Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A është e ndaluar dashuria ndaj një vëllai në Islam?
    Qendrime Islame

    A është e ndaluar dashuria ndaj një vëllai në Islam?

    Dija OnlineBy Dija Online18-12-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    Jam një motër muslimane dhe kam disa vite që falem rregullisht. Doja t’ju pyes rreth kontaktimin me vëllezër muslimanë. A është e ndaluar dashuria ndaj një vëllai në Islam? A është haram edhe biseda me të në telefon ose edhe në internet? Shumica e motrave këtë po e bëjnë dhe nuk e di se a është kjo e lejuar apo jo?

    Përgjigja:

    Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Dashuria është diçka aq komplekse dhe në vete përmban shumë kuptime, dashuri është edhe kur të kesh ndaj dikujt mirësjellje, respekt e bujari. Gjithashtu, dashuri është edhe ndjenjen që e kemi ndaj personit të gjinisë tjetër.

    Pra, ajo është disa lloje e në Islam Kurani famëlartë e përmend fjalën “dashuri” në shumë ajete. Dashuria sipas Islamit është disa lloje e ne do t`i përmendim disa:

    -Dashuri e obliguar apo e domosdoshme, sikurse dashuria ndaj Allahut dhe të Dërguarit të tij dhe e asaj që hynë në të si dashuria e muslimanëve për hirë të Allahut.

    -Dashuri e lejuar, si ajo që është e natyrshme si: dashuria e prindërve, gruas, fëmijëve, familjes, etj.

    -Dashuri e ndaluar (haram), si ta duash sikur Allahun dikë tjetër. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “E nga njerëzit ka nga ata që në vend të Allahut besojnë në idhuj, që i duan sikur që e duan Allahun …” ( Bekare, 165)

    Ky lloj i dashurisë është shirk dhe quhet shirku i dashurisë dhe ajo është disa shkallë që varet se sa është i lidhur ai me atë të dashur që e adhuron sikur Allahun, në këtë lloj hynë edhe ata që i adhurojnë artistët, këngëtarët e ndryshëm etj.

    Pra, nëse ti e do ndonjë vëlla musliman për hirë të Allahut, sepse ai është praktikues i fesë dhe i devotshëm, kjo është e lejuar dhe e kërkuar si dashuria ndaj sahabëve, dijetarëve etj.

    E nëse është tjetër formë e dashurisë që ndikon në ndjenjat e tua, të tërheq që ti të bisedosh me të, të kalosh kohën së bashku dhe gjëra të ngjashme, atëherë ky lloj i dashurisë është i ndaluar (haram) dhe nuk lejohet të vazhdohet në këtë përveç nëse janë dakort të dy dhe lidhin martesë.

    Prandaj, edhe bisedat me telefon janë të ndaluara (haram) dhe çdo lloj i kontaktit. Sa i përket asaj me internet, kemi shpjeguar në një nga pyetjet që janë bërë më parë, prandaj kthehu atje.

    Në fund, të këshilloj ty dhe të gjitha vajzat që kanë pranuar Allahun si Krijues dhe Ligjëdhënës të tyre e gjithashtu edhe djemtë t’u largohen kontakteve të tilla, sepse janë të ndaluara dhe hapa të shejtanit për t’u fundosur në mëkate. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, sepse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara…” (Nur, 21)

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleGeert Wilders në gjykatë për deklaratat raciste ndaj marokenëve
    Next Article Hersh: Në Abu Graib janë torturuar dhe fëmijë në sy të nënave. Fotot e publikuara vetëm maja e ajsbergut
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.