Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Brenda një dite, Kuvendi i Kosovës i ka miratuar dhjetë ligje
    Fokus

    Brenda një dite, Kuvendi i Kosovës i ka miratuar dhjetë ligje

    Dija OnlineBy Dija Online24-04-202606 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Brenda një dite, Kuvendi i Kosovës i ka miratuar dhjetë ligje
    Brenda një dite, Kuvendi i Kosovës i ka miratuar dhjetë ligje
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Brenda një dite, Kuvendi i Kosovës i ka miratuar dhjetë ligje, përfshirë ato për sigurimet shëndetësore dhe për çmimet tavan. Shqetësim për korrupsion të mundshëm ka ngritur opozita gjatë diskutimit për Ligjin për Lojërat Mesdhetare, organizimi i të cilave në vlerë të 254 milionë eurove do të bëhet duke shmangur procedurat e rregullta të prokurimit publik. Që ligji të mos miratohet në këtë mënyrë, deputetëve u ka bërë thirrje edhe Bashkimi Evropian
    Të dhjetë projektligjet që Kuvendi i ka pasur në rend dite, i ka miratuar brenda disa orëve në seancën plenare të së enjtes.

    Disa janë kaluar me mbështetje të opozitës e disa veç me votat e koalicionit në pushtet.

    Mes tjerash, miratim kanë marrë Ligjet për çmimet tavan, për sigurimet shëndetësore, për Lojërat Mesdhetare 2030 dhe për banimin social e të përballueshëm, të cilat kanë nxitur debat mes pushtetit dhe opozitës.

    Para se deputetët t’ia jepnin miratimin në lexim të dytë Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, në seancë ka pasur debat midis ministres së Tregtisë dhe deputetëve të opozitës.

    Në rrethana kur mund të ketë destabilizim të tregut, këtë mandat do ta kryejë një bord i pavarur, për pavarësinë e të cilit opozita ka shprehur dyshime.

    “Çka është destabilizimi i tregut? Sa duhet të devijojnë çmimet në treg që ne të konstatojmë që ka destabilizim të tregut? Kush ka diskrecion të llogarisë kostot dhe të përcaktojë me pas çmimet tavan?”, ka theksuar deputeti i Lidhjes Demokratike (LDK), Avdullah Hoti.

    Në debat është përfshirë edhe deputeti i PDK-së, Arben Mustafa.

    “Ministre me këtë projektligj ke me e mbrojtë qytetarin aq sa e keni mbrojtë nga rritja e çmimit të naftës. Tjetra: pse nuk po ia lini Kuvendit procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të bordit”, ka theksuar ai.

    E atyre, përgjigje u ka dhënë ministrja Mimoza Kusari-Lila.

    “Ideja dhe moduli më i qasshëm dhe lehtë i zbatueshëm dhe kushtetues ka qenë bordi, që përzgjidhet me konkurs të hapur nga Qeveria dhe me votim nga Kuvendi, dhe shumicën e pakicën në Kuvend e përcaktojnë zgjedhjet”, ka thënë ajo.

    Diskutim është zhvilluar edhe për Projektligjin për sigurimet shëndetësore.

    “Jam i sigurt që qytetarët shpejt do të bëhen me sigurime shëndetësore”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

    E deputetë të partive në opozitë kanë shprehur skepticizëm për implementimin e këtij ligji e po ashtu kanë dhënë edhe komente se është shtyrë përpara votimi i tij me shpejtësi për qëllime elektorale.

    “E përfundove duke thënë që shumë shpejt do ta kemi sigurimin shëndetësor. Duke qenë se je për një kohë të gjatë ministër, a beson se e ke dijeninë dhe aftësinë të na tregosh kur është ajo shumë shpejt?”, është shprehur deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

    Deputeti nuk ka marrë përgjigje, porse ligji i ka marrë 80 vota për.

    E për Ligjin për Lojërat Mesdhetare 2030, në debat është përfshirë edhe kryetarja e Kuvendit.

    Deputetët e opozitës kanë shprehur shqetësimin se si me këtë ligj pushteti ka lejuar anashkalimin e legjislacionit të prokurimit publik, për menaxhimin me 254 milionë euro buxhet për organizim të këtyre lojërave.

    “Kur edhe BE-ja ngre shqetësim për mënyrën se si po tentohet të kalohet një ligj i tillë, atëherë natyrisht se alarmi duhet të ngrihet për secilin deputet në këtë Kuvend, edhe për ju si kryetare e Kuvendit”, ka thënë Blerta Deliu-Kodra, e cila është deputete e PDK-së.

    “Nuk mund ta marr më tepër parasysh një letër të Zyrës së BE-së sesa vullnetin e qytetarëve të shprehur në Kuvend. Për mua kjo është e rëndësishme. E kam takuar përfaqësuesen e BE-së, i kam thënë nuk jemi në rrethana normale. Ju ftoj që të bëheni zëdhënës të qytetarëve dhe jo zëdhënës të Zyrës së BE-së, sepse ata i kanë zëdhënësit e tyre”, është përgjigjur kryeparlamentarja Haxhiu.

    Me gjithë pakënaqësitë, projektligji është kthyer në ligj me 64 vota për. Nga fillimi i kësaj legjislature janë miratuar 11 ligje dhe 16 marrëveshje ndërkombëtare.

    Kuvendi i Kosovës të premten do të mbajë edhe dy seanca të tjera. Seanca e parë, e cila do të jetë në shenjë nderimi për kongresistin e ndjerë amerikan, Eliot Engel, do të mbahet nga ora 10:00. Engel, i cili ka qenë mbështetës i madh i Kosovës, ka vdekur më 10 prill në moshën 79-vjeçare.

    E nga ora 11:00 do të mbahet seancë plenare, ku në rend dite do të jenë marrëveshje ndërkombëtare, por edhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor (KGJK), të anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media (KPM). Do të shqyrtohet po ashtu një propozim-rezolutë për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane.

    Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit

    Qeveria e Kosovës ka njoftuar të enjten se ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën, mes tjerash, ka miratuar edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Qeveria ka miratuar në parim edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencia Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

    Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe vendimin për t’ia propozuar Kuvendit kandidatët për shtatë pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Buxheti për vitin 2026 u pati miratuar në Kuvend më 20 shkurt. Për buxhetin patën votuar deputetët e pushtetit, ndërkohë që ata të opozitës kanë votuar kundër. Buxheti për vitin 2026 është paraparë të jetë 4 miliardë euro, prej të cilave 3.64 miliardë janë të hyra, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet me kredi dhe me deficit.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, pati thënë se buxheti për vitin e ardhshëm është i përkohshëm dhe emergjent, dhe se ai do të rishikohet dhe do të ndryshohet me prioritetet e Qeverisë të reflektuara në të.

    Ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës patën votuar kundër, pasi që amendamentet e tyre nuk u patën përfshirë në buxhet.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleIrani sekuestron dy anije pavarësisht “pauzës” së sulmeve nga SHBA
    Next Article KËRKOHET PËRGJIGJE PARA SE TË NDODHË (Rreth një ëndrre që ende nuk ka ndodhur) – Fatmir Baçi
    Dija Online

    Related Posts

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    12-06-2026

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    31-05-2026

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    31-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.