Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A tu them prindërve të saj që vajza e tyre 11 vjeçe shoqërohet me një djalë?
    Qendrime Islame

    A tu them prindërve të saj që vajza e tyre 11 vjeçe shoqërohet me një djalë?

    Dija OnlineBy Dija Online17-03-201803 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    Selam alejkum!
    Vëllezër të nderuar, po paraqes një problem dhe kush mund të japë përgjigje rreth kësaj çështjeje, Allahu e shpërbleftë.
    Më ka rënë në dorë një shkresë dhe një foto se një vajzë 11-vjeçare, që e njoh shumë mirë (muslimane me namaz, mirëpo me sa duket dobët), ka filluar të kalojë (shoqërohet) me një djalosh të moshës së saj. Çfarë mendoni, t’u tregoj prindërve të saj apo jo, pasi prindërit kanë besim tek unë. Allahu ju shpërbleftë!
    Selam alejkum!

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
    Është për të të ardhur keq kur dëgjon për vajzat dhe djemtë e kësaj moshe kaq të re, që interesohen për të ngritur raporte “dashurie” me moshatarët e tyre. Pa dyshim dëmi dhe e keqja e kësaj bie në radhë të parë te këta fëmijë, pastaj dëmi merr përmasa edhe në shoqëri, pasi gjeneratat të cilat rriten duke ia përkushtuar tërë interesimin e tyre hulumtimit për gjetjen e “princit” apo “princeshës” së jetës së tyre, duke provuar me dhjetëra lidhje që bëhen me personat e ndryshëm, gjeneratat të cilat e humbin energjinë, ambiciet dhe përkushtimin me këso gjërash, nuk është e mundur të jenë përparimtare.
    Kurse sa i përket pyetjes se çfarë të bëni në situatën tuaj, themi se nuk është e qëlluar të nxitoni duke ndërmarrë ndonjë hap të shpejtë. Më qartë, do të ishte e gabuar të lajmëronit prindërit e saj rreth këtij problemi. Lidhjet e këtilla për kohën tonë nuk janë edhe aq “jonormale”, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat jetojmë, posaçërisht pasi fëmijët e tillë gjatë ditës mund të ndjekin tre apo katër seriale, ku tematizohen ngjarje dashurie ndërmjet të rinjve, madje edhe të moshës së tyre.

    Ajo që do të ishte e qëlluar në këtë rast, do të ishte që me këtë vajzë të bisedonit pak më hapur dhe t`i tregoni se lidhjet e këtilla, posaçërisht në këtë moshë, do t`i krijojnë probleme me të cilat do të ballafaqohet tërë jetën. Fillimi i kërkimit të “dashurisë së vërtetë” me anë të aventurave të hershme që në atë moshë do t`i komplikojnë asaj shumë gjëra në jetë. Prandaj, këshillojeni të interesohet për gjërat nga të cilat do të ketë dobi në këtë botë dhe në botën e ardhshme. Mundohuni ta nxitni për mësim, mirësjellje, moral, respekt, dinjitet dhe para të gjithave që të ketë parasysh mbikëqyrjen e Allahut, i Cili është i Gjithëdijshëm për çdo lëvizje të njeriut. Pastaj edhe shoqëria e saj luan rol në drejtimin dhe rrugën që zgjedh ajo. Prandaj, nëse kuptoni se ajo ka shoqe të pasjellshme që mund të ndikojnë tek ajo, mundohuni ta ndani, natyrisht duke i sjellë alternativa të tjera, të cilat ajo do të ketë rastin t’i zgjedhë.

    Këto ishin disa nga këshillat të cilat na u kujtuan për momentin dhe për shkak të kohës nuk do të zgjerohemi më shumë. Lusim Allahun e Lartësuar t’ju japë sinqeritet në thënie dhe në vepra! Amin!

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleSi t’ia shpjegoj Islamin një vajze të krishterë?
    Next Article A është mëkat që t’ia shprehësh dashurinë një djali që e do?
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.