Vaji i susamit njihet për vetitë e tij kuruese në shëndetin tonë. Për më shumë se 5000 vjet me radhë ky vaj është përdorur për veti të shumta kurative, ndërkohë studimet e fundit kanë nxjerr në pah dhe disa nga vetitë e tjera shëruese të susamit;
Për shëndetin oralNjë nga përfitimet më të rëndësishme të vajit të susamit, por edhe farave të susamit, është reduktimi i nivelit të shtresave në gojë dhe përmirësimi i shëndetit oral. Nëse e shpëlani gojën me vaj të susamit, dhëmbët tuaj do të prishen më pak, dhe do të jenë më të bardhë. Një studim ka treguar se shpëlarja e gojës me vaj të susamit e zvogëlon nivelin e baktereve në dhëmbë dhe pështymë.
Shëndeti i zemrësKomponentit kryesor të susamit, mund ta zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër. Vaji i susamit do ta parandalojë grumbullimin e shtresave në arterie dhe krijimin e mpiksjeve të gjakut. Enët e gjakut do të jenë më fleksibile, dhe do ta përmirësojnë qarkullimin e gjakut, gjë që do ta lehtësojë punën e zemrës.
Shëndeti i eshtraveSipas një studimi theksohet se mungesa e zinkut në trup mund ta rrisë rrezikun e osteoporozës në pjesën e ijëve dhe kurrizit. Vaji i susamit është një burim i shkëlqyer i kalciumit, i cili është thelbësor për shëndetin e eshtrave.
Browsing: Besimi
A keni pastruar ndonjëherë në shtëpi thjeshtë për të qetësuar nervat? Një hulumtim i ri tregon se pastrimi në fakt qetëson shumë nervat.
Hulumtimi i kryer nga Universiteti Victoria në bashkëpunim me profesorë nga Republika Çeke, morri një grup të njerëzve për t’i testuar rreth kësaj çështje.
Atyre u dha një detyrë për të përgatitur një fjalim para njerëzve, por para kësaj ata kishin për të pastruar.
Studiuesit zbuluan se grupi të cilit i ishte dhënë “detyra e lartë e stresit” për të përgatitur një fjalim, performuan më mirë pasi pastruan, në krahasim me të tjerët, transmeton Lajmi.net.
Hulumtuesit thanë se gjetjet e tyre shfaqën atë që mendohej se pastrimi në fakt qetëson nervat, kur dikush ka ankth dhe stres nga një detyrë e ndërlikuar.
Hulumtuesit gjithashtu kishin mbledhur të dhëna nga nivelet e tyre të perceptimit të stresit dhe nga diferencat e normave të tyre të zemrës para dhe gjatë detyrës së pastrimit.
Aty u gjet se ata të cilët pastruan para kryerjes së detyrës së lartë të stresit, kishin nivele më të ulëta të stresit dhe rrahje më normale të zemrës gjatë performimit të fjalimit, transmeton Lajmi.net.
Ky hulumtim shpresohet që të ndihmojë në kuptimin më të mirë të kushteve të tilla si çrregullimet e emocioneve dhe autizmin.
Hulumtimi ishte publikuar në revistën prestigjioze Current Biology.
Edhe lakra e kuqe edhe ajo e gjelbër kanë shumë vitamina C (me zierje humben), kalcium, fosfor, kalium, hekur, bakër, zink, magnez, squfur, acid laktik, karoten, vitamina të grupit E, K dhe B. Vetëm në lakrën turshi është e pranishme edhe vitamina U, çudibërëse tek i thati në stomak.
Pasi që veçoritë shëruese të lakrës, edhe pse të vërtetuara edhe shkencërisht, nuk i shfrytëzojmë edhe aq mjaftueshëm, po ua rikujtojmë disa nga ato.
Lakra e pagatuar dhe në turshi parandalon avitaminozën, shëron mukozën e organeve tretëse dhe mbrojnë nga kanceri i gjirit. Bollëku i materieve minerale dhe kaliumit nxisin sekretimin e ujit dhe shëron sëmundjet e krijuara me çrregullimin e metabolizmit (gihti dhe reuma), ndërsa squfuri lakrës i jep efekt antiseptik. Edhe lakra dhe rasoji (shëllira) ndihmojnë te kapsllëku kronik.
Gjethet e freskëta dhe të shëndetshme përdoren edhe si kompresa. Duhen të lahen, të thahen, të hiqen pjesët e trasha, të zbuten dhe të nxehen pak para se të vihen në vendin e lënduar. Gjethet forcohen me fasha. Kompresat ndihmojnë të bronkiti dhe astma (duhen të mbahen gjatë natës), abscesi, i thati, dermatoza, plagët, djegiet, pickimet e insekteve dhe mavijosjet.
Para vënies së kompresave plagën ose të thatin pastrojeni me alkool të lehtë ose çaj kamomili. Kompresat vendosen edhe në pjesën e stomakut te dhimbjet e ndryshme, inflamacionet dhe diarreja. Janë të dobishme edhe te inflamacioni i mitrës dhe menstruacionet e rënda.
Lëngu i freskët i lakrës ndihmon edhe te bronkiti (me mjaltë), sëmundjet e zorrëve, i thati në stomak, problemet tretëse, kollitja, ngjirja e zërit, dhimbja e kokës pas dehjes, anemia. Lëngu vepron vetëm nëse është i freskët. E fitojmë ashtu që lakrën (500g) e pastrojmë, e presim, e kripim dhe e lëmë të qëndrojë. Masën e kullojmë me anë të një gaze të dyfishtë dhe shtojmë pak lëng limoni. Merret edhe në mes vakteve.
Lakra në turshi duhet të hahet e pazier. Me zierjen humbet një pjesë e madhe e acidit laktik shërues dhe mund të nxisë gazra dhe ngërçe. Lakra turshi është e pasur me kalcium, transmeton Koha.net. E pazier është e shkëlqyeshme edhe kundër avitaminozës; te gjakderdhja e mukozës dhe lëkurës si dhe tek të plogështia e përgjithshme duhet të konsumohet çdo ditë.
Më shëruese është nëse gjatë procesit të bërjes turshi shtohet një gjeth i hardhisë, rrush, copa të ftoit dhe mollës, misër, qimnon, kopër dhe pak kripë.
(GE)
Pranvera është koha e alergjive dhe është shumë e rëndësishme të shpërlahet hunda për të përmirësuar problemet që shkaktohen nga poleni dhe pluhuri.
Kjo pije natyrale për hundë mund të ju ndihmoj: përbëhet nga rrënjët e alteve dhe do tu ndihmoj të largoni fërkimin dhe teshtimën.
Përgatitja
Merreni një lugë gjelle alte dhe vendoseni brenda 200 mililitrave ujë të ftohtë. Lëreni të qëndroj për 3 orë. Pastaj pastrojeni hundën me të.
Këshillë
Për parandalimin e alergjisë brenda hundës tuaj, para se të largoheni nga shtëpia, shpëlajeni hundën me vaj ulliri.
(GE)
Megjithëse, askush nuk dëshiron ta prekë shkaku i sipërfaqes me gjemba, përdorimi i kaktusit të përpunuem asht shumë i mirë për shëndetin.
Super ushqimi i fundit, i ka rranjët te shkretëtirat me ajër të thatë dhe diell të pafund.
Nga kjo bimë e pasun me minerale dhe antioksidant, merren rrajët, kërcelli, gjethet dhe frytet, të cilat vihen në sallatë, sandviç apo kokteje të ndryshme.
Kaktusi asht i mbushun me fibra dhe pektin, tue e ba këtë bimë të aftë në luftimin e diabetit dhe kolesterolit të naltë.
(Rrokum)
Mushknitë janë të ekspozueme gjatë tanë kohës ndaj ndotësve të ajrit, andaj edhe duhemi me u kujdese që me i largue toksinat për me funksionue normalisht.
Mendra asht e mirë për pastrimin e mushknive.
Përbamësit e çajit:
Nenexhik (mendër) të thatë; Ujë; Mjaltë;
Pregaditja:
Mendrën e coptoni dhe e hishni në nji filxhan me ujë të vaktë. E leni me u shkri mendrën për 5 deri 10 minuta, e mbasi të ftohet shtojani mjaltin n’bazë të dëshirës.
(Rrokum)
Dhimbjet e shpinës, këmbëve etj., janë të tmerrshme dhe zakonisht janë pasojë e stresit, qëndrimit të gabuar dhe stilit të pashëndetshëm të jetesës.
Sidoqoftë, ndonjëherë e ndjeni dhimbjen, mirëpo vazhdoni ta injoroni atë sepse jeni shumë të nxënë me punën tuaj dhe pasi që të shkoni në shtëpi, dhimbja kthehet dhe më nuk mund të qëndroni ulur, nuk mund të ecni etj.
Nëse jeni viktimë e këtyre dhimbjeve, atëherë Telegrafi e sjell një recetë e cila do t’ju ndihmoj në shërimin e këtyre dhimbjeve.
Përgatitja:
– 150 gramë xhelatinë
– Ujë të ftohët
Futni 5 gramë të xhelatinës në gotë me ujë të ftohët. Përzieni atë dhe lëreni ashtu deri në mëngjes, por mos e futni në frigorifer pasi që xhelatina mund të ngrihet gjatë natës.
Përdorimi:
Këtë lëng e përdorni çdo mëngjes në stomakun e zbrazët derisa të filloni t’i vëreni efektet e magjishme pas një jave.
Vazhdoni ta përdorni për një muaj për të pasur rezultate të përhershme.
Nëse veç nuk ju pëlqen shija e kësaj pije, atëherë mund të shtoni pak mjaltë, lëng apo jogurt.
(Telegrafi)
Gjatë ngrënies shumica e personave kërkojnë që të kenë një gotë me ujë, si një mënyrë shoqërimi. Ndërsa studimet më të fundit në këtë drejtim tregojnë se pirja e ujit gjatë bukës është një ves që shkakton dëm në organizëm.
Ekspertët thonë se shumë fluide gjatë një shujte mund të shpijnë te fryrja e barkut, tretja e keqe dhe absorbimi i keq i ushqimeve. Me fjalë të tjera, nuk duhet të pini ujë të paktën 30 apo 60 minuta para dhe pas një shujte. Kjo është një rregull e artë, të cilës duhet t’i përmbaheni për tu ruajtur nga problemet e tretjes.
Sidoqoftë, nëse jeni shumë të etur dhe nuk mund të përmbaheni, atëherë pini ujë në sasi shumë të vogël. Gjithashtu, duhet të hani ushqim më ngadalë dhe provoni të konsumoni ushqime më të tharta për të përmirësuar metabolizmin tuaj.
(AE)
Kohëve të fundit, një seri studimesh të reja, konfirmuan se ushtrimet nuk janë të dobishme vetëm për organet e tyre të cilat ende janë duke u formuar, por edhe për trurin e tyre…
Shkencëtarët e Universitetit Ilinois publikuan se fëmijët e moshës nëntëvjeçare dhe dhjetëvjeçare të cilët janë në formë të mirë fizike duke falënderuar vrapin dhe ecjen, mundësohet transmetim më i shpejtë i sinjaleve nervore nga një pjesë e trurit në tjetrin – që bën të mundshme aktivitetin më të shpejtë dhe më kompakt.
Shkencëtarja Laura Chadock-Heyman pohon se aktiviteti fizik paraqet një mënyrë plotësuese përmes së cilës mund të tejkalohen moshatarët në zgjidhjen e detyrave konjitive.
Një hulumtim finlandez zbuloi se nivelet e larta të aktiviteteve fizike tek fëmijët në tre vitet e para të shkollimit përmirëson aftësitë e tyre në lexim dhe problemet aritmetike.
Rezultatet ishin të dukshme sidomos tek djemtë të cilët shkonin në shkollë në këmbë ose me biçikletë. Një studim tjetër tregon se vajzat njëmbëdhjetë vjeçare që ishin fizikisht aktive, kanë pasur rezultate më të mira në lëndën e natyrës dhe shoqërisë.
Ushtrimet më të mira: Fëmijët më të vegjël se 12 vjet duhet të inkurajohen në të gjitha llojet e aktiviteteve fizike: ecje, çiklizëm, basketboll apo futboll për rreth një orë në ditë. Rekomandohen gjithashtu edhe lojëra zbavitëse si ngjitje, hedhje apo kërcim në trampolinë.
The Interview People
Përshtati: Lutfi Muaremi
Nëse u janë dobësuar flokët, u janë thinjur apo janë duke ju rënë, nuk jeni vetëm.
Por, nuk keni nevojë që të qani për humbjen e flokëve, pasi që një tretman i ri që premton shumë është rrugës.
Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të rritur qelizat komplekse të lëkurës, plotësisht me flokë, dhe t’i transplantojnë më pas ato me sukses në lëkurë, transmeton Gazeta Express.
Eksperimentet për rritjen e qelizave komplekse të lëkurës, edhe pse të suksesshme, deri më tani nuk janë përdorur në njerëz.
Shkencëtarët kanë zhvilluar një metodë për rritjen e këtyre qelizave në laborator, të cilat zëvendësojnë lëkurën natyrale.
Ky zbulim i ri u jep shpresë njerëzve të cilët kanë pësuar edhe djegie të mëdha në lëkurë. Shkencëtarët thanë se kanë rritur me sukses indet komplekse të lëkurës të cilat i kishin transplantuar në minj.
(GE)