Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A bën ta pranoj martesën me një djalë veç të mos bie në zina, por me mendimin që dikur ta lë?
    Qendrime Islame

    A bën ta pranoj martesën me një djalë veç të mos bie në zina, por me mendimin që dikur ta lë?

    Dija OnlineBy Dija Online10-02-201804 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    Selam alejkum! Jam një vajzë me shkollim të lartë që e kam një ofertë për martesë.
    Djemtë që më pëlqejnë mua e që zakonisht i njoh në fakultet, qytet, internet, më ofrojnë zina. Kurse djemtë që nuk më pëlqejnë dhe me shkollim të ulët (edhe më herët, edhe tani për momentin e kam një ofertë të tillë) e që i njoh përmes të njoftuarve, më ofrojnë martesë. Unë e kam të vështirë që të vendosi të martohem në kohën e sotme, sepse shumica e të rinjve po preferojnë zbavitjen (zinanë) në vend të martesës, po shkojnë sipas sistemit evroperëndimor.
    Dy herë kam falur namaz istihare sa i përket kësaj oferte që kam. Unë e di se zinaja është mëkat shumë i madh, prandaj po i shmangem vazhdimisht. Por më intereson të di se a është mëkat nëse e marr këtë djalë, por me mendimin paraprak se pas disa muajsh ose pas një kohe do ta lë sepse nga përshtypja ime nuk ka gjasa të më pëlqejë dhe të jem e kënaqur me të ndonjëherë. Pra ta bëj këtë vetëm për të mos rënë pre e zinasë dhe t’i bëj punët e caktuara (shfryrjen e epshit) në mënyrë të ligjshme?
    Pra, a bën që ta marr këtë djalë me prapamendime negative dhe ai djalë të mos e kuptojë kurrë, duke shpresuar se jeta e përbashkët do t’i ndryshojë gjërat dhe duke pasur parasysh se fundin e gjërave e di vetëm Allahu xh.sh.?

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Motër e nderuar, nga parashtrimi i pyetjes suaj kuptojmë se ju vazhdimisht krijoni shoqëri e kontakte me meshkuj të huaj dhe për ju kjo nuk shkakton pengesë. Vërtet kjo në vetvete është problem. Përzierja pa pengesë, lirshëm, mes dy gjinive dhe futja në biseda duke shprehur ndjenjat e emocionet e ndërsjella është një veprim i ndaluar. Në Islam çdo lloj kontakti i panevojshëm dhe çdo shoqërim në mes dy gjinive të kundërta është i papranuar. Shoqëria me mashkull të huaj shkakton probleme të shumta për arsye se secili nga ata dy, mashkulli e femra, nuk mund t’u kundërvihen ndjenjave të tyre, që tashmë i kanë kultivuar me kontakte, biseda, shikime, etj. Prandaj kontaktet e këtilla janë rrugë me të cilën shejtani e fut besimtarin në mëkate hap pas hapi, Allahu i Lartësuar thotë: “O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, sepse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara…” (Nur, 21)

    Prandaj, së pari ju këshillojmë që t’i verifikoni sjelljet që manifestoni dhe të kuptoni se këto forma kontaktesh nuk janë sipas dispozitave islame. Për këtë kemi folur shumë herë, prandaj mund të shikoni disa përgjigje të mëhershme në këtë faqe.

    Ndërsa në lidhje me zgjedhjen e burrit të ardhshëm dhe se çfarë kriteresh duhet të plotësojë ai, themi se është e natyrshme që të përcaktoni në vetvete disa parime rreth burrit tuaj të ardhshëm, por ta dini se në këtë botë nuk ka njerëz të përsosur në të gjitha pikëpamjet. Për këtë, le të jetë te ju kriteri primar që personi i cili kërkon dorën tuaj të jetë një besimtar i devotshëm, i cili fillimisht është i drejtë me Krijuesin e tij dhe është mirënjohës ndaj Tij dhe ta dini se ai do të jetë mirënjohës dhe respektues edhe ndaj gruas së tij. Nëse në këtë kriter nuk lëshoni pe, atëherë ta dini se të gjitha të tjerat mund të vijnë pas kësaj, por nëse këtë e shpërfillni, atëherë dijeni se do të bëni zgjedhje të paqëlluar.

    Gjithashtu dijeni se martesa, ashtu si është rrugë për të shpëtuar nga rënia në mëkate, siç e kërkoni edhe ju, është edhe përgjegjësi dhe nuk është provim i fatit (ta provoj se si do të shkojë kjo lidhje e imja me këtë burrë). Prandaj duhet ta keni të qartë se me martesë lindin edhe përgjegjësi të ndryshme dhe duhet të jeni e gatshme për kompromise, ballafaqim me probleme dhe detyra të reja.

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleKam filluar të falem pa dijen e familjes
    Next Article A mundet që djali të ikë me vajzën që nuk ja bën përhajër babai?
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.