Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Derisa zyrtarët e Kosovës vetëm flasin për rend e sovranitet, Serbia punon: Zgjeron kolonitë në veri
    Lajme

    Derisa zyrtarët e Kosovës vetëm flasin për rend e sovranitet, Serbia punon: Zgjeron kolonitë në veri

    Dija OnlineBy Dija Online02-08-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Serbia ka kohë që ka startuar zgjerimin e kolonive serbe në veri. Ajo është duke ndërtuar objekte të larta – gjashtë sosh – për banim kolektiv dhe atë pa e pyetur fare askënd nga institucionet e Kosovës.
    Sipas Pakos së Ahtisaarit duhet të pezullohet çdo ndërtim kolektiv, posaçërisht në zonën buzë Ibrit – si zonë e sigurisë. Por, aty, vetëm gjatë vitit 2007 kishte filluar ndërtimi i pesë ndërtesave me 180 banesa.

    Ndërtimi dhe rindërtimi i shtëpive të djegura e të shkatërruara nga forcat serbe është penguar dhe vazhdon te pengohet nga strukturat paralele, të cilat veprojnë nën dirigjimin e Beogradit. Rasti fundit është lagja Kroi i Vitakut.

    Qeveria serbe po ashtu po u ofron benificione edhe atyre serbëve që nuk kanë qenë kurrë banorë të Mitrovicës, me qëllim që t’i mbajnë aty për të ndërruar strukturën etnike të popullsisë. Këtë e thonë banorët shqiptarë të cilët jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.

    “Ka serb të ardhur nga Kroacia, Bosnja… Vazhdimisht lusim Qeverinë e Kosovës që rikthimin e banorëve ta bëjë reciprokisht, e jo vetëm për serbët serbet”, thotë Adem Mripa.

    Pjesa dërmuese e pasurisë së shqiptarëve në lagjet veriore të Mitrovicës është blerë nëpërmjet të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb, i cili thuhet se direkt e ka mbështetjen e Qeverisë serbe. Qeveria serbe jo vetëm që i ka blerë këto prona, por ka ndërmarrë një fushatë propaganduese për dëbimin e banorëve shqiptarë.

    “Serbet do të ndërtojnë gjithnjë dhe kjo sjell konflikte. Kjo situat do të behet gjendja faktike dhe do te vije deri tek referendumi”, thotë Besa Luzha.

    Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thonë se të gjitha ndërtesat të cilat janë ndërtuar pas fotografimit ajror – do të rrënohen. Ministri në detyrë, Dardan Gashi, thotë se do të kërkojnë informata të hollësishme për këto objekte – nga Komuna e Mitrovicës – se kur janë ndërtuar.

    Kryenegociatorja në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, tha për RTK-në se çështja e ndërtimeve që po bën Serbia në Kosovë është çështje që do të zgjidhet brenda Kosovës, “sepse është nën sovranitetin e vendit”.

    “Ekzistojnë marrëveshje dhe ligje që një shtet tjetër mund të investojë në Kosovë, por atë duhet ta bëjë përmes institucioneve të Republikës së Kosovës. Pastaj, institucionet tona i dërgojnë mjetet në destinacionin e duhur. Çdo praktik tjetër nuk do te lejohet dhe do te sanksionohet me ligjet ne fuqi”, thotë Tahiri.

    Sipas disa statistikave të bëra nga struktura ndërkombëtare, në pjesën veriore të Mitrovicës jetonin mbi 15 mijë banorë shqiptarë, kurse tash kanë mbetur rreth katërmijë shqiptarë. Ajo pjesë ishte e banuar me shumicë shqiptare, pjesa dërrmuese e të cilëve janë larguar dhunshëm gjatë dhe pas luftës nga ekstremistët serbë. Këtu duhet veçuar spastrimin etnik më 11 shkurt të vitit 2000. /RTK/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleHistoria e konfliktit që la të vdekur agjën dhe nipin fëmijë
    Next Article Thaçi darkon me krerët e Kishës Serbe për të siguruar vota
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.