• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
  • Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
  • Dyfytyrësia e tolerancës
  • “Masakrat e Francës në Algjeri nuk mund të harrohen”
  • Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un
  • Falja e Bajramit në shesh
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Fetva»A lejohet leximi i Kuranit duke qenë shtrirë?

A lejohet leximi i Kuranit duke qenë shtrirë?

0
By Dija Online on 20-03-2015 Fetva

Leximi i Kuranit duke qenë shtrirë është i lejuar, ashtu siç lejohet leximi i tij pa abdest. Argument për këtë kemi ajetin kuranor, ku Allahu i Lartësuar, kur flet për muslimanët dhe cilësitë e tyre, thotë: “Ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” (Ali Imran, 191)
Në ajet përmendet se nga veçoritë e besimtarëve është se ata e përkujtojnë Allahun e Lartësuar në çdo formë; duke qenë në këmbë, ulur dhe shtrirë. Një nga format e përkujtimit (dhikrit) është edhe leximi i Kuranit.
Argument tjetër për këtë është hadithi të cilin e transmeton Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e përmendte Allahun në çdo kohë.”1
Gjithashtu, Sheukani në librin e tij “Nejlul eutar” dhe disa të tjerë përmendin hadithin ku Mejmune bint Harith, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se Muhamedi, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, këndonte Kuran duke qenë shtrirë në prehër të Aishes, ndërkohë që ajo ishte me menstruacione.
Muhamed Ibën Salih Uthejmin, kur është pyetur rreth leximit të Kuranit shtrirë, thotë: “Te leximi i Kuranit shtrirë nuk ka diçka të keqe, pasi Muhamedi salallahu alejhi ue selem e lexonte Kuranin duke qenë i mbështetur në prehër të Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, madje kur ajo ishte me menstruacione. Prandaj nuk prish punë nëse besimtari lexon Kuranin, nga mus`hafi ose përmendësh, duke qenë i mbështetur ose shtrirë dhe në këtë nuk ka të keqe.”
Në fund të kësaj, dëshirojmë të bëjmë me dije se kur themi se kjo lejohet, nuk nënkupton se kështu duhet ta bëjë praktikë besimtari leximin e Kuranit. Për arsye se është mjaft e qartë se kur të lexojmë Kuran, duhet të kemi parasysh se jemi duke kryer një adhurim mjaft të rëndësishëm në Islam dhe duhet të mundohemi që gjithmonë ta lexojmë atë me abdest, të ulur, të përqendruar, etj.. Kështu, vërtetohet se Profeti, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur binte për të fjetur, lutjet dhe pjesët e Kuranit që zakonisht i lexonte para gjumit, ato i lexonte duke qenë i ulur në shtrat. Por, nëse në ndonjë rast ndihemi të lodhur, ose nganjëherë shtrihemi të pushojmë, por jemi në gjendje të përsërisim Kuran ashtu shtrirë, atëherë nuk ka të keqe ta shfrytëzojmë kohën që të lexojmë dhe të përkujtojmë fjalët e Allahut edhe ashtu. Allahu e di më së miri!

1 Shënon Buhariu dhe Muslimi.

 

Alaudin Abazi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

Dyfytyrësia e tolerancës

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
19-05-2022

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

12-05-2022

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

11-05-2022

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

06-04-2022

Cili është thelbi dhe objektivi i agjërimit?

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.