Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Deklaratë e Forumit Musliman të Shqipërisë mbi situatën në Gaza
    Lajme

    Deklaratë e Forumit Musliman të Shqipërisë mbi situatën në Gaza

    Dija OnlineBy Dija Online26-07-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Prej pothuaj dy javësh, makineria ushtarake e Izraelit ka ndërmarrë sulme ajrore e tokësore ndaj popullsisë së Rripit të Gazës. Bombardimet e shumta dhe përdorimi i armëve të ndaluara nga Kombet e Bashkuara për qendrat e banuara, ka shkaktuar mbi 800 viktima dhe rreth 5000 të plagosur, shifër që rritet përditë dramatikisht, ku pjesën dërrmuese e përbëjnë fëmijët dhe gratë.
    Forumi Musliman i Shqipërisë, si një organizatë e shoqërisë civile, që promovon dinjitetin dhe barazinë njerëzore, luftën kundra racizmit, aparteidit dhe ksenofobisë, dënon me forcë agresionin e ushtrisë izraelite me bombardimin e spitaleve, ambulancave, tregjeve, stadiumeve, shkollave dhe banorëve të pafajshëm të Gazës, siç dënon në të njëjtën kohë kolonizimin e tokave të Bregut Perëndimor, si iniciativa thelbësore sabotuese të marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Palestinës.
    FMSH mendon se çdo popull ka të drejtën të ekzistojë dhe se kjo e drejtë nuk është ekskluzive vetëm e dikujt. FMSH me keqardhje konstaton, se organizmat ndërkombëtare, qeveritë e vendeve demokratike, janë të sforcuara në heshtjen e tyre përballë protestave masive të opinionit publik në mbarë botën, në të cilat dënohen ashpër akte të tilla gjenocidale. I bëjmë thirrje Organizatës Kombeve të Bashkuara të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme hartimin e një rezolute, për dënimin e vrasjeve të civilëve ne Gaza, si krime kundër njerëzimit. Vlerat e përbashkëta universale me të cilat u frymëzuan qytetërimet demokratike, fatkeqësisht sot, përtej universalitetit të tyre, po kthehen ne vlera gjeografikisht të ndryshme, ku shtypja, vrasja, dëmtimi i pronës, grabitja e tokave, për një rajon gjeografik përbën krim kundër njerëzimit, kurse për rajone të tjera, përfshirë edhe Gazën, interpretohen si e drejta e dikujt për të ekzistuar.
    Forumi Musliman i Shqipërisë i kërkon Qeverisë Shqiptare të prononcohet mbi gjenocidin që po ushtrohet ndaj popullsisë së Gazës dhe bën thirrje publike për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve, lejimin e ndihmave dhe ekipeve humanitare, në mënyrë që tragjedia të mos rëndohet më tej. Ne mendojmë se të drejtën për të ekzistuar në të njëjtën formë dhe intensitet e kanë edhe banorët autoktonë palestinezë dhe se paqja për këtë rajon arrihet vetëm duke e konsideruar dinjitetin njerëzor jo vetëm si atribut i një race në kurriz të një tjetre.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleKoment: Duhet dallim i qartë mes antisemitizmit dhe kritikës ndaj Izraelit
    Next Article Për serbët shumëkatëshe, për shqiptarët as rindërtim
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.