Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e të dielës në Durrës, kur për fat të keq viktima është një fëmijë trevjeçar.
Start njofton se ngjarja ka ndodhur në zonën e Sukthit që është e njohur për aksidente të shumta.
Drejtuesi i mjetit që përplasi fëmijën, shtetasi L. Lleshja, e transportoi të lënduarin me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku nisën hetimet për të zbardhur rastin.