Një zjarr i cili ka shkatërruar xhami në Montluçon, pjesë e perfekturës së l’Allier në Francë ka shkaktuar zemërim të madh në mesin e shqiptarë nga Kosova.
Raportohet se zjarrëfikësit kishin arritur me vonesë në vendin e ngjarjes dhe se zjarri kishte shkatërruar gjithë ndërtesën në Du Gue. Nuk raportohet për viktima.
Për 30 familjet nga Kosova që jetojnë në këtë pjesë, rasti është vepër penale dhe kanë kërkuar hetime.
Imami Avdullah Bajrami, u shpreh i bindur se kjo është një vepër kriminale.
“Kjo është vepër kriminale. Do të kërkojmë hetim”, citohet të ketë thënë ai.
Ai thotë se rasti mund të ketë ndodhur me ata që e kanë kundërshtuar ndërtimin e kësaj xhamie.
Për më tepër ditë më parë, nga aty ishin vjedhur një sharrë elektrike me zinxhir, gjenerator dhe mjete të tera pune.
Autoritetet lokale thonë se është ende herët për të përcaktuar shkakun e aksidentit.