Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A ka zgjidhje tjetër për dy të dashuruar përveç martesës?
    Qendrime Islame

    A ka zgjidhje tjetër për dy të dashuruar përveç martesës?

    Dija OnlineBy Dija Online12-12-201705 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    Lexova disa pyetje nga disa njerëz që kishin bërë këtu pyetje, por nuk u përshtatnin me pyetjen time. Kam një problem që kam rënë në dashuri të thellë me një vajzë te re, edhe unë jam i ri. Nuk është puna që kam rënë në dashuri për herë të parë, por kam  pasur edhe me herët disa vajza. Nuk di si t’ia bëj me atë vajzë, nuk mundem ta lë dot.  Ndodh që kur nuk e shoh disa ditë të mos më shkojnë punët mirë me familje, pra problem i madh më është bërë. Për vajzën për të cilën e kam fjalën edhe ajo është në këtë pozitë dhe po mundohemi t`ju tregojmë secili familjes, por kemi frikë se mos po ndodh ndonjë problem më i madh. Kisha pritur prej jush një këshillë prej së cilës do të shpëtoja. Thjesht, të shpëtoj nga kjo gjë apo të vazhdoj?

    Përgjigja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Meqenëse për dashurinë dhe lidhjeve ndërmjet djemve dhe vajzave kemi folur shpesh, me këtë rast do t’i themi edhe disa gjëra që shpresojmë se do t`ua qartësoj vëllezërve dhe motrave se shërimi i të gjitha problemeve në jetë, e edhe për dashurinë, duhet të kërkohet te ligjet e Allahut të Lartësuar, pasi siç kemi theksuar, disa herë, ato janë për të mirën e njeriut. I vetmi shpëtim në këtë botë dhe në botën tjetër është t`i pasojmë ato.

    Dashuria është një ndjenjë e lartë, një instinkt që Allahu e ka krijuar në natyrën e njeriut. Besimtari e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e do vëllanë e vet musliman, nëna e do fëmijën e saj edhe fëmija e do nënën e tij. Gjithashtu është e mundur që një djalë ta dashurojë një vajzë apo vajza ta dashurojë një mashkull, t`i pëlqej asaj dhe t`i anoj zemra nga ai, ashtu siç ndodhi me vajzën e të dërguarit Shuajb (alejhi selam) ndaj të dërguarit Musa (alejhi selam). Allahu i Lartësuar thotë:

    “Njëra prej atyre dyjave (bijave) tha: ‘O babai im, punësoje atë (Musain)! Vërtet që (nga) njerëzit më të mirë për ty për t`i punësuar është i forti, i besueshmi!” (Kasas, 26)

    Shuajbi (alejhi selam) e kupton propozimin e vajzës dhe i thotë Musait (alejhi selam): “Ai (Shujabi) tha: ‘Unë dëshiroj të martojë ty me njërën prej këtyre dy vajzave të mia…’” (Kasas, 27)

    Transmetohet nga Abasi (radiallahu anhu) se një njeri vjen te Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) dhe i thotë: “O i dërguar i Allahut, unë e kam në përkujdesje një jetime (bonjake), të cilën e kërkon për grua një njeri që është i pasur dhe një tjetër që është i varfër. Ne kemi dëshirë ta martojmë me të pasurin, kurse ajo e do të varfrin. Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Nuk ka zgjidhje më të mirë për dy të dashuruar se martesa.” (Transmeton Ibën Maxhe, Hakimi, Bejhakiu, Taberaniu, Hakimi thotë se është i saktë)

    Sido që të jetë, për të mos u zgjeruar shumë, themi se Islami nuk e ndalon dashurinë si ndjenjë, ashtu siç u përmendën shembujt lartë, si një femër ta dojë, pëlqejë një djalë, apo anasjelltas.

    Atë që e ndalon Islami është që ato ndjenja të dashurisë të vihen në praktik, aplikim dhe sjellje te njeriu, pa ndonjë kriter të qartë se si do të përfundojë raporti i atyre dyve në të ardhmen.

    Gjithashtu, Islami e ndalon edhe dashurinë si ndjenjë e shfryrjes seksuale, pasi kjo nuk është dashuri apo është epsh jetëshkurtër, e cila përfundon shumë shpejt, duke lënë pas vetes rezultate dhe fatkeqësi të shumta.

    Duke i pasur parasysh këto gjëra, të këshillojmë ty, vëlla i dashur, që t’i menjëherë t’i ndërpresësh marrëdhëniet me atë vajzën, derisa ta qartësosh se si do të jetë ardhmëria e juaj e përbashkët, kështu që të vuani qoftë ju të dy apo njëri nga ju deri në fund të jetës.

    Por, ajo që neve na mundon më shumë, në këtë rast, është çështja se kjo formë e marrëdhënieve tuaja me vajza të huaja nuk qenka e para, por tani keni ndjenja specifike të cilat nuk i kishit me të tjerat.

    Nga letra e juaj nuk kuptuam moshën tuaj dhe të vajzës, por siç duket ju ende jeni të rinj dhe këto ndjenja janë shumë normale për një të ri që futet në kontakte të tilla me vajza, pasi që, siç duket, në rastin e fundit juve paskeni shkuar më larg se sa në rastet e mëhershme, prandaj edhe ky ndryshim i natyrës së ndjenjave është më i fortë.

    Gjithashtu, është normale për një të ri, si ju, që për çdo mossukses, ngecje, problem por edhe dështim në jetë, të hulumtoni dhe ta gjeni fajtorin e mundshëm. E pasi ju mendoni shumë për këto ndjenja, është normale edhe të akuzohen si fajtor në mossuksesin tuaj.

    Prandaj ju këshillojmë që sa më shpejt ta ndërprisni këtë kontakt dhe të filloni të punoni në format e njohura dhe të lejuara se si të bashkoheni me atë vajzë. Bisedoni me familjen dhe sqarohuni, gjithashtu edhe vajza le të bisedojë me të familjes. Në këtë nuk ka asnjë të keqe dhe është shumë normale, por e keqja është në vazhdimin në këtë formë të takimit tuaj me vajzën.

    Në fund, lus Allahun e Lartësuar që t`ju mbrojë nga të këqijat e vetvetes tuaj dhe të shejtanit, t’ju udhëzojë në punë të mira në këtë botë dhe botën tjetër!

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleNëse familjari grindet shpesh, a mos është prekur nga magjia?
    Next Article Në cilat raste lejohet masturbimi?
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.