin e metodave të shndërrimit të metaleve në punime artistike rezultoi me zbulimin e disa kimikateve, siç janë metalet acidike, antimoni, bismuti, amoniaku dhe bashkëdyzimet e zhivës. Fjalët arabe si alkool (arab. kuhul), shurup (arab. shurub) dhe të tjera, janë përdorur gjerësisht. Proceset kimike bazike, duke përfshirë destilimin, kristalizimin dhe sublimimin janë zbuluar gjithashtu në këtë mënyrë. Është e njohur po ashtu që mjekët islamë e kanë përdorur cannabis sativa indica (arab. kuunab hindi; hashishatul kaif) si anestetik, ndërsa ekzistojnë shenja se e kanë njohur inhalimin gjatë përdorimit të anestezionit. Vepra e El-Kindit mbi metodën e përshkrimit dhe dozimin e përcaktuar e të saktë të ilaçeve është e njohur mirë. Ai ka përdorur ligjin e progresionit gjeometrik në përshkrimin e ilaçeve. Dhe, në fund, përhapja e famës së Muhammed ibn Abdullah el-Ash’atinit nga Mosuli i Irakut, si njohës i shkëlqyer i mjekësisë dhe farmakologjisë, bëri që nga të gjitha qytetet e largëta dhe të afërta të vinin studentë për t’i dëgjuar ligjëratat e tij.

    SHKEPUTUR NGA LIBRI “MJEKESIA E TE DERGUARIT”
    AUTOR:IBN KAJIM EL XHEUZI

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleRufejde el Eslemijje, infermierja e parë myslimane
    Next Article 8 milionë euro në institucione private, 70 për qind e pacientëve do të mundë të trajtoheshin në QKUK
    Dija Online

    Related Posts

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    05-07-2025

    Cilat lëngje ndikojnë në lëkurën e fytyrës?

    14-03-2022

    Studimi 50-vjeçar: Ja pse nuk duhet t’i qëlloni kurrë fëmijët tuaj me shuplaka

    15-07-2017
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.