Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A ekziston në të vërtetë mësyshi dhe si të mbrohemi nga ai?
    Qendrime Islame

    A ekziston në të vërtetë mësyshi dhe si të mbrohemi nga ai?

    Dija OnlineBy Dija Online06-12-201705 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pyetja:

    Selam alejkum! Desha t’ju bëj një pyetje për mësyshin, se a ekziston në të vërtetë dhe si të mbrohemi nga ai. Faleminderit. Allahu ju shpërbleftë!
    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
    Në këtë përgjigje do të mundohemi të jemi më përmbledhës se zakonisht dhe do të flasim në tri pika, pasi kemi një numër pyetjesh, të cilave nuk u jemi përgjigjur ende.

    1. Marrja mësysh është e vërtetuar

    Në Islam, marrja mësysh është e vërtetuar dhe për këtë kemi disa citate, ndër to:

    Allahu i Lartësuar thotë: “Po ai (Jakubi) tha: “O bijtë e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i Allahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t’i mbështeten ata që besuan. Dhe ata hynë ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do t’u ndihmonte asgjë nga caktimi i Allahut, përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për të, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf, 67-68)
    Në komentimin e këtyre dy ajeteve, Ibën Kethiri tregon se Jakubi kërkoi nga bijtë e tij që të mos hyjnë të gjithë vëllezërit së bashku nga derë e qytetit, pasi kishte frikë mos i kapte mësyshi nga njerëzit.

    Muslimi shënon nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Marrja mësysh është e vërtetë (realitet). Po të kishte diçka që do ta kalonte kaderin (caktimin), atëherë do të ishte marrja mësysh.”

    Buhariu përcjell një hadith në librin e tij “Tarih” (pra jo në koleksionin e saktë të tij) nga Xhabiri, se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Vdekshmëria më e madhe në umetin tim, pas caktimit të Allahut, është nga ndikimi i marrjes mësysh.” Këtë hadith gjithashtu e shënon Bezari dhe Albani e cilëson hasen.

    “Kërkoni tek Allahu mbrojtje nga marrja mësysh, sepse marrja mësysh është realitet që ekziston.” Shënon Ibën Maxhe dhe Hakimi i cili e cilëson të saktë, gjithashtu Dhehebiu dhe Albani e cilësojnë të saktë.
    2. Forma e shërimit

    Më lart kemi përmendur vetëm disa nga citatet të cilat e vërtetojnë marrjen mësysh, ndërsa për mbrojtjen dhe mënyrën e shërimit nga mësyshi Ebu Umame ibn Sehl ibn Hunejfi rrëfen: “Në një rast babai im, Sehl ibn Hunejfi, lahej në Harare (një luginë e Medinës). Ai kishte hequr rrobën e sipërme, derisa Amër Ibën Rabia e shikonte. Sehli e kishte lëkurën shumë të bardhë dhe të mirë. Amri u magjeps dhe tha: “Deri tani nuk kam parë këso lëkure (të mirë), as te virgjëresha e fshehur.” Sehli u sëmur në vend dhe filloi t`i shtohet dhimbja. I treguan Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe i thanë se nuk po arrin ta ngrejë kokën. Ai i pyeti: “A dyshoni te dikush?” Ata i thanë: “Amër Ibën Rabia”. Muhamedi salallahu alejhi ue selem e thirri dhe i tha me hidhërim: “Për çfarë arsyeje ndokush e mbyt vëllanë e tij? Pse nuk e bekove kur e pe? Lahu për të.” Amiri lau fytyrën, duart, bërrylat, gjunjët, fundin e këmbëve dhe lagu rrobat e tij me atë ujë, pastaj ia hodhi ujin Sehlit nga mbrapa. Pas kësaj Sehli u shërua menjëherë.” Shënon Ahmedi, Maliku Nesaiu dhe Ibën Maxhe me zinxhir të saktë.
    Ky hadith, siç vërteton rënien mësysh, vërteton edhe mënyrën e shërimit nga ajo. Kështu që nëse një person merret mësysh dhe dihet personi i cili e ka marrë mësysh, atëherë ky lan pjesë të trupit të tij dhe me atë ujë laget i sëmuri nga rënia mësysh.
    Mënyrë tjetër e shërimit është edhe të vihet dora në kokën e atij që e kanë marrë mësysh dhe të lexohet duaja: “Bismil-lahi erkike, min kul-li dain ju’dhike, min kul-li nefsin ev ajnin hasidin Allahu jeshfike, bismil-lahi erkike.”
    Në emër të Allahut të bëj rukje prej çdo sëmundjeje që të mundon, prej çdo të keqeje të ndokujt apo mësyshit, Allahu të shëron. Në emër të Allahut të bëj rukje!” Shënon Muslimi.
    Ose të lexohet duaja: “Allahume! Raben-nasi, idh~hebil-be’s ishfi, Entesh-Shafi la shifae il-la shifaeke shifaen la jugadiru sekamen.”
    O Allahu im, o Zoti i njerëzve, largo dëshpërimin! Shëro, se Ti je Shërues! Nuk ka shërim pos shërimit Tënd, shërim i cili nuk sjell sëmundje.” Shënon Muslimi.
    Ose lexohen suret Ihlas, Felek dhe Nas.
    3. Parandalimi i marrjes mësysh

    Ndërsa sa i përket ndalimit të marrjes mësysh, që të mos ndodhë, kjo gjë është e mundur dhe forma më e qëlluar është që kur të shohim diçka të bukur dhe magjepsemi, atëherë duhet ta kujtojmë atë duke bërë lutje që vërteton madhërinë e Allahut të Lartësuar, ose edhe duke thënë “Mashallah”.
    Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, thotë: “Nëse ndonjëri nga ju sheh në veten e tij ose në pasurinë që posedon ose të vëllait të tij diçka që i pëlqen, le të bëjë lutje për begati, pasi marrja mësysh është hak.” (Shënon Ahmedi)
    Kjo ishte ajo që arritëm të përmbledhim në këtë përgjigje rreth marrjes mësysh. Allahu e di më së miri!

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleHoxhë: Ç’duhet bërë pas ëndrrave me epsh?
    Next Article A mundem me e marr veten mësysh?
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    08-02-2023

    Mjerë për ata që falen…!

    27-10-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë kërkojnë protestuesit në Serbi dhe çfarë pritet më tej?

    Ukrainasit prezantojnë dronin që arrin lartësinë prej 11 kilometrave, ka për synim shkatërrimin e fluturakeve pa pilot të rusëve

    Vdes një burrë në Gjilan – iu përkeqësua gjendja gjatë udhëtimit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.