Diktatori Essad, dekretoi një amnisti të përgjithshme për të gjitha krimet e kryera deri më sot, një vendim që vjen një javë pas rizgjedhjes manipulative të tij, në kushte të luftes deklaroi televizioni shtetëror
Duke cituar ministrin e Drejtësisë, televizioni njoftoi se kjo iniciativë vjen në kuadrin e ribashkimit dhe të kohezionit pas fitoreve të ushtrisë së regjimit sirian në terren.
Amnistia e sotme vjen pas zgjedhjeve presidenciale të organizuara më 3 qershor nga regjimi në territoret e kontrolluara prej tij dhe që është konsieruar si një parodi e demokracisë nga opozita dhe vendet perëndimore.