• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Digjet shtëpia – shpëton vetëm Kurani
  • Java e punës me 4 ditë, një sukses i madh
  • Nuk e duam më lirinë e skllavit!
  • Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Studime»Dispozita mbi huadhënien

Dispozita mbi huadhënien

0
By Dija Online on 04-05-2014 Studime

Dispozita mbi huadhënien

Përkufizimi i huadhënies

Sipas kuptimit  gjuhësor, huadhënie do të thotë: prerje, ngase huadhënësi pret një pjesë nga pasuria e tij për t’i dhënë huamarrësit.

Ndërkaq, nga aspekti fetar huadhënia është: dhënia e pasurisë ndokujt që të përfitojë nga ajo e pastaj t’i kthehet atij.

Ligjshmëria e huadhënies

Huadhënia është e lejuar me sunet dhe konsensus të dijetarëve, ngase kjo është edhe praktikë e të dërguarit të Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), e po ashtu ai ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata të cilët plotësojnë (përmbushin) më mirë borxhin”. Shënon Buhariu.

Vlera e huadhënies

Huadhënia është prej adhurimeve me të cilat njeriu i afrohet Allahut të Madhërishëm, ngase ai ndien butësi dhe mëshirë ndaj njerëzve, lehtësimin e punëve të tyre dhe largimin e brengave të tyre. I dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush largon nga një musliman një brengë prej brengave të  kësaj bote, Allahu ka për t’i larguar atij një brengë prej brengave të botës tjetër. Kush i lehtëson atij që ka vështirësi, Allahu atij ka për t’i lehtësuar në këtë dhe botën tjetër. Allahu është në ndihmë të robit, derisa ai është në ndihmë të vëllait të tij”. Shënon Muslimi.

Po ashtu, i dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush jep hua një muslimani dy herë, është sikur të ketë dhënë sadaka njëherë”[1].

Ndërkaq, në një hadith tjetër, i dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Çdo huadhënie është sadaka”. Shënon Taberani me sened hasen.

Kushtëzimi i afatit të caktuar

Shumica e dijetarëve mendojnë se nuk është e lejuar kushtëzimi i afatit të caktuar në huadhënie, ngase kjo është thjesht një dhënie e çiltër dhe huadhënësit i takon e drejta e  kërkimit të huasë në çdo kohë. Ndërkaq, imam Maliku mendon se kjo është e lejuar dhe obligohet zbatimi i kushtit me rastin e caktimit të afatit dhe nuk i takon huadhënësit të kërkojë para afatit të caktuar; kjo bazuar në fjalën e Allahut të Madhërishëm: “O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë!” Bekare, 282. Gjithashtu, argumentohet me fjalën e të dërguarit të Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!): “Muslimanët u përmbahen kushteve të tyre.” Shënon Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ebu Daudi.

Që huadhënia të jetë e vlefshme, është e kushtëzuar që huadhënësi të dhurojë nga pasuria e tij e nuk është e lejuar për kujdestarin e jetimit si: (fjala vjen) të japë hua nga pasuria e jetimit. Gjithashtu kushtëzohet njohja e sasisë së pasurisë së dhënë hua, njohja e formës dhe moshës, nëse është kafshë, në mënyrë që të mundësohet kthimi i zëvendësimit tek pronari.

Çfarë mund të huazohet

Huadhënia është e vlefshme në çdo gjë që është e lejuar shitja si:rrobat, kafshët dhe çdo gjë tjetër që është e matshme.

Çdo huadhënie që sjell dobi konsiderohet riba (kamatë)

Qëllimi i huadhënies është ndihmesa e njerëzve në çështjet e tyre jetësore dhe mirësjellja ndaj tyre e nuk është mjet për shfrytëzimin e tyre, ndaj nuk është e lejuar për huamarrësin t’i kthejë huadhënësit vetëm se atë që i ka dhënë ose të ngjashme me të, duke u bazuar në rregullin e fikhut i cili thotë: çdo huadhënie që sjell dobi, konsiderohet kamatë. Ndalimi (i shtesës-dobisë) këtu është i theksuar vetëm në atë që kushtëzohet ose ajo që është e njohur tek njerëzit. Ndërkaq, nëse nuk kushtëzohet dhe nuk është e njohur tek njerëzit, atëherë shtesa është e lejuar e argument për këtë kemi hadithin të cilin e transmeton Ebu Rafi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ku thotë se i dërguari i  Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka huazuar deve nga një njeri, ndërkohë i kanë ardhur devet e zekatit dhe më urdhëroi që t’i kthej njeriut devenë. Unë i thashë se nuk gjej në të vetëm deve të zgjedhur, që ka mbushur gjashtë vite. I dërguari më tha: “Jepi atij se më i mirë nga ju është ai që plotëson (përmbush) më mirë borxhin”.

Po ashtu, Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i dërguari i Allahut i ka pasur hua dhe kur e ka kthyer atë ka shtuar më tepër. Shënon Buhariu.

Forma të huadhënies të cilat sjellin dobi janë të shumta, prej tyre mund të përmendim:

-Dhënia e dymijë apo tremijë me qëllim që huamarrësi t’i shesë shtëpinë apo t’i kthejë më shumë nga ajo që i ka dhënë.

-Dhënia hua me qëllim që huamarrësi t’i kryejë ndonjë shërbim atij, prindit apo ndonjë të afërmi të tij.

-Dhënia e pasurisë me qëllim që t’i japë me qira ndonjë shtëpi apo lokal, si dhe forma të ngjashme me këto, mjaft të përhapura në mesin e njerëzve. I dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar dhënien e huas dhe shitblerjen në të njëjtën kohë. Shënon Tirmidhiu, Ebu Daudi dhe Nesai.

Gjithashtu, është transmetuar nga Ubej bin Kab, ibn Mesudi, ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!) se kanë ndaluar çdo huadhënie që sjell dobi, ngase ajo është një ndihmë me të cilën i afrohemi Allahut të madhërishëm, ngase nëse kushtëzojmë këtë, atëherë del nga esenca për të cilën është ligjësuar. Muslimani duhet të ketë kujdes në këtë dhe ta pastrojë nijetin e tij në huadhënie, madje në çdo adhurim tjetër.

Të nxituarit në kryerjen e borxhit para vdekjes

Disa njerëz nuk i kushtojnë rëndësi të drejtave që kanë ndaj të tjerëve në përgjithësi e veçanërisht në çështjen e borxhit. E padyshim se kjo është një cilësi e urryer, gjë që ka rezultuar që shumë njerëz të largohen nga huadhënia dhe ndihmesa ndaj nevojtarëve. Huamarrësi duhet të ketë kujdes në kthimin e borxhit tek huadhënësi dhe mos ta vonojë. Allahu i Lartësuar thotë: “A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diçka tjetër, përveç të së mirës!” Rahman, 60. Gjithashtu thotë: “Allahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre.’ Nisa, 58.

Ndërkaq, i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Shtyrja (vonimi) e borxhit është mëkat”. Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Po ashtu thotë: “Kush u merr pasuri njerëzve (hua) dhe dëshiron t’ua kthejë, Allahu atij i ndihmon. Kush dëshiron shkatërrimin, Allahu ka për ta shkatërruar”. Shënon Buhariu. Po ashtu thotë: “Shpirti i besimtarit është i varur për borxhin e tij, derisa të lahet.” Shënon Tirmidhiu.

Rekomandimi i pritjes së borxhliut që ka gjendje të vështirë

Allahu i Madhërishëm thotë: “Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje, deri sa të vijë në një çlirim. E t’ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës. Ajo, nëse e dini, është shumë më e mirë për ju”. Bekare, 280. Abdurahman Sadi (Allahu e mëshiroftë!) thotë se në qoftë se borxhliu është në gjendje të vështirë dhe nuk ka mundësi larjen e tij, atëherë obligohet për huadhënësin që të bëjë një pritje deri sa të vijë në një çlirim. Ndërkaq për huamarrësin obligohet kthimi i borxhit me rastin e sigurimit të pasurisë në mënyrë të lejuar. Nëse huadhënësi i jep sadaka atë hua atij tërë borxhin apo një pjesë të tij, kjo është më mirë për të.

Nga Ebu Katade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se ai kishte kërkuar një borxhli të tij e ky i fshihej e pastaj e takoi e ai i tha se ishte në gjendje të vështirë, atëherë ai i tha: “Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) duke thënë: “Kush dëshiron që Allahu ta shpëtojë nga brengat e botës tjetër, le t’i ndihmojë apo le t’i mbulojë atij borxhin!” Shënon Muslimi.

Vendimi i sheriatit rreth huamarrjes nga pasuria haram (e ndaluar)

A është e lejuar huamarrja nga një person tregtia e së cilit është e njohur me haram dhe punon me haram?

Nuk është e lejuar, vëlla i nderuar, huamarrja nga ky person dhe njëkohësisht bashkëpunimi me të, ngase puna e tij është me haram, por duhet të largohesh nga ai. Nëse pasuria e tij është e përzier hallall dhe haram (e lejuara dhe e ndaluara) nuk ka gjë të keqe, mirëpo më mirë është lënia, ngase i dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Lëre atë që të duket e dyshimtë dhe pranoje atë që nuk të duket e dyshimtë!” Shënon Tirmidhi dhe Nesai. Po ashtu, i dërguari i Allahut ka thënë: “Kush mbrohet nga gjërat e dyshimta, e ka siguruar në pikëpamje të besimit dhe të nderit; ndërsa kush bie në gjërat e dyshimta, ka rënë në të ndaluarën…” Shënon Buhariu dhe Muslimi. Po ashtu thotë: “…Kurse e keqe (mëkat) është çka mbillet (përforcohet) në veten tënde dhe nuk dëshiron që këtë ta dinë njerëzit”. Shënon  Muslimi.

Muslimani largohet nga gjëra të dyshimta, ndërkaq, nëse e gjithë tregtia e tij është me haram, atëherë nuk është e lejuar huamarrja nga ai. Allahu di më së miri.

 

Përktheu: Almedin Ejupi

Dijaonline.net

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Kurani dhe Menaxhmenti

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

E vërteta rreth martesës “mut’a”

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
05-02-2023

Digjet shtëpia – shpëton vetëm Kurani

05-02-2023

Java e punës me 4 ditë, një sukses i madh

02-02-2023

Nuk e duam më lirinë e skllavit!

30-01-2023

Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.