Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A mund ta dërgoj dikë tjetër në haxh në vend të nënës?
    Qendrime Islame

    A mund ta dërgoj dikë tjetër në haxh në vend të nënës?

    Dija OnlineBy Dija Online23-09-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Kam një pyetje që ka të bëjë me shkuarjen në haxh
    Pyetja:

    Vitin e kaluar baba im ish haxhi, Allahun e falënderon që ia ka mundësuar të shkojë për të parë vendin e shenjtë dhe për të përmbushur njërin prej obligimeve që kemi ndaj Allahut xh.sh. Po nëna ime nuk ka qenë dhe vëllai në këtë vit ka shpreh gatishmërinë të financojë që edhe për nënën të shkoj dikush në haxh. Pyetja ime është kjo. Kush ka të drejtë të shkojë për nënën time në haxh, Babai im nuk mundet më se është 74 vjeç.
    Nëna, edhe kjo është e shtyrë në moshë, nuk di të falë namaz vetë (pasi nuk di të lexojë), vetëm kur jam në shtëpi unë i tregoj se si duhet falur, aplikon më shumë faljen e farzit të sabahut dhe akshamit, pasi nuk jam në shtëpi tërë ditën. Këtë e kemi parë si mënyra më e mirë për t’i bërë sexhde për Zotin.
    Ndoshta e kam zgjatur pyetjen po desha t’ju njoh me gjithë situatën si është.
    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Është një veprim shumë i mirë që ju kujdeseni për prindërit tuaj, që të jenë sa më afër Krijuesit të tyre dhe t’i zbatojnë urdhrat e Tij, prandaj ju përgëzojmë për këtë dhe shpresojmë të vazhdoni ende me këtë pasi i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të thotë: “Prindërit janë dera e mesme e xhenetit. Pra, nëse dëshiron, humbe atë derë ose fitoje atë.” (Shënon Tirmidhiu, i cili ka thënë se hadithi është sahih)
    Kushejri gjatë komentimit të këtij hadithi ka thënë: “…dera e mesme e xhenetit” ka për qëllim derën më të mirë të xhenetit.”

    Pastaj gjithashtu në një hadith tjetër thuhet: “Xheneti është nën këmbët e nënës”.
    Motër e nderuar, a ka ndonjë kujdes më të madh se sa të bëheni shkaktare që prindërit tuaj t’i kthehen Zotit të tyre? Prandaj ju këshillojmë që të mundoheni ta mësoni nënën tuaj ta falë namazin brenda mundësive që ka ajo, pasi Allahu është falës dhe nuk e ngarkon njeriun më shumë se sa ka mundësi që të përballojë.

    Ndërsa në lidhje me dërgimin e dikujt tjetër në haxh në vend të nënës suaj themi se lejohet, nëse ajo është e moshuar ose e dobët dhe nuk mund të udhëtojë e t`i kryejë ritet të cilat kërkohen gjatë qëndrimit atje.
    Personi i cili dërgohet si zëvendës për të kryer haxhin duhet që fillimisht ai vetë ta ketë të kryer haxhin, pastaj ta bëjë këtë për tjetrin. Nuk kërkohet ndonjë kriter tjetër sikurse të jetë i afërm i saj apo diçka tjetër. Me fjalë të tjera, mundet secili musliman ta bëjë këtë, por nëse në vend të tij shkon djali i saj, është më mirë, pasi me këtë krahas kryerjes së borxhit ai edhe tregon mirësjellje ndaj nënës së tij. Allahu e di më së miri!

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleShBA-ja fillon sulmet ajrore kundër IS në Siri
    Next Article A lejohen specat turshi të cilave gjatë u futet edhe vinobran?
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Irani është një disfatë më e madhe se Vietnami

    Si po përballen fëmijët myslimanë me bullizmin? Fushëbetejë globale apo kënd lojërash?

    Algoritmi me 5 hapa që Elon Musk e përdor për zgjidhjen e çdo problemi

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Irani është një disfatë më e madhe se Vietnami

    Si po përballen fëmijët myslimanë me bullizmin? Fushëbetejë globale apo kënd lojërash?

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.