Author: Dija Online

Sipas studimit më të fundit rezulton se ai që bën më shumë se tetë orë gjumë gjatë natës rrezikohen nga verbërimi.
Gjumi i tepërt ndikon që të dëmtohet shikimi, për shkak se gjumi i tepërt çon në një degjenerim makular, thuhet në studim.Ata të cilët flenë edhe më gjatë janë gjithashtu shtatë herë më të rrezikuar nga një fazë më e avancuar e këtij problemi.
Degjenerimi makular është një sëmundje e cila gradualisht shkatërron shikimin e kthjellët. Ky kusht është shkaktar i humbjes së shikimit tek shumë njerëz. Kështu leximi nga afër bëhet shumë i vështirë.
Hulumtimi nga doktori Rahul Khurana nga Kalifornia, u vërtetua pasi ai analizoi disa pacientë me dhe pa këtë sëmundje. Ata të cilët e kishin këtë gjendje treguan se kishin fjetur më shumë se tetë orë gjatë natës.

Për shumë njerëz, dushi në mëngjes është pjesë e rutinës së tyre ditore. Pa e bërë atë, ata ndjehen të papastër, të pagatshëm për ditën përpara.Por një hulumtim shfaq atë se britanezët nuk lahen deri në tre ditë.E sa shpesh pra duhet të lahemi apo të kemi një dush?Në fakt, duke u bazuar në Dr Elaine Larson, eksperte e sëmundjeve infektive në Universitetin e Kolumbisë, ka thënë se vetëm njëherë apo dy herë në javë duhet të bësh dush.Ajo ka thënë për Time:“Njerëzit mendojnë se ata janë duke u larë për shkak të higjienës ose të jenë të pastër, por baketerologjikisht, kjo është çështje”
Dr. C Brandon Mitchell, profesor asistent i dermatologjisë në Universitetin e Gjorgj Washingtonit, beson se larja njëherë apo dy herë në javë është e mjaftueshme“Trupi juaj është një makinë e mirë. Një dush për çdo ditë nuk është e nevojshëm.”Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:“Obligohet të lahet secili i moshërritur në ditën e Xhuma, të përdor misvakun dhe të parfymoset aq sa mundet”. (Muslimi)./KohaIslame

Aplikacioni Messenger i Facebookut ka tejkaluar 800 milionë përdorues aktivë mujor, që do të thotë se ka më shumë përdorues sesa rivalët si Snapchat dhe Viber, por ende nuk e ka kaluar WhatsApp-in, po ashtu pronë e Facebookut, e cila ka 900 milionë përdorues aktivë mujor.
WhatsApp ishte aplikacioni i parë i cili ka mundësuar që njerëzit të dërgojnë dhe të marrin tekst mesazhet falas në smartfona, përmes Wi-Fi-së. Ndërkaq përdoruesit e Messenger po ashtu mund të ndajnë mesazhet, por ky aplikacion ofron gjithashtu edhe video thirrjet falas dhe disa shërbime për biznes.
Për të siguruar një kontekst për këtë rritje, Facebook ka raportuar arritjen e 500 milionë përdoruesve aktivë në nëntor të vitit 2014, 600 milionë në mars të vitit 2015, si dhe 700 milionë në qershor të vitit 2015, transmeton Koha.net. Përderisa shkalla e përshpejtimit është ngadalësuar pak, është më se e qartë se vendimi i Facebookut për ta quajtur Messengerin si një entitet i pavarur (duke parandaluar përdoruesit për të dërguar/marrë mesazhet përmes aplikacionit Facebook) e ka paguar veten.
Facebook planifikon që të fitojë para nga reklamat në Messenger, por nuk ka thënë se kur do ta bëjë këtë. Rrjeti më i madh në botë social online, i cili ka 1.55 miliardë përdorues, fiton para duke shitur reklama që shfaqen në murin e përdoruesve.
Messenger ka shtuar veçoritë e reja gjatë muajve të fundit, duke u mundësuar përdoruesve që të kyçen në të pa pasur nevojë për një llogarit të Facebookut, duke për pagesa, video thirrjet dhe duke komunikuar drejtpërdrejtë me bizneset.
Natyrisht, arritjet e Facebookut shtrihen përtej Messengerit. WhatsApp – një pronë tjetër e Facebookut – ka kaluar shifrën prej 900 milionë përdorues aktivë mujor në shtator të vitit të kaluar, dhe Instagram ka kaluar shifrën prej 400 milionë përdorues aktivë mujor në të njëjtin muaj, ndërsa Facebook vetvetiu ka kaluar shifrën prej 1.5 miliardë në nëntor të vitit të kaluar.

Facebooku është tmerruar me trendin se njerëzit do ditë e më tepër po postojnë më pak informacionet për veten.
Përdoruesit e këtij rrjeti social përditësojnë llogaritë e tyre me fotografi, por një numër i madh i postimeve të tyre janë vegëza të ueb-faqeve tjera.
Kjo po ndodh ndoshta sepse njerëzit kanë shumë lidhje – shumë prej tyre nga e kaluara e largët dhe për këtë përdoruesit nuk dëshirojnë të ndajnë të dhënat e tyre me dikë që nuk e ka takuar për një kohë të gjatë.
Por Facebooku po e sheh brengosës faktin se njerëzit nuk po ndajnë shumë informacionet intime rreth tyre – dhe në vend të këtij rrjeti social – ata po përdorin rrjetet më të vogla siç është Snapchati ose Intagrami.
Shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka inkurajuar punëtorët e tij që të dalin me ide të reja për të mundësuar shpërndarjen e gjërave personale, transmeton Koha.net.
Një plan për këtë është lansimi i opsionit “On This Day” që kërkon rikthimin e një postimi i të njëjtës ditë, por i një viti të mëparshëm ose të viteve të mëparshme.
Një tjetër opsion janë edhe videot “live”. Facebooku lansoi këto opsione për t’i bërë interesante edhe aktivitetet më të mërzitshme të përdoruesve.

Doktori u tha prindërve tu thonë lamtumirë. Me sy të lagur, ato ngritën duart për tu lutur dhe shkuan për ti puthur vajzat e tyre të cilat kishin lindur të ngjitura.Të dy vogëlushet kishin lindur të ngjitura, ku secila prej tyre e shihte vetën së bashku me motrën në pasqyre, secila kishte dy krah, dy këmbë, zemra individuale po ashtu edhe trakt digjestiv, por një mëlçi të përbashkët.Për to u kujdeske nëna e tyre, me gjithë vështirësitë që kishin këto dy vajza të vogla. Tani më, pasi ditëlindjes së tyre të parë ata kishin për të udhëtuar nga vendi i tyre i varfër Pakistani në vendin e pasur të Arabisë Saudite për ti ndarë, përmes operimit që do tua ndryshonte jetën e tyre në mënyrë radikale.“Unë ende kam dyshime dhe jam e frikësuar” tha babai i tyre, Nisar Ghani, 45 vjeç, derisa doktori i përcjell vajzat Fatmien dhe Mishelën drejt dhomës së operimit. “Në fund, ne të gjithë jemi të Zotit”.
Operimi i datës 26 mars, ishte pjesë e një programi që ka kohë që vazhdon në Saudi për ti ndarë binjakët e ngjitur që vijnë nga familjet e varfra anë e kënd botës.Dr. Abdullah al Rabeeah, kirurgu që udhëheq programin, tha se që nga viti 1990 se ka bërë 40 operime për familje nga 20 vende të ndryshme të botës në tre kontinente të cilët nuk mund të mbulonin shpenzimet e operimit.Ky program nuk ishte raportuar në revista shkencore, por Dr Rabeeah tha se 70 nga 74 pacientët e tij janë ende gjallë sot.

Dr. James ONeill, profesor i kirurgjisë së pediatrisë në Universitetin Vanderbilt të Qendrës Mjekësore i cili po ashtu ka ndarë një numër të madh të binjakëve të ngjitur, tha se nuk ka njohuri për programin.Por pas një rishikimi, Dr. ONeill tha se është një programet më të mëdha në botë dhe që është shumë i vlefshëm.Suksesi tha ai duhet të matet jo vetëm normat e mbijetesës por po ashtu edhe nga shkaqet e vdekjeve për pacientët që nuk kanë arritur ta bëjnë atë, dhe kualitetin e jetës që e kanë ata që u operuan.Dr. Rabeeah tha se katër pacientët të cilët nuk mbijetuan, dy vdiqën nga sëmundjet e zemrës, një nga kolera dhe një nga meningjit. Ato që mbijetuan edhe sot mbajnë kontakte me të. Dy vajza që ai i kishte operuar në vitin 1992, rishtazi e kanë vizituar pasi kanë kryer fakultetin.Ky program mbahet në Spitalin special të fëmijëve Mbreti Abdullah në Riad e cila udhëhiqet nga Garda Nacionale e Saudisë. Financohet nga pasuria mbretërore, bamirësia Islame dhe nga donimi i diplomacisë publike.Mbreti Selman aprovon rastet individuale dhe qeveria pastaj kujdeset për faturat, duke u dhënë pacientëve dhe familjeve të tyre biletë të klasit të parë dhe akomodim falas. Ato janë promovuar nga mediat lokale, dhe një reporter dhe fotograf i New York Times iu bashkua ekipit për të parë skenën e operimit të vajzave të Ghanit nga Pakistani.“Është unike, këto lloj anomalie tërheqin vëmendjen e shumë njerëzve dhe unë kam qenë shumë i prekur”thotë mjeku 66 vjeçar, i cili tani më veç se është hero kombëtar.
Për familjen e Ghanit, nga Swat Valley në Pakistan, ditëlindja e binjakëve ka qenë përzierje mes gëzimit dhe traumës. Ghani tha se e kishte lënë shkollën në klasën e tetë për ti ndihmuar babait të tij në fermë, pastaj erdhi në Arabinë Saudite për të punuar, ndërsa gruaje e tij Leena, qëndroi në Pakistan me tre vajzat e para, tani më 9,7 dhe 4 vjeç.
Lindja e dy binjakëve ishte lajm i gëzueshëm, por doktorët nuk i treguan Lenës se ajo kishte fëmijë të ngjitur në mënyrë që ajo të mos shokohet.“Unë dhe familja ime ishim të shastisur nga ajo se si do të reagojnë njerëzit rreth nesh” tha ai.Ata kishin gjetur një spital në Islamabad që mund të kujdesej për ta po jo që ti ndante, dhe po bëhej më rëndë për tu menaxhuar derisa ato rriteshin.
Një doktor kishte dhënë këtë rekomandim.Udhëtimi ishte një ngritje në status për Ghanin, i cili për 12 vjet kishte mbledhur nga çdo muaj 530$ si një vozitës i një familje Saudiane. Tani ai ishte i ftuar i mbretit.
Në ditën e operimit çifti e shikoi operimin përmes ekraneve të mëdhenj, njëri duke qëndruar në auditorium e tjetri në tokë, duke u përgjigjur mesazheve, duke qarë e duke lexuar Kuran.Në dhomën e operimit, i ndërtuar enkas për ndarje të binjakëve, ishin 20 doktor, infermiere dhe teknikë të cilët pastruan vajzat dhe aplikuan anestezionin, dhe filluan prerjen.Ekipi iu fut ritmit menjëherë, duke folur qetë dhe butë e në të njëjtën kohë duke shikuar monitorët që tregonin rrahjet e zemrave të dy vajzave të vogla.
Pjesa më e vështirë ishte ndarja e mëlçisë, e cila ishte në fakt ishte dy mëlçia të bëra në një, duke e bërë ndarjen më të lehtë, tha Dr. Rabeeah.Doktorët tjerë u kujdesën që mos të ketë gjakderdhje gjatë prerjes.Infermierët shikonin operimin, në rast nevojë për diçka për të ndërhyrë menjëherë.Në radhën e parë ishte Nabil Abdulhak, një inspektor shkollor i Jemenit i cili kishte djalin e lindur me një kokë, Ahmedin i cili kishte dy trupa dhe një kokë të vetme, një zemër dhe mushkëri. Abdulhaki na e tregoi përmes telefonit djalin e tij i shtrirë në shtrat, me dy palë krah dhe dy palë këmbë.Tani Ahmedi, i cili ishte operuar nga Dr. Rabeeah në shkurt, po lozte me fëmijët e tjerë që ishin aty.
Në dhomën e operimit, ishin ndarë mëlçitë, ku doktorët kishin prerë edhe muskujt abdominal dhe kishin filluar heqjen e lëkurës së kishte bashkuar ata të dyja.Dr. Rabeeah numëroi deri në pesë duke thënë: “Zero! Falënderimi i takon Allahu” dhe vajzat ishin të ndara më.Infermieret aplauzuan.
Pastaj, për herë të parë në jetë, vajzat ishin vendosur në shtretër të ndara.Ekipi i qepi ato. Ata u stabilizuan, ndërsa mjekët i nxorën jashtë për ti takuar prindërit, dashamirësit, ambasadorin e Pakistanit dhe një televizion lokal që dha pamje direket.“Ju mund ti puthni ato” tha Dr. Rabeeah.
Ia dolën vajzat e Ghanit, ai iku një hap mbrapa dhe ra në sexhde si shenjë falënderimi ndaj Zotit./NewYorkTimes/KohaIslame.com

Pothuajse 50% e njerëzve që kanë përjetuar sulm në zemër, pohojnë se kanë pasur simptoma rreth një muaj më parë, por shumica e tyre nuk i kanë kushtuar vëmendje dhe kjo neglizhencë ndoshta iu ka kushtuar shumë në jetë!
Disa nga pacientët që i kanë mbijetuar sulmit në zemër, kanë dëshmuar se një muaj më parë kanë pasur simptoma si vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje e rëndë në gjoks.
Meshkujt janë më të prirur për dhimbje në gjoks, ndërsa femrat vështirësi në frymëmarrje. Tek meshkujt mund të paraqitet problemi me ereksionin, e që është faktor për ngushtimin e enëve të gjakut.
Femrat (rreth 70%) janë më të prirura për ndjesinë e lodhjes së fuqishme dhe afatgjate, madje edhe disa javë para sulmit. Nëse muskuli i zemrës nuk punon si duhet, kjo mund të shkaktojë ënjtje të këmbëve dhe patjetër ti kushtoni vëmendje këtyre simptomave.
Ja 6 shenjat paralajmëruese që mund të ndodhin një muaj më herët, para se të përjetoni sulm në zemër:
LodhjeNëse arteriet ngushtohen, zemra merr më pak gjak nga sa është mësuar, dhe si rezultat i kësaj funksionon shumë vështirë. Kjo është arsyeja pse ndiheni të lodhur dhe të përgjumur gjatë gjithë kohës.
Pa frymëmarrjeNëse zemra pranon më pak gjak, kjo nënkupton se mushkëritë marrin më pak oksigjen se normalja. Nëse keni probleme me frymëmarrjen, kontaktoni mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kjo do të thotë se po i afroheni kohës së pësimit të ndonjë sulmi në zemër.
PlogështiNëse trupi juaj ligështohet, pra ndjeni plogështi, kjo ndodhë sepse arteriet bëhen më të ngushta dhe pengojnë qarkullimin e gjakut si duhet. Muskujt nuk funksionojnë ashtu siç kanë nevojë dhe për atë ndodhë deri tek rrëzimi apo përplasja.
Marramendje dhe djersitje e ftohtëQarkullimi i dobët është fajtor për këtë si dhe për kufizimin e rrjedhjes së gjakut në tru, gjë që është shumë e rrezikshme për jetën. Në këtë gjendje, ju do të ndjeni marramendje dhe konfuzion. Mos i injoroni këto shenja.
Presion në gjoksNëse keni simptoma të hershme të sulmit në zemër, ka gjasa të ndjeni siklet në gjoks, dhembje të lehtë apo presion të lartë të gjakut.
Simptoma të gripit apo ftohjesNëse ndjeheni si kur keni simptoma të gripit apo ftohjes pa qenë sezona e dimrit, kjo mund të jetë një tregues për ndonjë sulm në zemër në të ardhmen e afërt. Shumë persona pasi i kanë mbijetuar sulmeve të tilla, kanë theksuar se disa ditë para sulmit të tyre kanë pasur simptoma të tilla si psh. kollë ose temperaturë, thuhet në Bright Side.

Ndalimi i pirjes së duhanit është tepër i vështirë, por ju mund ta bëni shumë më të lehtë procesin.Duke mësuar më shumë për 7 fazat në të cilat kalon trupi juaj gjatë lënies së duhanit keni një shans më të mirë për ta mësuar veten me ajrin e pastër dhe ta largoni nga tymi.
1. Lajmi i mirë është se përfitimet për shëndetin fillojnë 20 minuta pas lënies së duhanit. Lajmi i keq është që trupi juaj vazhdon ta kërkojë në po të njëjtën periudhë kohore.
2. Trupi juaj fillon të përjetojë simptomat e para të tërheqjes ndaj nikotinës, të tilla si dëshirat intensive, oreks, ankth, frustrime e shumë të tjera.
3. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se nikotina largohet plotësisht nga trupi brenda 72 orësh nga cigarja e fundit që është konsumuar. Lajmi i keq është se dëshira për të konsumuar është shumë e fortë në këtë periudhë kohore. Një nga gjërat që duhet të dini është se dëshira për të pirë cigare është e njëjtë me ndjesinë e të qenit i uritur. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz shtojnë në peshë pasi lënë duhanin, pasi hanë për të shmangur dëshirën ndaj nikotinës. Nëse kujtoheni se procesi në të cilin po kaloni nuk është aq i dëmshëm sa ju thotë mendja, gjithçka do të jetë më e lehtë në vazhdim.
4. Fakti që nikotina është larguar nga trupi juaj ul mundësitë e të pasurit dhembje koke apo të përziera. Të gjitha simptomat që po përjetoni janë efekt i mendjes. Kjo nuk i bën më të lehta për t’u kapërcyer, por duhet të arrini paqen brenda vetes dhe të përdorni forcën dhe motivimin për të shkuar drejt qëllimit që i keni vendosur vetes.
5. Rreth dy javë pasi të keni lënë pirjen e duhanit do të vini re se disa aktivitete të përditshmërisë janë më të lehta për t’u bërë. Nuk do të lodheni aq sa më parë kur të ngjisni shkallët e pallatit. Funksionet normale të mushkërive përmirësohen në mënyrë dramatike 14 ditë pas lënies së duhanit.
6. Shumica e simptomave kanë tendencë të zhduken rreth dy javë e gjysmë pas ndërprerjes së duhanit. Kjo do të thotë se dëshirat që duhet t’i frenonit tashmë janë më pak të shpeshta, aq sa nuk do të kërkoni më paketën më të afërt për ta konsumuar.
7. Edhe pse trupit tuaj i duhet më pak kohë, mendjes i duhet më shumë për t’u çliruar nga varësia dhe mund të quheni zyrtarisht të pastër pas tri javësh. Urime, tashmë jeni të lirë!

Manat janë të pasura me antioksidues e vitamina, duke u vlerësuar në tërë botën si një super ushqim dhe një nga medikamentet më të mira natyrore. Ka mana të zeza, të kuqe dhe të bardha dhe të gjitha kanë veti shëruese. Të gjitha pjesët e manave mund të përdoren: gjethet, kërcelli, kokrrat e freskëta por edhe të thata. Përveçse e gjithë bima është e pasur me antioksidues, ato përmbajnë alkoloide falë së cilave imuniteti ynë forcohet dhe balancohet sheqeri në gjak.
Ndërsa manat e thata konsiderohen si një nga mrekullitë më të shëndetshme natyrore. Një gotë me lëng mane rekomandohet për përmirësimin e shikimit, sepse përmban vitaminë A. Kjo në veçanti rekomandohet për njerëz që kalojnë shumë kohë në kompjuter. Ky lëng, po ashtu është shumë i dobishëm për t’u përdorur pas operacioneve ose sëmundjes, sepse shpejton shërimin, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon infeksionet.
U rekomandohet edhe nënave pas lindjes. Manat nxisin prodhimin e melaninës në lëkurë, çka ju ndihmon të ruani ngjyrën tuaj natyrale. Mund ta aplikoni direkt në flokë për të përmirësuar rrënjën e flokëve dhe për të përshpejtuar rritjen e shëndetshme. Çaji që përftohet nga sythat e manave, është i mirë për sistemin kardiovaskular dhe për të humbur peshë.
Personave që vuajnë nga diabeti, ju rekomandohet çaji nga gjethet e manit të zi. Duhet që 50 g gjethe të grimcuara të vendosen në gjysmë litri ujë të vluar dhe përzierja të qëndrojë 10 minuta e mbuluar me kapak, duke e përzierë herë pas here. Më pas, pija kullohet dhe pihet gjatë ditës. Edhe marmelata e manave luan një rol të rëndësishëm në shëndet, kështu që rekomandohet të konsumohet në mëngjes.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe ministren e Tregëtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, kanë inauguruar laboratorin e kontrollit të cilësisë së produkteve farmaceutike në Agjencinë e Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale.
Mustafa ka thënë edhe njëherë se shëndetësia do të mbetet prioritet i Qeverisë së Kosvoës.
“Sot ne po bëjmë inaugurimin e këtij laboratori i cili është i certifikuar dhe i pajisur mirë dhe para së gjithash ka ekspertë dhe specialistë që i nevojiten dhe të cilët do të përdorin dijen dhe ekspertizën e tyre në përdorimin e pajisjeve të cilat janë këtu të nivelit të fundit të teknologjisë, me një zotim edhe të Ministrisë edhe të Qeverisë së Kosovës që ne do të përkrahim më tutje. Dëshirojmë që shfrytëzimi i barnave për qytetarët tanë të jetë i kontrolluar mirë, të jetë i analizuar dhe të jetë i vërtetuar nga organet më kompetente të Republikës së Kosovës”, ka thënë i pari i ekzekutivit.
Edhe ministri Rrahmani ka folur për përkushtimin e qeverisë për projekte të tilla.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale, Jeton Shala, u shpreh i lumtur që angazhimi intensiv i zyrtarëve të laboratorit është vlerësuar nga Agjencia e Akredimit të Kosovës, të cilët me certifikimin e laboratorit, kanë vërtetuar se janë përmbushur të gjitha kërkesat dhe rekomandimet për plotësimin e standardit ISO 17025.
Gjithashtu ai ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për përkrahjen, sidomos në sigurimin e kuadrove, doktor shkence, farmacistë dhe mikrobiolog që të punojnë në ktë laboratorë si dhe ambasadën kroate për dhurimin dhe instalimin gratis të softuerit për laborator me kosto deri 80 mijë euro.kohaislame

Migrena është një sëmundje neurologjike që lidhet me dhimbjet e kokës. Shfaqja e saj është si rezultat i aktivitetit jonormal të trurit, por shkaku i saktë i problemit nuk është zbuluar ende.
Disa nga shkaqet e shfaqjes së migrenës janë; Ndryshimet hormonale: menopauza ose dhimbje koke e menstruacioneve Shkaqe emocionale: stresi, tensioni, depresioni Shkaqe dietike: pijet me kafeine, çokollata, alkooli, vaktet e çrregullta Shkaqe mjedisore: pirja e duhanit, ndryshimet e klimës Është e ditur që duhet të pini shumë ujë.
Por, edhe pse mund të pini shumë ujë, trupi juaj ende mund të jetë i dehidratuar.kohaislame