Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Të ndryshme»Dobitë e jashtëzakonshme të magnezit për shëndetin tonë
    Të ndryshme

    Dobitë e jashtëzakonshme të magnezit për shëndetin tonë

    Dija OnlineBy Dija Online08-11-201504 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Magnezi është një mineral thelbësor për funksionimin e trupit tonë dhe është i nevojshëm për më shumë se 300 reaksione biokimike në trup. Ai ndihmon në funksionin normal të muskujve dhe nervave, në rregullimin e temperaturës së trupit, regullon tensionin e gjakut dhe shumë i domosdoshëm për shëndetin e kockave dhe thonjve.

    Specialistët e shëndetësisë e kanë theksuar gjithmonë rëndësinë e përfshirjes së një sasie të mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve në dietën tonë të përditshme, si zink kalcium, dhe magnez. Këto tre minerale janë nga më të rëndësishmit për ruajtjen e një shëndeti të mirë. Magnezi kontribuon në absorbimin e kalciumit nga trupi, ndërsa zinku në mënyrë aktive mbështet sistemin imunitar të trupit.

    Femrat e të gjitha moshave kanë tepër përfitime nga marrja e magnezit. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, problemeve me osteoporozën si dhe në lehtësimin nga simptomat e menopauzës.

    Magnezi është i rëndësishëm gjithashtu për sintezë të proteinave dhe përmirëson funksionin paratiroidal. Së bashku me vitaminën B6 mbështet punën e sistemit kardiovaskular, kockat dhe kujtesës.

    Magnezi gjithashtu ndihmon në parandalimin e osteoporosës, pagjumësisë, hipertensionit, lehtëson migrenën, gurët në veshka etj..

    Magnezin e gjejmë tek arrat, bajamet, drithërat, peshku dhe perimet me gjethe jeshile. Në fakt nevojat ditore për magnez nuk mund të plotësohen vetëm nga marrja e ushqimit, prandaj dietologët rekomandojnë që të merret edhe në formë suplementi.

    Të mirat e magnezit

    Studimet kanë treguar se magenzi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, ul rrezikun për zhvillimin e diabetit, redukton simptomat e migrenës dhe lehtëson depresionin dhe ankthin.

    Magnezi nevojitet për kalciumin që përdoret nga kocka. Shërben në relaksimin e muskujve, përfshi edhe atë të zemrës.

    Megjithatë vlerat e magnezit bien gjatë gatimit apo përpunimit të ushqimeve, burime të mira të magnezit janë bimët, arrat dhe farat e ndryshme.

    5 përfitimet më të mëdha nga magnezi

    1. Magnezi parandalon osteoporozën

    Studimet e shumta kanë dëshmuar se calciumi me magnezin forcon kockat.

    2. Magnezi parandalon sëmundjet kardiovaskulare

    Një nga përfitimet më të rëndësishme të magnezit është kontributi që jep në uljen e rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës. Studimet kanë treguar se sasia e duhur e magnezit mund të reduktojë shanset e ndodhjes së sulmeve në tru. Mungesa e magnezit rrit rrezikun e çrregullimeve në rrahjet e zemrës, që shton rrezikun e komplikacioneve pas një ataku kardiak.

    3. Magnezi rregullon problemet me hipertensionin

    Magnezi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e tensionit të gjakut. Frutat dhe perimet, të cilat konisderohen si burime të mira të magnezit, lidhen vazhdimisht me uljen e tensionit të gjakut.

    4. Magnezi trajton diabetin

    Studimet kanë treguar se personat me mungesë magnezi rrezikohen të preken nga diabeti i tipit 2. Ky mineral ndihmon në metabolizmin e karbohidrateve dhe ndikon në aktivitetin e insulinës, duke kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak. Është provuar se për çdo 100 miligramë të shtuar në sasinë ditore të magnezit, risku për t’u prekur me diabetin e tipit 2 u ul me 15 për qind.

    5. Magnezi trajton migrenën, pagjumësinë dhe depresionin

    Përfitimet e mëdha që sjell magnezi për organizmin tonë përfshijnë gjithashtu trajtimin e migrenës, pagjumësisë, dhe simptomave të depresionit. Magnezi është i njohur gjithashtu dhe në lehtësimin e disa gjendjeve emocionale si stres, ankth dhe zemërim.

    Të tjera përfitime që sjell magnezi

    1. Gjumë më të mirë – Hormoni që ndihmon në rregullimin e gjumit, melatonina, funksionon më mirë kur trupi nuk ka mungesë magnezi. Për më tepër, ai është ekuilibrues shumë i mirë dhe kontrollon hormonet e stresit. Stresi dhe tensioni janë zakonisht arsyet pse njerëzit vuajnë zakonisht nga pagjumësia.

    2. Qetëson sistemin nervor – Serotonina, që përgjigjet për qetësimin e sistemit nervor dhe përmirësimin e humorit tonë, varet nga magnezi.

    3. Magnez për më shumë muskuj

    4. Për më shumë fleksibilitet – Pa magnez muskujt tanë nuk qetësohen plotësisht. Ky mineral është i rëndësishëm për fleksibilitetin, dhe mungesa e tij shkakton dhimbje muskulare.

    5. Forcon kockat – Magnezi është i domosdoshëm për shëndetin e kockës.

    6. I domosdoshëm për dhëmbët – Mungesa e magnezit në trup shkakton çrregullim të balancës së fosforit dhe kalciumit tek pështyma, që dëmton dhëmbët.

    7. Rregullon pehashin e trupit, redukton nivelin e acidit laktik.

    8. Hidratimin- Magnezi është një elektrolit i domosdoshëm, thelbësor për hidratimin e duhur.

    9. Magnezi ndihmon në eleminimin e toksinave nga zorrët.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleDisa dispozita rreth ushqimit dhe pijeve
    Next Article Cilët janë telefonat më të shitur të të gjitha kohërave?
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat lëngje ndikojnë në lëkurën e fytyrës?

    14-03-2022

    Studimi 50-vjeçar: Ja pse nuk duhet t’i qëlloni kurrë fëmijët tuaj me shuplaka

    15-07-2017

    E pabesueshme/ Fruti çudibërës që shëron kancerin dhe stresin

    24-03-2017
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë kërkojnë protestuesit në Serbi dhe çfarë pritet më tej?

    Ukrainasit prezantojnë dronin që arrin lartësinë prej 11 kilometrave, ka për synim shkatërrimin e fluturakeve pa pilot të rusëve

    Vdes një burrë në Gjilan – iu përkeqësua gjendja gjatë udhëtimit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.