Ёshtë shumë e thjeshtë për të bërë çaj xhenxhefili në shtëpi (ose e njohur ndërkombëtarisht si ginger). Kjo sjell një numër të madh përfitimesh shëndetësore. I fortë në shije dhe në aromë, një filxhan i freskët çaji xhenxhefili ka vlera ushqyese dhe medicinale më të shumta, në krahasim me format e tjera, të tilla si kapsula apo filtera. Xhenxhefili lulëzon në klimat e ngrohta dhe kultivohet në të gjithë botën për dy qëllime, medicinale dhe kulinare (të kuzhinës). I karakterizuar si një ilaç “ngrohës”, çaji i xhenxhefilit trajton sëmundje të tilla si:
-Dhimbje koke
-Ftohjet dhe gripin
-Infeksionet respiratore
-Dhimbjet e muskujve
-Artritin
-Menstruacionet e dhimbshme
-Ul temperaturën
-Ul rrezikun e sulmit në zemër dhe infarktit
-Lehtëson simptomat e të përzierave nga kimioterapia, infeksioni dhe pas-ndërhyrjes kirurgjikale
-Lehtëson dhimbjen e barkut
-Trajton infeksionet gastrointestinale
Efektet anësore
Efekte anësore janë tepër të rralla dhe përfshijnë intolerancën në stomak. Gratë që janë shtatëzënë dhe personat që marrin medikamente anti-lëndë mpikëse duhet të konsultohen me një mjek të kualifikuar, para se të fillojnë një regjim të përditshëm të xhenxhefilit.