Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»E pëlqej shumë, po nuk di si t’ia them
    Qendrime Islame

    E pëlqej shumë, po nuk di si t’ia them

    Dija OnlineBy Dija Online17-03-201803 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pyetja:

    Selam alejkum! Jam një vajzë 21-vjeçare, fal namz. E pëlqej një djalë musliman, që fal namaz, po ashtu ka qenë edhe në haxh këtë vit dhe është 1 ose 2 vite më i madh se unë. Jemi së bashku në fakultet, shpeshherë flasim, i japim selam njëri- tjetrit, po ashtu edhe flasim në msn për çështje të fakultetit, provime etj., por jo më shumë. Po unë e pëlqej shumë, po nuk di si t’ia them se kam frikë mos po më kthen përgjigje negative e pastaj do të ndihesha shumë keq . Ju lutem më tregoni si të veproj.

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Ju këshillojmë që të mos vazhdoni kontaktin me atë djalin, pa marrë parasysh se si do të përfundojë raporti mes jush në të ardhmen. Kjo për faktin se si vërehet nga pyetja juaj, ju tani keni filluar të ndieni emocion e dashuri për të dhe nuk është e qartë se ku do t`ju shpjerë kjo. Prandaj, në Islam ndalohen të gjitha format e kontaktit me gjininë e kundërt, për shkak që të mos lindin emocionet dhe dashuria ndërmjet një mashkulli e femre pa u qartësuar se a do të bashkohen ata të dy me martesë apo jo.

    Ndërsa se çfarë do të duhej të ndërmerrnit, themi se kur mashkullit i pëlqen apo e dashuron një vajzë, atëherë ai nuk e ushqen këtë dashuri me kontakte të vazhdueshme që ta shtojë këtë dashuri edhe më shumë, por menjëherë fillon realizimin e hapave të nevojshme për t’u bashkuar me atë vajzë. Njëjtë vepron edhe femra, pasi edhe ajo mund të ndiejë të njëjtën gjë, siç është rasti i juaj. Prej teje kërkohet me anë të ndonjë të afërmi tënd apo shoku të tij që t`ia transmetosh atij se je e interesuar seriozisht për të. Nëse edhe ai është i gatshëm për këtë, atëherë filloni kontaktet me familjet dhe filloni procedurën që është në përputhje me normat islame dhe që është e njohur.

    Në rastin tuaj, nëse keni turp që t’i propozoni për martesë, edhe pse në këtë nuk ka të keqe, ose mendoni se do të ndiheshit keq nëse ai nuk do të shprehte interesim për ju ose do të refuzonte, atëherë ju mund ta kuptoni se a është ai i interesuar për ju në një formë të tërthortë, duke marrë informata jo të drejtpërdrejta me anë të një personi që i besoni, i cili mund ta kuptojë këtë gjatë bisedës më atë djalin. Mund të porositni ndonjë të afërmin tuaj ose dikë tjetër që ka kontakt me atë djalin, i cili në bisedë mund ta pyesë se a do të ishte i interesuar që të kërkonte dorën tënde për martesë dhe nga përgjigjja do të kuptoje se a është i interesuar edhe ai për ty.

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleA është e lejuar që gruaja të puthë apo ledhatojë organin gjenital të burrit dhe burri të gruas?
    Next Article Dua të martohem me një femër që ka qenë katolike
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    08-02-2023

    Mjerë për ata që falen…!

    27-10-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    99% e startupeve të AI do të kenë vdekur deri në vitin 2026 — ja pse

    Pse pirja e kafes në mot të nxehtë mund të mos jetë ide e mirë

    Zgjidhet sekretari i ri i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Mbrojtjes Civile

    18 sekrete për jetën, që do t’ju çojnë 10 vite përpara 90% të njerëzve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    99% e startupeve të AI do të kenë vdekur deri në vitin 2026 — ja pse

    Nga ekonomia e pushtimit në ekonominë e gjenocidit: RAPORTI I PLOTË i Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, Francesca Albanese

    Nga Ekonomia e Pushtimit në Ekonominë e Gjenocidit: Raporti i përfaqësueses së OKB-së mbi makinerinë korporative prapa Izraelit

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Pse motivimi tradicional nuk funksionon dhe çfarë funksionon në të vërtetë

    12-07-20254 Mins Read

    Nga ekonomia e pushtimit në ekonominë e gjenocidit: RAPORTI I PLOTË i Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, Francesca Albanese

    10-07-202549 Mins Read

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    08-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Pse motivimi tradicional nuk funksionon dhe çfarë funksionon në të vërtetë

    Nga ekonomia e pushtimit në ekonominë e gjenocidit: RAPORTI I PLOTË i Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, Francesca Albanese

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.