• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava
  • Bashkësia Islame e Kosovës fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet
  • Abbas: Roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm
  • Ministria e Arsimit e Shqipërisë, për shkak të situatës së rënduar të reshjeve, ka vendosur për ndërprerje të mësimit në disa shkolla
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Estonët vërshojnë drejt gardës kombëtare- nga frika prej Rusisë

Estonët vërshojnë drejt gardës kombëtare- nga frika prej Rusisë

0
By Dija Online on 28-11-2014 Informacione

Estonët druajnë se Rusia një ditë mund të drejtojë agresionin e saj drejt tyre dhe duan të jenë të gatshëm. Një reportazh i Isabelle de Pommereau nga Tallinn.

Herën e fundit që Alo Looke dhe shokët e tij të universitetit u takuan për kafe, tema kryesore ishte aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe lëvizjet e Rusisë në lindje të Ukrainës. “Atëherë ne menduam se çfarë mund të bënim nëse do të ndodhte diçka në Estoni”, tha Looke, i cili menaxhon reklamën për Operan Kombëtare të Estonisë. “Nuk mund të rrimë me duar kryq pa bërë asgjë.” Përgjigja nga shokët e Lookes erdhi shpejt: të bashkoheshin me ushtrinë e vullnetarëve.

Deri tani këtë vit 30 vjeçari Looke dhe rreth 1000 estonë i janë drejtuar Ligës estone të Mbrojtjes, garda kombëtare vullnetare e vendit. Kjo e dyfishon numrin e rekrutëve në krahasim me shifrat e vitit të kaluar. Krijuar në vitin 1918 pasi estonët fituan pavarësinë nga Rusia, ajo u shpërbë kur ushtria sovjetike pushtoi vendin në 1940. Shtimi i fundit në regjistrimet e paramilitarëve është më i madhi qëkurse Liga apo Kaitseliiit, u riinstalua në vitin 1991.

Me 1,3 milionë banorë, Estonia ka vetëm 3,800 ushtarë profesionistë, por rreth 14.545 vullnetarë në Ligën e Mbrojtjes, të cilët stërviten për luftë duke shtuar radhët e mbrojtësve të vendit qoftë në rast trazirash, qoftë në luftë. Ashtu si 140 anëtarët e ushtrisë kibernetike estoneze, ata raportojnë tek Ministria e Mbrojtjes.

Vendet fqinje Lituania, Letonia dhe Polonia gjithashtu shënojnë një rritje të madhe në regjistrimet e paramilitarëve. “Ukraina ka shtuar vullnetin për t’u regjistruar”, thotë komandanti i Kaitseliit, Meelis Kiili: “Ne estonët jemi shumë paqësorë, madje pacifistë, por jemi në një kohë që na vë para sprovash dhe njerëzit kanë filluar të pyesin veten, ‘çfarë mund të bëj për vendin tim?’”

Shkeljet e Rusisë

Përveç ndërhyrjeve në Ukrainë, Moska ka kryer edhe shkelje të vazhdueshme të hapësirës ajrore ushtarake dhe detare në rajonet e Detit të Veriut dhe Baltikut. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha para trupave amerikane, gjermane dhe estoniane të stacionuara në bazën ajrore estoneze Ämari javën e kaluar se policia ajrore e Baltikut ka regjistruar rreth 400 fluturime ushtarake ruse pranë vendeve anëtare, dy herë më shumë se një vit më parë. Kjo nuk është parë që nga koha e Luftës së Ftohtë “është e rrezikshme dhe e pajustifikuar”, tha Stoltenberg. Ndërkohë që vendet e Baltikut kanë kërkuar një prani të përhershme të NATO-s në tokën e tyre dhe buxhete më të mëdha për mbrojtjen, qytetarë të thjeshtë nga të gjitha shtresat po i ofrojnë shërbimet e tyre atdheut.

“Kombet evropiano-perëndimore kanë jetuar në paqe dhe siguri aq gjatë sa të rinjtë e konsiderojnë të garantuar sigurinë: ajo thjesht ekziston dhe njeriu fillon të harrojë vlerën e demokracisë, paqes dhe sigurisë”, thotë Martin Hurt nga Qendra Ndërkombëtare për Studime për Mbrojtjes, një think tank në Tallinn për çështje të mbrojtjes në rajonin e Baltikut dhe Evropës Lindore. “Në shtetet baltike dhe Poloni njerëzit nuk e shohin sigurinë si të garantuar dhe duan të kontribuojnë edhe vetë.”

Vullnetarë nga të gjitha shtresat dhe profesionet

Rekrutët e Kaitseliit janë që nga studentë të universitetit deri te estonë që kanë luftuar në Afganistan në ushtrinë sovjetike. Profesori i informatikës në universitet Linnar Viik thotë se historia i jep estonëve një sens përgjegjësie civile që është e vështirë të gjehet në shumë vende evropiane perëndimore. “Koncepti i pavarësisë është i brishtë, i ndjeshëm dhe i rëndësishëm në Estoni”, thotë Viik.

“Të jesh në Ligën e Mbrojtjes është çështje prestigji”, thotë Raivo Tamm. Një legjendë e televizionit, ai është i njohur më shumë për rolin e protagonistit në komedinë e zezë “Mushrooming” ,i cili i dha titullin e aktorit më të mirë në 2012, se sa për rrobat ushtarake. “Ka gjithnjë një kërcënim nga Lindja dhe unë këtë nuk mund ta harroj.”

“Për fat të keq historia jonë na ka treguar se duhet të jemi të përgatitur”, pranon Andres Lehmets. Studenti i mjekësisë në kohën e sovjetikëve dhe tani kryetar i Shoqatës estoneze të Psikiatrisë, ai iu bashkua Ligës në moshën 50 vjeçare. “Nëse sheh se çfarë po bën Rusia aktualisht mund të dallosh disa paralele në ideologji.”

Një shqetësim është që Rusia mund të trazojë situatën në gjirin e estonëve rusishtfolës, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë. Për shembull në enklavën ruse Narva, qyteti i tretë më i madh i Estonisë, në kufi me Rusinë. “Të gjithë e e dimë: nëse vritet një qytetar rus, Putin ndërhyn dhe thotë se duhet të ndihmojmë qytetarët tanë, të cilët janë vrarë nga policia estoneze,” thotë Mati Sild, 22 vjeçar. “Në botën e sotme lufta fillon në medie dhe në mendjet e njerëzve.”

Një tjetër ‘natë bronxi’

Sild iu bashkua Ligës si vullnetar pas trazirave masive në komunitetin rusishtfolës të vendit, si pasojë e një gjesti simbolik, heqjes së një monumenti lufte sovjetik. Në atë “natë bronxi” në prill 2007, siç u quajt me vonë për shkak të statujës së bronxit të ushtarit të Ushtrisë së Kuqe, ai pa se si ata që merrnin pjesë në trazira hodhën gurë kundër policisë dhe u vunë zjarrin dyqaneve.

Ai gjithashtu pa nga maja e kalasë së Toompeas, një pallat barok që tani është ndërtesa e parlamentit eston, se si anëtarë të Ligës qendronin me mburojat e tyre gati për të mbrojtur policinë. Ai kishte uruar të mund t’i ndihmonte.

Kujtimi i atyre momenteve të rrezikshme u rikthye kur Rusia pushtoi Ukrainën. “Nëse ndodh diçka dua të jem gati”, thotë Slid, sot student në degën e bio-teknologjisë. “Nuk dua të jem një njeri që nuk di të përdorë një armë apo që duhet të largohet në Perëndim për të shpëtuar.”/dw/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
27-01-2023

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

25-01-2023

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

25-01-2023

Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm

24-01-2023

Pse duhet bojkotuar produktet serbe?

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.